ARKIVI:
9 Mars 2026

“O, prej Podrimjes po vjen haberi …!” 

Shkrime relevante

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

Shpërndaj

Pamje e Podrimes, Vreshtat e Rahovecit, Rahovec 2018

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Podrimçakja – i çika që kishte ikur natën e saj të martesës”, 20 Maj 2023  

Pjesa e tretë (3)  

Po kush nuk e ka dëgjua këngën ”Prej Podrime po vjen haberi” *) e nuk e ka marrë malli e nuk është përmallua për qikën podrimçake ? 

Krahinës së Podrimjes dhe qikës podrimçake, më mirë se gjithkush tjetër, më mirë se çdo poet antik e modern, romasier, dramtur, e piktor i ka këndua poeti popullor. Nuk ka poezi më të frymëzuar se sa ajo kur djali i Kosovës i Llapit, Llapushës, Drenicës a Dukagjinit jep haberin duke qarë se me kënd do ta haje shiqerin: 

”O prej Podrimes po vjen haberi, top me top po na vjen shiqeri o pa vjen shiqeri 

E top me top po na vjen shiqeri, me kan ha more unë i mjeri, e unë i mjeri 

E me kan ha as vet s`e di, na shkoj vera në terr të zi, o në terr te zi-e. 

N`terr te zi vera na ka shkue, thujmi vashes ke gabue, ee ke gabue 

O thujmi vashes-o ke gabue, o s`un o gjan kun jaran si unë a arshik si une-e 

Ashik si mu, asik si vetë, na u mushë mali me fletë o mali me fletë…” 

Pjesë nga teksti i këngës ”Prej Podrimjes …” kënduar në ish Radio Prishtinën, Tekstin e këngës e kam deshifrua vetë.  

SALI & FERIZ KRASNIQI – PREJ PODRIMES PO VJEN HABERI 

https://www.youtube.com/watch?v=2oMD8_g1Lj8  

E pra kush nuk do të donte qikën podrimçake ta ketë mike, jaraneshë apo nuse?  

Jam i sigurtë se edhe Naimi e Fishta, Petrka e Poradeci nuk do ta përshkruanin më mirë shpirtin përvëlues të djalit për podrimçaken. 

Kush nuk do të qante e nuk do të çirrej *) po të shkonte podrimçakja te daja, nuse ose vdiste?  

Podrimçakja edhe kur shkon për dy netë bashkë me nënen, te dajat, ashikët e  jaranët*)  janë në gazep*).  

Bajram dhe Halil Makshana, djemtë e plakut të mençur, Hasan Bajram Makshana, tash të ndjerë nga Drenofci i Zatriqit 

Sevdija, qika e vogël e Hasanit kur e pa se sa i mërzitur dukej daja Syla mendon se do të ishte mirë që të shkoj vetë te fqinji e të ia kalloxoi dertin e dajës, ”podrimçakes”.  Syla sa nuk fluturoi prej gëzimit që mbesa po shkon dhe po ia kan kan hallin e dajës podrimçakes. Ai i dha një mindil, një krahër e një pasqyrë që t`ja jap në dorë ”podrimçakes”. 

Sevdija nuk e kishte pritur që podrimçakja ia kishte ble mendjen Sevdijen dhe e dinte pse ka shkua. Ajo i muar dhuratat e Sylës ndërsa nuk kishte çka ti falte Sylës pos fjalës së dhënë, ”Besës” një lufë me lule dhe disa fije floku që i preu nga gërsheti*) i saj i trash i flokëve sa bishti i kalit. 

Sevdija, nuk vonoi dhe erdhi e i tregoi Sylës. I tha sa edhe ajo të don ty dhe ka qef me të takua në mbrëmje të koliba e bostanit. 

Edhe natën e dytë Syla nuk shtini gjum në sy. E priste ditën e re, nafakën e re.  

Në mbrëmje, në odën e Hasanit, përveç Bajramit e Halilit, kishin ardhur edhe Fazillja (shk. Fazë), gruaja e Hasanit, rejat Hatmanja dhe Shema dhe qikat e Hasanit Hanumshahi e Sevdija.  

Si nip e myasafir që ishte Syla, Hasani e kish qit në krye të vendit, te oxhaku e vetë ishte ulur në anën tjetër të oxhakut. Hasani fliste më shumë e gjithëherë i shikonte Sylen dhe kish qef me e marrë edhe «aprovimin» e nipit. 

Shema e pru një sepet me rrush, molla, dardha e pjeshka. Sevdija, qika e vogël e Hasanit, vjedhurazi e shikonte Sylën dhe qeshte. Sylës i vinte turp por zemra i rrihte me të shpejtë e nuk i pritej që të dita e nesërme.  

*) HABER m. bised. 

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj. 

* S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua. 

HABERMADH mb. bised. keq. 

Që mëson lajme të ndryshme andej e këtej dhe i përhap ato, që i çon fjalët lart e poshtë. 

HABERTAR mb. 

  1. vjet. Që sillte një lajm, lajmëtar. Njeri habertar.
  2. bised. Që lajmëron diçka, që jep shenjën për diçka. Pushka habertare.
  3. i em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT vjet. Lajmëtar.

HABERZI mb. bised. 

  1. Që sapo ka vdekur, që i ka dalë lajmi i zi i vdekjes.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ajo haberzeza. La pesë fëmijë haberziu.

*) QAJ jokal. 

  1. Derdh lot me dënesë ose pa zë nga dhembja e madhe, nga hidhërimi ose nga një ndjenjë tjetër tronditëse; lotoj; kund. qesh. Qan me (pa) lot. Qan me (pa) zë. Qan me dënesë (me ngashërim). Qan me të madhe. Qan nga hidhërimi (nga inati, nga gëzimi). Qan foshnja në djep. Qan e bot. bised. derdh lot pa pushuar, me të madhe. Qan si fëmijë. Zuri (nisi, filloi) të qante. Plasi së qari. E bëri të qante. I vjen për të qarë.

*) ÇIRREM vetv. 

  1. Më hiqen rripa ose copa nga rrobat, kur kapen në diçka me majë të mprehtë ose kur tërhiqen fort anash; grisem. Më çirret këmisha. Çirrem nga rrobat. U çora te një gozhdë. M’u çorën pantallonat. Ishte çjerrë te mënga.
  2. Më çahet lëkura në diçka të mprehtë ose me majë, gërvishtem thellë. U çor në fytyrë (në këmbë, në bark). U çor te një ferrë. Ishte çjerrë nga kurrizi.
  3. fig. Thërras fort me një zë therës, të ashpër e të ngjirur, përpiqem të tërheq vëmendjen e të tjerëve duke folur shumë e duke bërë zhurmë të madhe për diçka, bërtas fort. Çirret e bërtet. Çirren e lebetiten. Çirret si i marrë. Çirret sa ka fuqi (sa i ha zëri, sa ka në kokë). Çirret kot më kot. Çirret nga inati. Çirren për të metat e të tjerëve. Çirren në të katër anët.
  4. fig. I bërtas dikujt me të madhe, e shaj ose e qortoj dikë me zë të lartë, i ulërij.

U çirret fëmijëve. Ç’më çirresh ashtu? Shko iu çirr tjetërkujt, jo mua! 

  1. Ngjirem nga të bërtiturit, më ikën zëri nga të thërriturit. U çor së foluri (së thirruri). M’u çor gryka. U çor me këta kalamaj.
  2. fig. Ndiej një dhembje therëse. Më çirret zemra me copëtohet zemra, pikëllohem shumë. Na u çorën veshët.
  3. vet. veta III. krahin. Shpohet (një enë). U çor kusia (ibriku).
  4. Pës. e ÇJERR 3,5.

* Çirret (bërtet, flet) në të gjitha udhëkryqet libr. shih tek UDHËKRYQ,~I. 

*) GAZEP m. bised. 

  1. Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh.

Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi. 

U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë. 

  1. Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
  2. përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur.

Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz. 

* Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s’e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat.  

*) ASHIK II m. vjet. 

  1. Dashnor. Këngë ashikësh. Zuri një ashik.
  2. keq. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve.

ASHIKËRI f. vjet. 

Të qenët ashik, dashuri; dashuri ashikësh, sa për të kaluar kohën. Këngë ashikërie. 

*) JARAN m. vjet. 

  1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; keq. dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët.
  2. Mik i afërt, shok. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranë në dasmë.

JARANE f. vjet. 

Fem. e JARAN,~I. 

JARANI f. vjet. 

  1. Dashuri, zakonisht e fshehtë (edhe keq.). I dehur nga jarania.
  2. Miqësi e ngushtë, shoqëri. Jarani e fortë. Kishin jarani.
  3. Shaka midis shokësh e miqsh të ngushtë, hoka. Bënte jarani! S’i linte jaranitë!

*) GAZEP m. bised. 

  1. Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh.

Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi. 

U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë. 

  1. Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
  2. përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur.

Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz. 

* Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s’e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat.  

Vneshtat me rrush të Halil Hasan Makshanës nga Drenofci i Zatriqit, maj 2023

*) GËRSHET m. sh 

  1. Tufë flokësh si bisht, që vajzat e gratë e bëjnë duke thurur tri tufëza së bashku; bishtalec. Gërshet i gjatë (i trashë). Gërsheta të zezë (të verdhë). Thur gërshetat.

Mban gërsheta. I preu gërshetat. Lidh gërshetat. Si gërshet. 

  1. Diçka e thurur si flokët në trajtën e bishtit; varg. Gërshet kashte (gruri).

Gërsheti i litarit. Gërshet fijesh. Gërshet hudhrash (qepësh). 

  1. Qëndismë me këtë lloj thurjeje ose thurimë në triko, në çorape etj. në trajtë të bishtalecit.
  2. përd. ndajf. Në trajtë të një tufe a të një vargu të përbërë nga tri pjesë të thurura bashkë. Thur (bëj) gërshet flokët (hudhrat, qepët, zorrët).

* E bëj gërshet një punë e ngatërroj, e ndërlikoj, e pleks keq.  

Vneshtat me rrush të Halil Hasan Makshanës nga Drenofci i Zatriqit

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 21 maj 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu