Njoftim për ceremoninë mortore të Dr. Daut Dautit më 6 shtator 2026

Shkrime relevante

Muslimanët kërcënojnë me grevë në Venedik pas refuzimit të projektit për xhami

Arnt Jensvoll, Document.no Muslimanët bangladeshas në Venecia kërcënojnë me grevë dhe protesta...

Njoftim për ceremoninë mortore të Dr. Daut Dautit më 6 shtator 2026

Familja Dauti njofton familjarët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë dashamirët...

George Bush, plaku, për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës

GEORGE BUSH 27 Shtator 1988 I nderuari Joseph J. DioGuardi Dharma e Përfaqësuesve të...

Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi! – Por çfarë po bëjmë ne sot për Nënë Terezën?

Nga: Gjon Keka ____ Sot është e pamundur të mos na kujtohen fjalët e...

Shpërndaj

Familja Dauti njofton familjarët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë dashamirët se ceremonia e fundit e lamtumirës për Dr. Daut Dautin, historianin, gazetarin, studiuesin dhe publicistin e njohur shqiptar, do të mbahet të dielën, më 6 shtator 2026.

Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 11:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, ku familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë do të kenë mundësi të nderojnë jetën dhe veprën e tij.

Pas faljes së namazit të drekës në xhaminë e lagjes Arbëria në Gjilan, do të bëhet nisja e xhematit për në fshatin Kokaj.

Varrimi do të bëhet në varrezat familjare në Kokaj, në vendlindjen që Daut Dauti e deshi aq shumë dhe me të cilën mbeti i lidhur deri në fund të jetës.

Familja falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ndarë dhimbjen me ne në këto ditë të rënda.

Zoti e mëshiroftë

I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes së tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.

Familja Dauti     

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu