ARKIVI:
11 Korrik 2026

Për promovimin e librit të Martin Çunit, “Mrikë, jeta ime II”

Shkrime relevante

Për promovimin e librit të Martin Çunit, “Mrikë, jeta ime II”

Xun Çetta, Trubuhoc, Istog Ishte ky një promovim libri kujtimësh nga koha...

Më ka shkuar pothuaj jeta duke organizuar protesta në Perëndim, më dhimsen ata që organizojnë protesta tash

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Pothuajse gjithë jeta me ka shkua duke organizua protesta...

Fenomeni Përparim Rama

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      PAN-i, dhe jo vetëm ai, kanë një...

Shërbimi ndaj LDK-së apo shfrytëzimi i saj? Një provë morale për kohën tonë

Ka dallime që nuk maten me fjalë, por me vepra. Njëri...

Shpërndaj

Ishte ky një promovim libri kujtimësh nga koha e cila uroj të mos i përsëritet gjeneratave pas nesh.
E uruam dhe falenderuam Martinin për këto dy vëllime kujtimësh në të cilat pjesa dërmuese aty u ndien sikur po lexohën kujtimet e tyre aty si dhe, mbetemi më shpresë që Martini të vazhdoj më botimet e radhës.
Tani ju pergëzoj edhe juve Ismet i cili ndave kohën për këtë përshkrim i cili po ashtu na mbetet kujtim i cili bashkoj kaq shokë në këtë kohë shkaperderdhjësh gjithëandej globit vendor e Mërgimtar.
Kafja pas këtij botimi më shokë dhe shëtitja bulevardit Prishtinës si dhe evokim kujtimet tona , pa dyshim ishin akoma më permbushëse të kujtimeve të rrugës tonë e cila në rrethana tjera po vazhdon.
Në do të qëndrojmë në rrugën e cila pa dyshim do të triumfon më idealët tona, pa dallim qka kush po na bënë e bllokon.
Trubuhoc 11.07.2026
NË PRISHTINË U PROMOVUA LIBRI “MRIKË, JETA IME II” I ATDHETARIT DHE GAZETARIT MARTIN ÇUNI
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, sot në Prishtinë u promovua libri me letra nga burgu “Mrikë, jeta ime II”, vepra më e re e atdhetarit, gazetarit dhe ish-të burgosurit politik, Martin Çuni.
Në këtë ngjarje kulturore e historike morën pjesë bashkëveprimtarë të autorit, ish-të burgosur politikë, publicistë, gazetarë, miq dhe dashamirës të krijimtarisë së tij, të cilët e vlerësuan librin si një dëshmi të fuqishme të sakrificës, qëndresës dhe idealit për lirinë e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Martin Çuni evokoi kujtime nga vitet e burgut, si dhe nga periudha e luftës çlirimtare, kur shërbeu si udhëheqës i Radios “Kosova e Lirë”, duke sjellë para të pranishmëve fragmente të një jete të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.
Për vlerat historike, dokumentare dhe publicistike të veprës foli recenzenti Ali Sh. Berisha, i cili theksoi se libri përfaqëson një dëshmi autentike të një kohe të rëndë, por edhe të pathyeshmërisë së njeriut përballë dhunës dhe robërisë. Mendime dhe vlerësime për librin ndanë edhe pjesëmarrës të tjerë.
Një moment i veçantë i promovimit ishte interpretimi artistik i aktores së njohur Safete Rugova, e cila lexoi me ndjenjë dy letra nga burgu të Martin Çunit, duke prekur thellë emocionet e të pranishmëve.
Fjalë miradie dhe vlerësimi për autorin shprehën gjithashtu atdhetari Xun Çeta, Selatin Novosella, si dhe kolegë të Radio Prishtinës, të cilët kujtuan kontributin shumëvjeçar të Martin Çunit në gazetari dhe në përpjekjet për lirinë e vendit.
Pas përfundimit të promovimit, një grup bashkëveprimtarësh dhe miq të autorit u ndalën për një kafe në sheshin e Prishtinës, ku bisedat vazhduan në frymën e kujtimeve, respektit dhe reflektimit mbi rrugëtimin jetësor të autorit dhe mesazhin që përcjell kjo vepër me vlerë të veçantë historike e njerëzore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu