Përshkrimi i Ankthit, homazh në 10-vjetorin e vdekjes së Teki Dervishit

Shkrime relevante

Poezi e Argjiro Ukimerit për nobelisten Gonxhe Bojaxhiu

GONXHE BOJAXHIUT __ Poezi __ Pa Ty jetës s’i vjen era, As pa Ty dielli s’rrezon; Aromën...

Kur “mbrojtja e fesë” bëhet mburojë për një narrativë që i shërben Serbisë

Në këtë foto shihet islamisti i madh nga Novi Pazari, njeriu...

Zyrtarisht e pakonfirmuar: Hashim Thaçi nuk do të lirohet me 16 shtator

Isa Mulaj, Istog ____ Zyrtarisht e pakonfirmuar: Hashim Thaçi nuk do të lirohet...

“Pas 20 vitesh Kosova të duket si Kandahar”, ju lumtë shlavaregji !

Mirushe H. Musa. Gjermani ____ Këta janë Biku I Kosovës që kemi dyshuar...

Shpërndaj

Shaip Beqiri
Homazh në 10-vjetorin e vdekjes
PËRSHKRIMI I ANKTHIT
Teki Dërvishit
Unë kur të dua të vras përsëri
Në vend të gjarprit të këngës
Se jeta jote qenka një cirk i madh
Aty nis fjala dhe mbaron loja
Ti nuk di kurrgjë për veten
Biografinë të tjerët ta lexojnë
Në vija duarsh në rrudha balli
Nuk di as për shkretëtirat
Që kaptove në jetën e tjetërkujt
Ato nuk i përndrit sall hëna e mekur
Që e fshehe diku thellë në një varg
Kur deshën me të shqyer qenët me zgjebe
Po jeta ç’është jeta o palaço
Teatër ku secili vë maskën e huaj
Ku vritesh për kushedi të satën herë
Ti ec tejpërtej oqeanit të trazuar
Nëpër perin kaherë të këputur
Nyjave ku lidhet e pazgjidhura
Tevona vijnë kritikët xhuxhmaxhuxhë
Duke i vënë shenjën çdo libri pa emër
Që vdes para se të shkruhet
Shajnë artin e shpifur dekadent
Që jeton përtej epokave të arta
E kur bota kthehet përsëri në një gur
Të cilin nuk mund ta thyejë heshtja
As ta mveshë lëkura jote e rrjepur
Ti mbyll kafazin dhe kërkon zarin
Po murana e gjakut mbetet gjithnjë
E fjalës së mbramë që nuk thuhet
Në çastin kur mishi bie përdhe
Prishtinë, Korrik 1984

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu