Presidentja Osmani takoi liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Presidentja Osmani takoi liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresistin Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur gjatë ditës djeshme në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresisti Steny Hoyer, kongresisti Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, senatori Ben Cardin dhe kongresisti Steve Cohen.

Issa

Gjatë takimit me kongresistin Hoyer, Presidentja Osmani diskutoi rreth rëndësisë së përkrahjes amerikane në Kosovë e më gjerë, si dhe për domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë e lirisë, e cila në Kosovë është arritur pas shumë sakrificave. Në takim po ashtu u bisedua rreth zhvillimeve në kontinentin evropian pas luftës në Ukrainë. Kongresisti Hoyer siguroi Presidenten Osmani që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fuqishme amerikane.

Cardin

Në takim me kongresistin Darrell Issa, i cili njëherësh është anëtar i grupit për çështje shqiptare, u diskutua për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si dhe për situatën e sigurisë në rajonin tonë. Presidentja Osmani e falënderoi kongresistin Issa që është një zë i rëndësishëm në përkrahje të Kosovës dukepotencuar fushat e ndryshme të interesit të dyanshëm ku mund të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Cohen

Ndërkaq, në takime te ndara me bashkudhëheqësit e komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ne Kongresin Amerikan, senatori Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen, Presidentja Osmani i falënderoj për mbështetjen që historikisht i kanë dhënë Kosovës dhe potencoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në periudhën në vijim të fuqizimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. Gjatë takimit me senatorin Cardin dhe kongresistin Cohen, Presidentja Osmani diskutoi edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, sigurinë në kontinentin tonë, ndikimin malinj të Rusisë dhe nevojën që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu