ARKIVI:
27 Prill 2026

Policia: Autori i krimit që vrau pesë e plagosi tre të tjerë, është një danez i konvertuar në Islam, që jetonte në Norvegji

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Policia theksoj gjat një konference të shtypit të enjten se autori i krimit është një person në vitet e 30-ta, me shtetësi daneze, që ishte i konvertuar në islam. Autori i krimit Espen Andersen Bråthen i kishte vrarë pesë veta dhe tre të tjerë i kishte plagosur mbrëmë në qytetin norvegjez Kongsberg.
– ishte një brengosje për radikalizimin e tij, theksoi shefi i policisë së distriktit juglindor Ole Bredrup Sæverud në një konferencë shtypi të enjten.
Katër gra dhe një burrë u vranë në Kongsberg të mërkurën.
Të gjithë ishin midis 50 dhe 70 vjeç, tha policia në një konferencë shtypi në Tønsberg të enjten.
Në pyetjen e gazetarëve se a ka pasur infomata për sjelljet e tij të mëhershme, shefi i distriktit policor Ole Bredrup Sæverud tha se një informatë e tillë ishte nga viti 2020 , por jo në vitin 2021.
Pyetjes se mos sulmet vrasëse ishin të motivuara në aspektin religjioz, shefi policor theksoj që tashpërtash nuk dijnë gjë për motivet. Policia nuk do të tregoj se cilat lloje të armëve janë përdorur nga autori i krimit, për shak të hetimeve.
Policia, njoftohet, kishte kontakt me autorin e krimit në ora 18.18, por e humbi kontaktin me te pastaj.
Policia beson që të pestët janë vrarë pas kontaktit që kishin me të, sipas VG.
Në vitin e kaluar autorit të krimit të mbrëmshëm i ishte ndaluar vizita tek dy anëtar të afërt të familjes, pasi që e kishte kërcënuar se do ta vriste njërin prej tyre, njofton VG. Espen Andersen Bråthen ishte konvertuar në Islam në vitin 2007 dhe gjithë kohën si i rritur e kishte kaluar në Kongsberg. Sipas të dhënave, që i bëri të ditura e përditshmja VG , në vitin 2012 Espen Andersen Bråthen i kishte mbajtur 60 ditë burg për konsumim dhe mbajtje të narkotikas. 
Foto e autorit të krimit, danezit Espen Andersen Bråthen, e nxjerrë nga një video e tij e vitit 2007, nga koha kur ishte konvertuar në islam.
Priten informata të tjera rreth ngjarjes së trishtueshme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu