Pse u dashka Qeveria “urgjentisht” t’i sigurojë 50 milionë euro për avokatët e atyre që u dënuan në Hagë?

Shkrime relevante

Dy motra, një amanet drejtë pagëzimit

Blerim Nika, Zvicër ___ Ka histori që nuk shkruhen vetëm me fjalë, por...

Kryepeshkop Joani priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin grek Kostas Gjulekas, që integrimin e Shqipërisë në BE e lidhi me “minoritetin grek”

Foti Cici ____ Kryepeshkop Joani (Fatmir Abedin Pelushi) priti dje në kryepeshkopatë zëvendësministrin...

Prapaskenat e “Kosovës së Re”: Kur shkenca dhe integriteti familjar shpëtuan ardhmërinë e vendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Në analet e historisë ekonomike dhe energjetike të Kosovës,...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër, Dukaivë – Rugovë
🇦🇱🇽🇰 PROFESOR MUHAMET D. ROGOVA, NA DUHET LUSTRACION, DREJTËSI E LIGJ — JO MILIONA PA LLOGARIDHËNIE!

I dashtuni Profesor Muhamet D. Rogova,

Faleminderit për fjalët tuaja vëllazërore dhe për qëndrimin në mbrojtje të së vërtetës kombëtare! More Profesor, edhe sot më dhemb shpina nga kërbaçi i burgjeve jugosllave, por edhe më shumë më dhemb padrejtësia që vazhdon ta rëndojë Kosovën tonë të lirë!

Behajdin Allaqi

Familja e Xhemajl Mustafës, duke e vajtuar pas vrasjes së tij me 23 nëntor 2000 në Prishtinë

E tash na dalin disa militantë me klithje se Qeveria duhet t’i sigurojë 50 MILIONË EURO URGJENTISHT për mbrojtjen e katërshes së Hagës! Po i pyes njerëzisht e kombëtarisht: Ku është urgjenca për drejtësinë e Behajdin Allaqit?

Ku është drejtësia për Xhemajl Mustafën, vrasja e të cilit mbetet e pazbardhur?!

Ku janë përgjigjet për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe ish-të burgosurit politikë?! Ne nuk kërkojmë hakmarrje! Kërkojmë drejtësi me emër e mbiemër, prova, përgjegjësi individuale dhe vendime gjyqësore! Ata që vërtetohet se kanë vrarë shqiptarë nuk mund të fshihen pas lavdisë së UÇK-së! Asnjë cent për privilegje të kriminelëve të dënuar! E drejta për mbrojtje ligjore duhet respektuar, por çdo euro nga buxheti duhet të jetë e ligjshme, e kontrolluar dhe e arsyetuar! Nëse janë paguar padrejtësisht para për avokatë, kërkojmë auditim dhe kthimin në buxhet të çdo euroje të dhënë në kundërshtim me ligjin! Lavdia e UÇK-së nuk zbehet nga drejtësia.

Shenjë origjinale e UÇK- së, punim artistik i Sak Mujit, që ishte Koordinator i LKÇK -se për Mergatën

Nuk ka me dhanë para për mbrojtjen eventuale të vrasësit të Behajdin Allaqit, apo të Xhemajl Musaftës që u vra me 23 nëntor 2000 në Prishtinë-

Prandaj, të gjithë shqiptarët kanë të drejtë ta dijnë se për cilën vepër akuzohet ai apo tjetri, që të mos e hudim fajin aty ku nuk duhet.

Ajo që dihet mirë e qartë është se asnjë luftëtar i lirisë nuk ka vrarë ndonjë shqiptar.

Përkundrazi, drejtësia e mbron luftën tonë çlirimtare nga çdo abuzim me emrin e saj! LUSTRACION! DREJTËSI! LIGJ! Për të vrarët, për të persekutuarit, për familjet që presin të vërtetën dhe për brezat që meritojnë një shtet të drejtë!

Të përqafoj vëllazërisht, Profesor i dashtun!

Burgu i Nishit, punim i autorit Sak Muji, ish-Sylë Mujaj

Sak Muji , ish-i burgosur politik, 1981–1990 🇦🇱❤️🇽🇰

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu