Popull me “Stockholm syndrome”

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Nga: Albulena Bilalli, Prishtinë

Në udhëzimin administrativ UA 06/2014

në Nenin 3

– Veprimet e ndaluara

– Nxënësit i ndalohet: pika 1.13 që thotë: Bartja e uniformës fetare.

Pra, nuk është e përcaktuar gjinija apo shamia, mos i ngatërroni gjërat.

Këtu nuk ka të bëjë me gjininë femërore, që e keni banalizuar nëpër rrjete sociale. Këtë nxitje e kanë filluar disa meshkuj.

Pra disa Ameba të përgjysmuara.

Nëse një grup i vogël ekstremistësh meshkuj, duan ti legalizojnë bindjet dhe veprimet e veta serike, duke u fshehur pas shamisë së grave është paburrni, pafundësisht hipokrizi dhe ligësi.

Cenim i të drejtave është me përdorë figurën femërore, për interesa politike apo religjioze. Ndërsa vajzat dhe gratë tona heshtin në mënyrë kolektive! Tash kjo po lenë përshtypje që edhe këto pa mbulesë, nuk kane liri të shprehjes e as guxim. E fajet nuk i kanë ata, po vet gjinija ime, që e idealizon Amebën edhe e ngritë në piedestal.

Për lirinë, emancipimin e tyre duhet të flasin, të i mbrojnë, e luftojnë vajzat dhe gratë vet. Ky është emancipim.

P.S.

Për ata që nuk e kuptojnë termin e Stockholm syndrome: Ky term u përdor për herë të parë nga media në vitin 1973, kur katër pengje u morën gjatë një grabitjeje bankare në Stokholm, Suedi. Pengët mbrojtën rrëmbyesit e tyre pasi u liruan dhe nuk pranuan të dëshmonin në gjykatë kundër tyre. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu