
Milazim Maraj, Istog
Nuk ka dyshim që një qeveri që qëndron gjatë në pushtet nuk ngarkohet më gabime të akumuluara. Pastaj janë të arsyeshme edhe reagimet. Reagimet filluan me” Zvernecin” këto reagime ishin me të origjinale për nga qëllimi dhe me të lexueshme për nga pamja.
Civilizimi i lindjes…, ishte reagimi ndaj hebrenjve në Shqipëri.
Nga se Shqipëria duhet për interesa të Rusisë, Serbisë dhe aleatëve të tyre të konfirmohet si shtet islam. Jo vetëm me xhamia, por edhe me veshja, kulturë dhe gjuhë. Por kjo nuk dukej që po merr hov për krejt kohën sa zgjati. Andaj u angazhuan më shumë shërbime sekrete, ruse, serbe dhe greke; të specializuara për përdhosjen dhe komprometimin e Shqipërisë. Sulmi i parë u bë ndaj Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.
Arsimi shqiptarë është në shënjestër të këtyre forcave që nga viti 1776, me marrëveshjen e T me Patrikanën e Stambollit që gjuha shqipe të shpallët gjuhë e djallit. Këtë projekt e mbanë në fuqi edhe sot e kësaj dite Greqia, Turqia dhe Serbia. Këto shtete nuk lejojnë shkollim në gjuhën shqipe as sot e kësaj dite. Në Kosovën lindore shkolla mbahet nën një trusni të madhe nga Kisha dhe Shteti serb dhe nën mbrojtjen e një thjerrëze të BE dhe SHBA. Tendenca të tilla pati edhe më protestat në Kosovë, për gjeja mbrojtjen e të dënuarve në Hagë.
Por përfunduan përkohësisht me votimin e një ligji pa fuqi dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës. Për këto u tha se paskan qenë të armatosur me bomba dhe po të mos votohej ky ligj do të pasonte gjakderdhja. Nga kjo del se ligji nuk qenka vlerësim i deputetëve të Parlamentit të Kosovës por detyrim i dhunshëm; o voto o do të përgjakësh. Kjo pamje me kujtonte vitin 1990 kur më 2 korrik kur deputetet e Kuvendit të Kosovës në hyrje të Kuvendit lexonin deklaratën për Pavarësinë e Kosovës. Ne ishim të pa armatosur por mbronim deputetët me trupin tonë, ndërsa prapa shpine ishin tytat e milicisë jugosllave.
Tani kaq vite në liri deputetin e Kosovës familjarë i dëshmorit militantet e OVL-UÇK e tërheqin dhunshëm dhe e hedhin mbi hekurat në oborrin e Parlamentit, për të u kthyer në sallë dhe për të votuar ligjin që protestuesit po pretendonin. Kjo pamje ishte pamje plagë për demokracinë e Kosovës.
Po këtë ditë në Shqipëri u organizua ikja e shqiptarëve nga Shqipëria. Si më komand. Kush e kishte Ndikimin e në Shqipërinë e pavarur? Tani këto protesta në Shqipëri të filluara më herët u ashpërsuan dhe çdo sulm që bëhet është kundër Shqipërisë dhe aspak kundër Edi Ramës. Sulmet ndaj shkollave, ndaj Ministrive, ndaj Baskisë së Tiranës, Kuvendit të Shqipërisë, ndaj Policisë shqiptare etj.
Kujt do të i shërbej kjo katrahurë? Ata që ishin më agresiv në vandalizëm ishin me maska, por nuk kapeshin nga policia shqiptare, Pse?. Sulmi ndaj Ministrisë së drejtësisë të përkujton vjedhjen e zyrave të dëshmive në Kosovë. Këtu kërkuan interesin e tyre edhe plaçkitësit që sulmuan bankat.
Ata ishin me maska por për çudi nuk arrestoheshin nga Policia shqiptare. Sulmi kundër flamurit të Vatikanit kuptohet ishte për të futur vëllavrasje në mes të shqiptarëve me fe katolike ndaj myslimanëve dhe ortodoksëve dhe për të paraqitur para bote Shqipërinë si shtet Islam në kohën kur duhet të pranohet në BE. Sulmi kundër kishave po ashtu kishte këtë qellim. Sulmi ndaj Përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut ishte direkt sulm ndaj kombit shqiptarë dhe historisë së tij të lavdishme.
Nuk u sulmua Xhamia, Teqëtë( që pretendojnë shtetin Bektashi në Shqipëri) apo Kisha ortodokse me orientim grek, serb dhe rus që luftojnë historikisht dhe pamëshirshëm qenien shqiptare. Po të ishte ajo e Fan Nolit sigurisht që do të sulmohej. Sulmohet qenia shqiptare. Thirrjet që të dalin prindërit të i mbrojnë fëmijët e tyre ishte sa tragjike aq komike. Cilët prindër i thërrisnin këta shërbëtor të huaj me lotët e krokodilit?
Prindërit e studenteve apo të policëve? Të gjithë ishin shqiptarë. Njëra palë që kërkonin kushte më të mira dhe po protestonin, pala tjetër që po mbronte institucionet dhe pronat shtetërore e private nga vandalizmi, për çka e kishin detyrë? Por askush nuk thërriste kapeni këta që po venin zjarrin kryeqytetit shqiptarë. A nuk ishin për dhimbje policët e plagosur në detyrë aq sa edhe studentet? Disa thërrisnin që edhe nga Kosova dhe viset tjera shqiptaret të zbarkojnë në Tiranë për të përkrahur at që po digjnin dhe thyenin.
Askush nuk thërriste për qetësi dhe marrëveshje demokratike. Se fundi Presidenti i Shqipërisë Haxhi Bajram Begaj e bëri këtë thirrje. Civilizimi i Lindjes përleshët kundër civilizimit të perëndimit në Shqipëri dhe trojet tona shqiptare; kurriz të shqiptarëve. Ndërsa misionaret nuk pushojnë me propaganda për të rekrutuar sa më shumë tru-shpërlarë në këtë aksion. A mund të thuhet që kjo ishte një hakmarrje e civilizimeve?
A mund të thuhet që protestat gati dy vjeçare në Serbi tani u transformuan në Kosovë Shqipëri dhe në Maqedoni por gjithmonë ku janë shqiptaret? Tani për të gjitha këto supozime ka kohë për hulumtime.
Por a kemi na një strategji të mençur për të dal të fortë nga kjo krizë gjeopolitike apo gjithmonë do të japim shtet për pushtet?


