
Gjergj – Bajram Kabashi
____
Me 30 gusht 2026 vdiq Blerim Stavileci, i cili ka punuar në gazetën Rilindja si redaktor etj, duke e vazhduar punën si redaktor në gazetën Lajm të Behxhet Pacollit dhe në media të tjera, pas luftës së vitit 1999, luftë që përfundoj kah mesi i qershorin të atij viti.
Blerim Stavilecin e kam gjetur në gazetën Rilindja, kur ia pata nisë punës me Veton Surroin, Agim Muhaxherin, Kelmend Hapçiun , e ndonjë tjetër, më 1 dhjetor 1982.
Më kujtohet se atë në atë kohë e mbanin si “të madh” në profesion, pasi ai i kishte kryer studimet për gazetarinë në Lubjanë të Sllovenisë.
Në atë kohë nuk kisha ndonjë marrëdhënje e afri me të, por në bazë të asaj që flitej prej disave për të, gjithnjë prisja “se kur do të lindte” me gazetarinë e tij…!
Por, Blerim Stavileci “nuk lindi kurrë”, derisa vdiq si i pafrytshëm në gazetari, me 30 gusht 2026 në Prishtinë.
Do të thotë se ai ka mundur të ishte redaktor, në fund edhe drejtor i gazetës, siç ishte, por produkt në gazetari nuk ka pasur!
Në të vërtetë, pas vitit 1990 për ata që kuptojnë pak më thellë se sa të bërit gazetari sipërfaqësore, si njeri inteligjent që e mendonin, ishte personi i dytë në kujdestarim pas gazetarit që e mbante “alltinë e Drzhavna Bezbednosit tonë” në shokë, që, si njifar “kryeplaku” kujdesej për sigurinë e kolektivit.
Kjo punë dhe angazhim joprofesional, në kohën kur pothuaj pjesa dërmuese e gazetarëve kishin aftësi, përvojë dhe kulturë për t’u ruajtur nga provokimi i njerëzve të shërbimit sekret të Serbisë, ishte tejet absurde dhe e pakuptimtë në çdo drejtim.
Por, kjo ishte punë e tij (tyre) dhe askush nuk mendonte për ato angazhime, për energjitë që i harxhonin kot, por, me gjasë ky dhe të tjerët i kishin marrë detyrat e tilla nga dikush prej Sigurimit Shtetëror të Kosovës (une e quaj “Drzavna Bezbednosti ynë”) dhe ne të tjerët nuk kishim përse të brengoseshim për ta.
Përndryshe, Blerim Stavileci ka qenë shumë vite aktiv në SHITBLERJE DEVIZASH NGA TREGU ILEGAL QË ZHVILLOHEJ NË NJË RRUGICË, PRANË GJYKATËS SË PRISHTINËS.
Shumëherë e kam parë Blerim Stavilecin teksa shiste e blente deviza, punë që ka nënkuptuar mashtrim, apo siç thuhet, “kush po ia pikë tjetrit më parë” në pazare të tilla.
Une nuk dua të flas për vdekjen e tij, si disa gazetarë të tjerë, kolegë e kolege të mija të asaj kohe, por do të flas rreth asaj se si e njofta Blerim Stavilecin, redaktorin shumëvjeçar të gazetës Rilindja.
Nuk do të flas për vdekjen e tij, se ai që lindë edhe vdes, por nuk kam zemër e as ndërgjegje ta kapë KUJEN e KOKËN për te në dorë e të them “se vdiq Blerim Stavileci…!”
Une “qaj për te” vetëm për faktin se e paraqisnin dhe paraqitej shumë i madh dhe vdiq pa e lënë pas ndonjë vepër në profesion…!
Vdekja është përfundim i jetës njerëzore, për këdo që lindë, por kur kryen punë publike duhet të tregohesh i drejtë dhe human me të tjerët, shembull për të mirë, sidomomos me ata që nuk ta kanë bërë asnjë të keqe, nëse nuk të kanë bërë të mira…!
Une nuk e dij se si është sjellë me të tjerët, por me mua Blerim Stavileci nuk është sjellë mirë…!
Pse…?
Këtë ai ka mundur ta dinte, megjithëse une e dija pak se përse sillej ashtu. I zhgënjyer se një gazetar nuk duhet të bjerë pre e paragjykimit në bazë të fjalëve të huaja, sidomos jo të atyre që e kanë bartur “allinë e Drzhavna Bezbednosit në shokë” dhe që i kanë shti (nxitë) të flisnin e përhapnin fjalë të kota për të tjerët.
Njerëzit Sot nuk e din se ka kaluar kohë e madhe dhe janë zbehë kujtimet, por “Drzhavna Bezbednosti ynë” ka qenë një lëmsh intrigash i njerëzve të pa besë, të atyre “Gjarpijve të Gjakut” që nuk ke pasur mundësi ta dije se cili prej tyre ishte gjarpër helmues, e cili jo…!
Disa prej kuadrove të atij shërbimi kanë vdekur duke i marrë shumë nga sekretet me vete, por duhet ta dijmë se nëse jo të gjithë rrjetin e tyre, dikend prej tyre “e ka mjelë” Drzhavna Bezbednosti i Serbisë – Jugosllavisë së asak kohe.
Metoda e tyre kryesore në punë me bashkëkombësit e tyre që nuk pajtoheshin me pushtimin, ka qenë Fyrja dhe vrasja e dinjitetit dhe krenarisë së atij / asaj që e kishin përfundi përmes rrahjeve dhe poshtërimeve të pafundme.
Si dhe shantazhimi…!
Të shantazhuarit nga UDB-a e Serbisë – Jugosllavisë, e shantazhonin “popullin e vet”!
Prandaj, ata, në të gjitha kolektivët e Kosovës, e sidomos në gazetën Rilindja që formonte opinion publik, i kishin njerëzit e vet, që dikujt (si mua) synonin t’ia vrisnin shpresën dhe t’ia bënin të kotë përpjekjen dhe angazhimin për të krijuar opinionn kritik – publik.
Prandaj, donin të ma bënin të kotë angazhimin dhe të ma bënin me dije “se të kemi shfrytëzuar dhe tash nuk na duhesh më”…!
Ndërkaq, kur më herët e kisha filluar punën në gazetën Rilindja, donin të ma bënin me dije se “isha i padëshiruar” që të largohesha vet nga puna në gazetë, ndërsa në fillim të viteve të ’90-ta, kur Slobodan Milosheviqi na kishte dëbuar nga pothuaj shumica e kateve që i posedonim në Pallatin e Shtypit, Blerim Stavileci ma përkujtonte “se e kam shtëpinë në Gurrakoc“.
Do të thotë që “pasi më kishin shfrytëzuar”, donin të më hudhnin …!
Tmerr vetëm me menduar se cilat metoda ndaj njerëzve që si pëlqenin, i përdorte pushtimi ynë i brendshëm !
Një herë poeti Ali Podrimja, me të cilin kisha shoqëri në atë kohë, më lavdëroj para tij se si i kishte pëlqyer dosja – analiza ime e fillimeve të viteve ’90-ta, me titullin “Kosova është e vogël për t’u ndarë“. Këtë e kisha bazuar në librat e shumtë të akademikëve serbë që përgatisnin “pyka” për shkatërrimin e Kosovës në rast se lirohej prej pushtimit të Serbisë, sikurse Sot – përmes “asociacionit”, që nuk është i asnjë politikani serbë veç e veç, por projekt – dokument i SANU (Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve).
Më kujtohet se Blerim Stavileci i tha Aliut se, “une ia kam botue shkrimin” , ndërsa poeti i njohur i tha se nuk është aq me rëndësi se kush e ka botue, por kush e ka shkrue !
Blerim Stavileci ka qenë një njeri i padrejtë, tip xheloz deri në sëmundje, që nuk ia ke gjetë shoqin.
Këtë ma pati pohuar edhe VS, kur qe largue nga gazeta Rilindje në fund të viteve të ’80-ta dhe e nisi veprimtarinë tjetër mediale…!
Këtë ves të tij nga formimi i cekët intelektual dhe njerëzor, une e kisha vërejtur me kohë, por kurrë nuk i thoja gjë.
Sidomos në vitet e ’90-ta – jo vetëm une, por edhe disa të tjerë që shquheshim për angazhime e vepra në gazetari, siç ishte kryesisht Zeqir Bekolli, e luftonim krahas punës që e bënim edhe krimin që bëhej në gazetari ndaj nesh, nga një elitë e rrejshme e gazetës, “elitë” që e përmbante krimin e madh që ndodhte në gazetë nga Mehmet Emërllahu e të tjerët.
Meqenëse Blerim Stavileci ka qenë PËRKRAHËS I ZËSHËM I SË KEQËS, në një mbledhje të tubimit të punëtorëve, pasi fola gjerë e gjatë, ai papritur “bagloj” si UDB-ash, duke thënë se “Bajrami ka shpi në Gurrakoc”.
Në të vërtetë nuk e kuptoja preokupimin dhe “zemërgjerësinë” e tij me mirëqenien që se kisha, por ajo “shpi” në Gurrakoc, ishte një gërmadhë që si plotësonte kushtet e jetesës, e une nuk mund të udhëtoja nga Gurrakoci në Prishtinë.
Fundja, “eprori i tij me allti të Drzhavna Bezbednosit në shokë”, e kishte shtëpinë e banueshme në Cercë të Istogut dhe kishte, po ashtu, edhe banesë në Prishtinë. Blerim Stavileci i padrejtë dhe shpirtkeq njëherit, këto nuk i merrte parasysh, por e kishte “analizue” vetëm jetën time dhe më “propozonte” që të kthehesha “tek shpija në Gurrakoc”.
Pasi mu duk shumë pa lidhje “zgjidhja” që para kolektivit e bëri për mua, i thash, pa e ditë fare gjendjen e tij pronësore, se mirë do të ishte që paraprakisht ti të ktheheshe “tek shtëpija në Gjakovë”.
Një pjesë e madhe e gazetarëve të Rilindjes nuk kanë menduar se gazetari duhet të luftoj për të drejtat e të tjerëve – e njëherit edhe për të drejtat e veta, andaj ata kanë menduar në mënyrë jointelektuale (dhe joprofesionale) , se të drejtat u takojnë vetëm atyre që i grabisin ato.
Dhe eprorëve të rrejshëm të gazetës…!
Siç i grabiti Mehmet Emërllahu me të tjerët dhe “rojet e mjegullës” që e mbronin dhe ruanin krimin e tyre, si Blerim Stavileci i pa shpirt…!
Mua për ata që s’kuptojnë apo që s’duan të kuptojnë, e them se të drejtat mi ka mohuar “Drzhavna Bezbednosti jonë” që ose më la të varfër ose vdiq, për të cilin pa e ditë apo duke e ditur mirë, kanë punuar disa gazetarë të rrejshëm.
Disa gazetarë që kanë vdekë edhe kur ishin gjallë dhe endeshin në mesin e të munduarëve.
Megjithëse isha Zëvendës/Kryeradaktor i Rilindjes në vitit 1998/1999, e vërejta se bjeshka nuk shtyhet me gjoks – duke luftuar e i kërkuar të drejtat që të takojnë dhe s’ka nevojë me t’i falë askush, se del ai që e ka kryer “gazetarinë” në Lubjanë dhe të thotë: “Shko në Gurrakoc“.
Une nuk jam njeri i zënkave e ngatërresave, por Blerim Stavilecit , këtij monstrumi që ka jetuar në mesin e gazetarëve, kur foli ashtu panjerëzishëm do të duhej t’i jipeshin “do shuplaka të nxehta”!!
Por, une, as asaj radhe kur nga “propozimi” i tij u ndjeva i fyer e poshtëruar, e as herë të tjera, njerëzve që kanë provokuar dhunë nuk ua kam kthyer me dhunë.
Pas luftës, në dhjetorin 2004, erdha në Prishtinë e Kosovë. Që ta shoh Nanën time e edhe ata “burra” që për interesat e “Drzhavna Bezbednosit tonë” më kishin munduar gjithë jetën.
Të asaj “UDB-e” që në disa aspekte na ka bërë më shumë e më zi se sa UDB-a e vërtetë e asaj kohe…!
Doja ta dija se si dukeshin ata në rrethana Lirie, por ata vërehej që kishin mbetë të njejtit…!
Kolegu im i ri Musa Sabedini që punonte në Lajm të Behxhet Pacollit më kishte treguar se Blerim Stavileci “po flet keq për ty dhe gazetarinë tënde”…?!
Me thanë të drejtën u befasova pak, por më shumë për faktin se si një jogazetar si Blerim Stavileci, merret me një gazetar si une, që jo vetëm që se ka njohur kurrë, por për të ka folë vetëm me paragjykime dhe vokabular të kufizuar fjalësh të atyre që ishin përgjegjës për “Drzhavna Bezbednosin tonë” në gazetën Rilindja.
Ai nuk ka guxuar të fliste hapur, ashtu qysh flasin gazetarët e njëmendt, por vetëm fshehurazi!
Për Blerimin une s’kisha nevojë të flisja as mirë e as keq, pasi e konsideroja si person që ka punuar aty ku angazhoheshin gazetarët, por ai gazetar nuk ka qenë, pavarësisht asaj që e ka thënë dhe menduar për vetën e vet.
Musa Sabedini diku kah fundi i dhjetorit 2004 më mori në lokalet e gazetës Lajm në Prishtinë, ku sapo më pa u ngrit në këmbë e më përqafoj Ibrahim Rexhepi, tashmë i ndjerë, një gazetar shumë i mirë nga gazeta Rilindja e dikurshme, që tashmë punonte si redaktor në Lajm.
Aty kishte qenë edhe Blerim Stavileci.
Blerimi, as “b” nuk e lujti vendit , e ajo “b.thë” që nuk ngrihet për një kokë, kanë thënë, ajo nuk ka kokë fare. Madje, ai i bëri disa gjeste e veprime të ulëta e poshtëruese, gjeste tejet befasuese për mua, sa që vetëm ata që kanë pasur njohuri për sjelljet e UDB-ashëve “tanë”, mund t’i bënin…!
Sikurse Blerim Stavileci, “që të tjerët kanë menduar për të“, e ai s’ka pasur nevojë të mendonte fare…!
Për herën e parë në jetë ndieja nevojë t’i afrohesha Blerimit…, por isha i goditur nga jeta prej “UDB-ës sonë”, dhe prej pseudogazetarëve sikurse ai, andaj duhej të duroja…!
Tash, Blerimin nuk e gjej askund se ai paska vdekur krejtësisht, se ashtu e kështu ishte i vdekur për së gjalli. “Gazetari” që kryen punë të huaja, pa e ditë se çka po bënë, përpos që është naivë, ai është edhe mercenar.
Le të fryhet sa të dojë, kot fryhet…!
Ai e zbret vetën në “letër toaleti” për largimin e fëlliqësive të huaja…!
Këto fjalë nuk i them për Blerim Stavilecin që tashmë ka vdekur, të cilin nuk e kam vlerësuar kurrë, pasi ka qenë jonjeri, por fjalët i them për opinionin publik se e vërteta është ajo që duhet shpëtuar e jo ai apo ajo që vdes para se me vdekë fizikisht.
Më 9 shkurt 2025 u emetua një bisedë e imja me Naim Abazin, moderatorin e emisionit argëtues Odeon, ku pos tjerash pata thënë se gazetar askend nuk e bën shkolla, porse gazetari a gazetarja duhet të kenë lindur. Të kenë përvojë e shkathtësi. Vetëm ata që lindin vet dhe zhvillohen në profesion, janë gazetarë e jo të tjerët. Me atë thënje dhe pa ia përmendur emrin, i qesh drejtuar Blerim Stavilecit, por ai deri më 30 gusht 2026, në ditën që vdiq, nuk mu përgjigj.
Jo Blerim Stavilecit, por mendësisë së tillë i drejtohem në këtë mënyrë, se une tashmë nga puna e madhe familjare në mërgim, e kam shtëpinë e re në Gurrakoc e banesën në Prishtinë, që i bëra me punën e pandërprerë dhe për inatin e “UDB-ës sonë” dhe argatëve të saj, të vetëdijshëm a të pavetëdijshëm qofshin ata…!
* Une e kam portalin e vogël www.drini.us , që është (pamëdyshje) më i njohuri për tematikat e caktuara ndër shqiptarët e globit.
* Mua nuk ka mund të më vlerësonte kurrë Blerim Stavileci , e as ndonjë redaktor “i UDB-ës sonë” nga ish-gazeta Rilindja.
* Une i kam të shkruara disa vepra për gazetarinë, që Blerim Stavileci dhe shoqëria e tij mediokre, as në ëndërr nuk do të mund t’i shihnin.
* Nuk ka më keq se sa me vdekë para kohe , si Blerim Stavileci, “gazetari i madh i Rilindjes”, por pa e lënë pas vetës asnjë vepër në jetën e tij.
____
Ps!
Sipas të drejtës sonë zakonore (Kanuni i Lekë Dukagjinit etj), për të vdekurin duhen folë vetëm “fjalë të mira”. Kështu, une do të duhej t’u bashkangjitesha në ato fjalë për Blerim Stavilecin shokëve të mij të dikurshëm në gazetari. Duke gënjyer për jetën “profesionale” të një njeriu që s’kam dashur të prishesha me te, por që ai u prishë me mua ndoshta edhe pa e ditë dhe për interesat e “UDB-ës sonë”.
Une kisha me folë mirë sikur ai të ishte sjellë mirë me mua, sa punonim bashkë në gazetën Rilindja.
Ne tashmë jetojmë në kohën e “Fshatit Global” dhe mirësia vlenë vetëm për të mirin.



Nuk është gjendje e MJERUESHME për njeriun as pleqëria, as sëmundja, as skamja, se janë të natyrshme, por, i mjerë është ai “njeri”, të cilin, as për se gjalli, as për se vdekuri NUK E PËRMEND ASKUSH PËR NDONJË VEEPËR RTË MIRË QË E KA BËRË, SEPSE KA BËRË VETËM KEQ GJATË JETËS SE VET, POR EDHE PAS VDEKJE ASKUSH NUK E PËRMENDD PËR NDONJË VEPËR TË MIRË. Pra i mjejrë është ai që s’ka vepra të mira.
I lumi ai që vdes në qetësi, e pas veti lën vepra të mira!
I mjeri ai që, as për së gjalli, as për s’e vdekuiri askush nuk ia përmend një vepër të mirë – SE NUK KA VEPRA TË MIRA!
I mjeri ai që e ka bâ vetën që as vorri mos me lan¨mrenda!