Politika nuk matet me “din e iman”, por me ligj, integritet institucional dhe rezultat

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Kur S’Ke Argument, Flet për “Din e Iman”
Kur politika zbret në nivelin e “din e imanit”, aty përfundon argumenti dhe fillon dembelia intelektuale. Sulmi i Artan Behramit ndaj Albin Kurtit nuk është kritikë politike, por moralizim primitiv për konsum partiak.
Kosova nuk ka nevojë për hoxhallarë politikë që matin kundërshtarët me “iman”, por për debat me fakte, përgjegjësi dhe argumente konkrete. E fakte për këtë qeveri ka sa të duash: abuzime me pushtetin, skandale me tenderë, kapje institucioneve, degradim ekonomik, propagandë dhe arrogancë politike. Por kur nuk ke kapacitet me i artikulu këto politikisht e juridikisht, atëherë strehohesh te “pa fe”, “pa moral” dhe “zullumqar”.
Kjo është varfëri mendimi. Është ikje nga debati real. Në një shtet laik dhe demokratik, politika nuk matet me “din e iman”, por me ligj, integritet institucional dhe rezultat.
Me e sulmu kundërshtarin si “pa fe” nuk të bën më patriot, më moral apo më të mençur. Veç tregon që ke mbetur pa argument dhe po tenton me ndez emocionet primitive të turmës.
Kur politika përdor fenë si armë për linçim publik, ajo nuk e mbron moralin — e degradon debatin publik dhe e kthen shoqërinë prapa.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu