ARKIVI:
19 Maj 2024

Për çka kanë nevojë shqiptarët Sot?

Shkrime relevante

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një...

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Fahri Dahri, studjues i çështje çame 80 vjet më parë, në trojet...

Për Marrëveshja e Konçulit të 20 majit 2001

Nga: Prof. Refik Hasani Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024) Më...

Shpërndaj

Mr. Kasam Shaqirvela, shkrimtar, Shkodër 

Qëllimi i mbështetur me veprimin (predikimin) asimilues është më se i qartë te muslimanizmi përmes librit të shenjtë të tyre,… por ama kjo ndikon te shqiptarët dhe boshnjakët por jo dhe te turqit. Kjo mund të thuehet edhe për krishterizmin qoftë për atë katolik e qoftë për atë otrtodoks, përmes librit të shenjtë të tyre,… por ama kjo ndikon te shqiptarët e ie boshnjakët dhe jo te grekët, serbët apo kroatët…?! 

Nuk besoj dhe s’mund të më bindë dikush që, shqiptarët të kenë nevojë për fe e cila i asimilon, pa cila do qoftë ajo fe,… madje, edhe në qoftë e shenjtë… Nëse do bisedonim për punën e fesë, atëherë shqiptarët do kishin nevojë për fe që i bashkon ata dhe jo fe që i ndanë; shqiptarët kanë nevojë për fe që i zhvillon dhe i përparon ata dhe jo për fe që i mbërthen për ideologji të huaj e cila vetëm se i lë prapa tjerëve, madje i kthen kundra vetvetes, kundra rrënjëve të veta të lashta që mugullimin e parë të mbirjes së njerëzimit e patën pikërisht në Mesdhe, më saktë në Gadishullin Pellazgjik, apo më vonë Gadishulli Ilirik

Pra siç dihet dhe si na tregon edhe historia se shqiptarët në çdo pushtin që iu vinte nga një perandori e cila me vete, në pushtimin e Trojeve të Arbërit sillte edhe fenë e preferuar nga vetë ajo dhe jo zhvillimin ekonomik, kulturor, gjuhësor e teknologjik për popullin fillimisht të pushtuar pastaj të rrobëruar dhe të eksploatuar, kjo e përçante popullin shqiptar dhe e ndante në përkrahës të fesë së re që rezultonte me ndarje dhe dobësim të trungut shqiptar…Është një paradox që akoma nuk ka shpjegim. Kur romakët prej katër milionësh i pushtuan ilirët që ishin shtatë milon frymë, dhe pas gati dy mileniumeve kur e pushtuan italianët, që janë 70 milionë, Shqipërinë Londineze të Mbretit Zog, ajo bashkë me pjesët e copëtuara prej saj zor se mund t’i mblidhte 7 milionë..?! Se ku shkuan shqiptarët, çfarë “Kuge  e Bardhë”  i shitoi të numërojnë në vend dy mijë vjet… veç një zot e di…, mbase një ditë na e thot troç..! Ku jemi ne sot dhe përse jemi ne në këtë pikë, kjo është më se e qartë,.. besoj se nuk do komentim..!  

S’do mend se edhe bijtë e shqipes kanë nevojë për një fe por të atillë që ua mbush shpirtin me dashuri për njeriun e kombit të vet, historinë e vet, gjuhën e vet, kulturën e vet, traditën dhe zakonet e të parëve të tyre… t’ua ndriçojë rrugën drejt njohjes së rrënjëve të veta stërgjyshore….etj..etj, dhe jo për të huajat pa qofshin ato dhe “vlera”..!  

Çdokujt i lejohet, sipas parimeve qytetare, liria e besimit dhe aplikimi i fesë që ai e

dëshiro t’i besojë  dhe ta zbatojë për vete por dhe të ketë mirëkuptim dhe tolerancë fetare për konfesionet tjera… por ama jo në dëm të identitetit të tij kombëtar, përkundrazi, ta përdorë në pasurimin, përparimin dhe forcimin e bindjes për identitetin kombëtar ashtu si veprojnë serbët dhe grekët… meqë edhe ata nuk e kanë të vetën por të marrë nga të tjerët ashtu sikurse dhe ne shqiptarët e shumë popuj të tjerë në botë… Pra, feja duhet t’i shërbejë kombit dhe jo e kundërta siç po na ndodh, sot e gjithë ditën, neve shqiptarëve.?!  

Zatën sa shqiptarë janë shpërngulur për në Turqi duke i lënë të boshatisura tokat e të parëve që sot i kanë në pronësi grekët(popullatë çame e konfesionit musliman u ndërrua me popullatë greke nga Turqia, mbase edhe këta mund të ishin arvanitë, pra shqiptarë të konfesionit ortodoks. Kush e di?! Pse jo!), Këto toka tona i kanë edhe serbët, sllavët e jugut që vetëquhen maqedonë, malaziasit, e të mos flasim për ata shqiptarë të cilët u asimiluan në krahinën e Sanxhakut madje edhe në Bosnjë e Kroaci….Edhe këta që shkuan në Turqi, mbase shkuan për disa arsye si: qoftë nga dhuna, apo për kundërvlerë parash, ose për shkak të fesë apo dhe për ndonjë motiv tjetër, kjo për ne ka pak rëndësi por, thelbësorja është se këta pikërisht janë shqiptarë që e kishin pranuar fenë muhamedane… dhe kjo në qarqet publike vendore dhe ndërkombëtare trumpetohej se këta ithtarë të visikave(lexo…, fatgjorë, të cilët në moçalet e Anadollit do ta kishin fatin e “njeriut prej dheu”), paraqiteshin  kinse shkonin me dëshirën e tyre për muslimanizëm(lexo turqizëm(turqizim) sepse kur i pyesje pleqtë: -xhaxha ti çka je? Ai të thonte: -jam turk, elhamdulilah! Por mbante mbi kokë plisin (kësulën e bardhë, kapuçin, qeleshen…) dhe, nuk dinte as një fjalë të vetme të turqishtes, ah, çfarë abbsurdi..!?  

E gjitha kjo vetëm për arsye se kështu i kishte mësuar hoxha(bile shumë “hoxhallarë” ishin me kombësi ruse, të ardhur që andej për t’ua mësuar fenë shqiptarëve që kishin pranuar muslimanizmin, tani ju  mund ta imagjinoni se çfarë feje e besimi ata mund të predikonin..?!), O, tempora!  O, mores!; por më mirë vdis si shqiptar sesa i tjetërsuar si tradhëtar! Por dhe më e rëndësishmja për shqiptarizmin është se me shkuarjen(lexo shkuljen e shqiptarëve) e tyre nga trojet amtare me të cilën ndodhën apo të themi u shkaktuan dy dëme të pandreqshme për popullin shqiptar; demi i parë është se u pakësua numri i përgjithshëm i banorëve shqiptarë, në raport me popullatën joshqiptare, dhe  dëmi i dytë është se u çpopulluan(spastruan) krahina të tëra të trojeve shqiptare të banuara pothuaj se vetëm me shqiptarë,…andaj dhe me vend shtrohet pyetja: -për interes të kujt, me nismë të cilit, sipas planve të spastrimit etnik të hartuara nga kush..? Besoj se edhe kjo nuk don komentim.! 

Dhe sot, për çka kanë nevojë shqiptarët, çka i nevojitet neo- hqiptarizmit, edhe pse ai, prej kohësh, me zë po na thërret..? Shqiptarët, sot e gjithë ditën, kanë nevojë për shumë gjëra por më thelbësoret që e ruajnë vitalitetin e kombit shqiptar si dhe ia forcojnë imunitetin për t’u bërë ballë sfidave të kohës së “gjuetisë së shtrigave”, gjithsesi se i duhet ngritje në nivelin më të lartë të vetëdijes kombtare, përbashkim dhe unifikim i të gjitha elementeve homogjenizuese siç janë: gjuha, historia e vërtetë kombëtare unike jo ajo ajo politike, zhvillimi ekonomik në të gjitha sferat e jetës shtruar horizontalisht në trojet shqiptare, kultura e komunikimit brendashqiptar dhe ndërkomunikimit të jashtëm në nivelin ekonomik dhe diplomatik më të lartë të mundshëm, hartimi i platformës (strategjisë) gjithkombëtare dhe ndërtimi i mekanizmit për zbatimin e domosdoshëm të saj gjithandej trojeve shqiptare dhe promovimi i kësaj platforme si brenda ashtu edhe jashtë Atdheut, orientimi i palëkundshëm drejt demokracisë perëndimore, vënia e filtrave të fortë depërtimit të ideogjive lindore të të gjitha ngjyrave, verifikimi dhe forcimi i aleancave të vjetra e të reja në të mirë të kthimit të tërësisë gjeografike gjithëshqiptare, historikisht  troje atërore të pushtuara edhe sot kësaj dite nga blloku lindor …Kjo pra do t’i duhej neo-shqiptarizmit sot… për të mundë ta ruajë substancën e vet gjenetike nga zhbërja e saj e plotë..?! Nacionalizmi nuk është i dëmshëm kur ti mundohesh ta ruajsh tënden me krejt format e mundshme të saj, nacionalizmi mund të jetë i dëmshëm vetëm atëherë kur ti e kalon kufirin e të drejtës sate për vetmbrojtje dhe prek në interesat e tjetrëve duke i dëmtuar pandreqshëm ata..! 

Sikurse çdo qenie njerëzore në botë pa edhe shqiptarët më saktë thënë fëmijët e tyre, qoftë të besimit katolik, ortodoks, musliman(sunit apo shiit) …në bëlbëzimet e para të paslindjes e shqiptojnë emrin e prindërve të vet,… nënë dhe babë,… në gjuhën e nënës(mitrës). në atë shqipe… dhe pastaj kur shkojnë në amshim … perëndia i pranon si të tillë… si në origjinë ashtu si i kishte krijuar vetë zoti ynë dhe jo të konvertuar, të asimiluar apo të tjetërsuar, ashtu si e dëshirojnë misionarët e të “dërguarit” të zotit të huaj..?!     

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu