Po në kaq xhami me minare ka edhe në një vendbanim para Tetovës. Fillimisht mendova se bëhet fjalë për këto katunde. Tani po bindem se këtu bëhet fjalë për një strategji politike dhe jo për rastësi. Megjithatë, MV ka edhe disa universitete në gjuhën shqipe. Shihet qartë që Maqedonia e Veriut e ka mobilizuar islamin politikisht kundër shqiptarëve.
MV ka pasur sukses në të kaluarën me islamin në synimet e saj kundër shqiptarëve, prandaj dhe sot po e intensifikon përdorimin politik të tij; ajo ka hyrë ne një luftë të re me një armë të vjetër dhe shpreson në fitore. Një strateg ushtarak mëson nga e kaluara, por s’e kopjon kurrë ata, sepse historia nuk përsëritet. Me sa duket, disa zyra të shtetit maqedonas merren në fshetësi me këtë çështje, por bëjnë gjëra të mbrapshta dhe e përdorin fenë në mënyrë mekanike. Megjithatë, asgjë nuk mbetet atje ku ishte dikur, por zhvillohet.
Letra e hapur e Ali Ahmetit ështe një program politik që i është bërë i njohur publikut dhe nuk mund te zhbëhet nga asnjë institucion shteti me buxhet të majmë, kryesisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë se sot për sot përforen kundër zhvillimit të tyre. Shkurt, ata vetë e financojnë shtypjen e tyre. Derisa maqedonasit i përdorin për vete taksat për ndërtim, taksat shqiptare përdoren për represionin e shqiptarëve, sepse edhe e keqja ka nevojë për para, edhe punët e liga duhet te paguhen.
Prokuroria e ka për detyrë të hetoje vrasjen edhe të njė qytetari te vetëm, sepse shteti detyrë primare e ka mbrojtjen e qytareve të vet. Në spitalin modular në Tetovë dhe ne disa autobusa shqiptarë jane djegur mbi 100 shqiptarë, por për këta njerëz nuk janë bërë hetime të mirëfillta. Edhe djegia e 100 qenëve Në botë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe bashkë me botën kanë ndryshuar edhe shqiptarët, të cilët janë vetëdijësuar kombëtarisht dhe kanë kuptuar se po luftohen me gjëra të vetat.
Islami duhet te mendoj seriozisht për keqpërdorimin e tij. Ai nuk duhet t’i tradhëtojë besimtarët. Nëse e bën këtë gjë, atëherë do të rrezikohet nga brenda, nga vetë besimtarët. Nuk do te ketë para dhe pushtet politik qe do të mund ta mbroje nga kjo sëmundje e rrezikshme. Por identiteti i një populli ndryshon gjatë historisë. Asnjë popull në botë s’është më ai që ishte në fillim të shekullit XX, as maqedonasit dhe as shqiptarët. Shqiptarët e dinë se ç’është e rrezikuar dhe çka e meriton mbrojtjen.
Çdo gjë qe e ulë aftësine e tyre për mbijetesë, është kundër tyre, pavarësisht etiketës që mbanë dhe fjalëve qe thotë. Se njerëzit s’u besojnë aq shumë fjalëve të bukura, sa i kqyrin punët e këqia. Gjërat që vihet në rrezik meritojnë vemendjen e përgjithshme dhe jo ato gjëra që nuk rrezikohen në mënyrë aktive nga shteti. Gjykata Kushtetuese e këtij shteti po merret me shqyrtimin e kushtetushmërisë së ligjit për gjuhën shqipe. Nëse gjuha shqipe dëbohet nga institucionet ne rrugë, atëherë edhe universitetet do të mbyllen. Natyrisht jo menjëherë, por ngadalë. Pra duan ta kthejnë gjuhën shqipe në një gjuhë të pėrdorimit privat në shtëpi dhe pastaj ta dëbohnë edhe nga ky mjedis familjar. Kjo gjë s‘arrihet lehtë, por, siç kemi parė në mjedise të tjera shqiptare, s‘është një gjë e pamundshme, nëse shqiptarët nuk bëzajnë dhe nënshtrimin e quajnë politikë të zgjuar.
Kjo ndodh tani nga ana e maqedonasve, në anën tjetër, kushdo që e kundërshton këtë politikë të mbrapshtë duhet të përballet me akuzën e provokatorit spiun. Kështu, në njė mjedis të helmuar me dyshime, gjithçka mund të realizohet.
Por këto janë vetėm plane të armiqëve tanë. Këto ditë një shqiptare nga Kumanova publikoi disa të dhëna statistikore të CIA-së pėr strukturėn etnike të MV. Sipas këtyre statitstikave del se në MV ka 800.000 banorë shqiptare ose 40% të popullsisë së këtij vendi. para rreth 50 vjetësh në një intervistë për të përjavshmen gjermane „DER SPIEGEL“, Dr. Ibrahim Rugova, që nuk mund të konsiderohet kurrësesi nacionalist, thoshte se në Maqedoni janë 40% shqiptarë, sa dhe sot.
Historiani serb nga Instituti Ballkanik dr. Igor Vukadinoviq thoshte se pas Luftës së Ddtë Botërore në Maqedoni ka pasur më shumë shqiptarë se në Serbi ku hynte edhe Kosova. Sot vetëm në Kosovë, sipas. regjistrimit të vitit 2025 ka rreth 1.6 milionë banorë, pra dyfish më shumë se shqiptarë në MV. Dr. Vukadinoviqi shpreh habinë e tij për mënyrën si ia doli MV ta zvogëlojë në mënyrë kaq drastike numrin e shqiptarëve, kurse Serbia jo.
Këto ditë kryeministri racist maqedonas Mickoski foli mirë për gjihën shqipe dhe tha, ndër të tjera, se arkën e shtetit e mbushin remitencat e shqiptarëve jashtë. Nuk i përmendi taksat e shqiptarëve brenda që luajnë një rol parėsor nė ekzistencën e shtetit maqedonas. shqiptarët me taksa dhe remitanca e mbajnë gjallë shtetin që i ndjek dhe i persekuton. Deri kur do të ketë sukses kjo politikë që haptazi është kundër shqiptarëve.
Sot po përdoret islami kundër shqiptarëve, por ky pėrdorim s‘ka efekt të madh brenda shtetit. Efekti i tij mund të jetë i kufizuar edhe jashtë si propagandë, sepse faktorët ndërkombëtarë e kane kuptuar tashmë djallëzinë e kësaj propagande. Nuk është mirë të luhet me ndjenjën e shenjtë të besimit të askujt, sepse kjo lojë ashtu siç ka fillimin, ka edhe fundin e saj.
Maqedonasit kanë një shans të madh që duhet ta shfrytëzojnë dhe jo ta keqpërdorin. Ata duhet ta dijnë se nė këtë botë nuk janë vetëm ata dhe se punët e mëdha s‘bëhet kurrë vetëm, por bashkë me të tjerët. Shqiptarët s‘janë armiqtë e tyre, por ata që i ngatërrojnë në telashe me ta.
Megjithatë, maqedonasit nuk duhet të shkojnë tepër larg në ligësinë e tyre, sepse disa gjëra mbetën në kujtesë dhe nuk harrohen kurrë.



