“Potencialet Zhvillimore të Deçanit” – një vizion për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës

Shkrime relevante

Lorent Tolaj, nga Prejlepi i Deçanit drejt majave të futbollit anglez

Adem Lushaj, Deçan ____ Sulmuesi shqiptar po ndërton karrierën në Angli, duke lënë...

“Potencialet Zhvillimore të Deçanit” – një vizion për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës

MSc. Shkumbin Lushaj Botimi i librit “Potencialet Zhvillimore të Deçanit” përfaqëson një...

Mbrëmje e paharruar folklorike në Sant’ Andrà (TV)

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar më 17.10.2026, në restoranin e bukur...

Efekti “Domino” i krizave

Agim Vuniqi, Vashington ____ Si po sinkronizohen tensionet në Prishtinë dhe Tiranë në...

Shpërndaj

MSc. Shkumbin Lushaj

Botimi i librit “Potencialet Zhvillimore të Deçanit” përfaqëson një përpjekje për të vënë në pah vlerat, resurset dhe mundësitë që posedon komuna e Deçanit, si dhe për të nxitur reflektimin mbi mënyrat se si këto potenciale mund të shndërrohen në faktorë të zhvillimit ekonomik e shoqëror

Deçani është një trevë me pasuri të rëndësishme natyrore, pozitë të favorshme gjeografike, trashëgimi të pasur kulturore dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe veprimtarive të tjera ekonomike. Megjithatë, potencialet e një vendi marrin kuptim të plotë vetëm atëherë kur njihen, vlerësohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të planifikuar e të qëndrueshme.

Pikërisht kjo është njëra ndër arsyet që ka nxitur në përgatitjen dhe botimin këtij libri me bindjen se zhvillimi i Deçanit kërkon njohje më të thellë të mundësive që ofron kjo komunë, përcaktim të qartë të prioriteteve dhe një vizion afatgjatë për të ardhmen e saj.

Vlerësoj se identifikimi dhe trajtimi i potencialeve zhvillimore mund të shërbejnë si pikënisje për ide, iniciativa dhe projekte të reja. Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, avancimi i turizmit, zhvillimi i bujqësisë, mbështetja e sipërmarrjes dhe krijimi i mundësive për punësim janë fusha që meritojnë vëmendje të vazhdueshme nga institucionet, komuniteti i biznesit dhe shoqëria në përgjithësi.

Për mua, zhvillimi i Deçanit nuk nënkupton vetëm rritje ekonomike, por edhe përmirësim të cilësisë së jetës, ruajtje të vlerave natyrore e kulturore dhe krijim të kushteve që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në vendlindje. Kjo kërkon bashkëpunim, përgjegjësi dhe shfrytëzim të mençur të mundësive që kemi në dispozicion.

Me këtë botim synohet të kontribuohet në njohjen dhe vlerësimin e potencialeve të Deçanit, duke besuar se çdo përpjekje për të dokumentuar vlerat dhe mundësitë e një treve mund të ndihmojë në ndërtimin e një perspektive më të mirë për të ardhmen e saj.

Besoj se Deçani ka potenciale të rëndësishme për zhvillim dhe se sfida jonë e përbashkët është t’i shndërrojmë ato në rezultate konkrete, në shërbim të qytetarëve dhe të brezave që vijnë. Zhvillimi i Deçanit fillon me njohjen e potencialeve të tij dhe vazhdon me vizionin, planifikimin dhe angazhimin për t’i vënë ato në funksion të së ardhmes.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu