ARKIVI:
24 Prill 2026

Reagim ndaj ekspozitës që mohon gjenocidin e Serbisë në Kosovë!

Shkrime relevante

Së shpejti vije filmi Dokumentar i historianit Jusuf Buxhovi “Masakra e Tivarit”

Mentor Haziri, regjisor ____ Filmi Dokumentar i bazuar në tekstin e historianit dhe...

Testamenti i Qosjes, një shkrim i shkurtër, por me një peshë të jashtëzakonshme kuptimore për kulturën shqiptare

Lis Bukuroca, Gjermani Fjala e fundit e Rexhep Qosjes Gati para dhjetë viteve,...

“Republika e tretë” e Albin Kurtit, kulmim i sovranitetit apo fillim i një konflikti të rrezikshëm në Ballkan?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë (Kjo ese synon të analizojë konceptin...

Shpërndaj

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Që nga themelimi i saj, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” ka tërhequr vërejtjen rreth interpretimeve të pasakta dhe përdorimit të gabuar të terminologjisë për të përkufizuar krimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Në funksion të harmonizimit dhe përdorimit të saktë të terminologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, si dhe për të shmangur grackën e mohimit të gjenocidit përmes një terminologjie të papërshtatshme, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” ka publikuar doracakun “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”, nga autori Bardhyl Mahmuti, si dhe fejtonin në 46 vazhdime të librit që do të botohet në një të ardhme të afërt, “Krimi i gjenocidit – aspekte teorike dhe studime rasti”, nga i njëjti autor.

Fatkeqësisht, me vetëdije apo pa vetëdije, një numër i konsiderueshëm librash të publikuar nga autorë shqiptarë, apo të huaj e të përkthyer në gjuhën shqipe, hyjnë në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” shpreh revoltën e saj ndaj këtij aktiviteti të autorit Shkëlzen Gashi, i cili, përmes ekspozitës, me paratë e taksapaguesve të Kosovës, shpërndau sajesa të tilla që jo vetëm e shtrembërojnë realitetin, por hyjnë edhe në funksion të mohimit të gjenocidit.

Ky akt i papërgjegjshëm, i realizuar përmes kësaj ekspozite, ka shkaktuar një reagim të madh të qytetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe politikanëve. Urojmë që ky reagim të mos mbetet vetëm një reagim çasti, por të shndërrohet në një vigjilencë të përgjithshme ndaj çdo publikimi që ka të bëjë me plagën tonë të hapur, e cila vazhdon të kullojë gjak në pritje të ngadhënjimit të drejtësisë.

Gjenevë, 28 mars 2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Artikulli “Reagim ndaj ekspozitës që mohon gjenocidin e Serbisë në Kosovë” ngre një çështje thelbësore për ndërgjegjen tonë kolektive: ruajtjen e së vërtetës historike dhe mbrojtjen e saj nga deformimet e qëllimshme apo të pavetëdijshme. Në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe shpesh pa filtrin e duhur shkencor e etik, roli i institucioneve si Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” bëhet i pazëvendësueshëm.

    Theksimi i rrezikut që paraqet përdorimi i gabuar i terminologjisë është veçanërisht i rëndësishëm. Historia na ka mësuar se mohimi i gjenocidit shpesh nuk ndodh vetëm përmes heshtjes, por edhe përmes relativizimit të fakteve dhe zbutjes së gjuhës. Prandaj, përpjekjet për të sqaruar dhe standardizuar terminologjinë nuk janë thjesht akademike, por janë një akt i përgjegjësisë qytetare dhe kombëtare.

    Reagimi ndaj ekspozitës së Shkelzen Gashit i cili s’ka asnjë titull shkencor, tregon se shoqëria jonë nuk është indiferente ndaj shtrembërimit të së vërtetës. Megjithatë, siç theksohet me të drejtë, kjo vigjilencë duhet të jetë e vazhdueshme dhe e organizuar. Kujtesa historike kërkon përkushtim të përhershëm, sidomos kur drejtësia për shumë krime ende nuk ka marrë vendin që i takon.

    Në këtë kontekst, botimet dhe aktivitetet sensibilizuese të Qendrës, si dhe kontributet e autorëve që trajtojnë me seriozitet shkencor krimet e luftës, janë të domosdoshme për ndërtimin e një narrative të qëndrueshme dhe të mbështetur në fakte.

    Në fund, ky reagim është një thirrje e qartë për përgjegjësi – për studiuesit, gazetarët, politikanët dhe për çdo qytetar. Sepse mbrojtja e së vërtetës nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por një mision i përbashkët, në funksion të dinjitetit të viktimave dhe të ardhmes së drejtë të shoqërisë sonë.

  2. Të nderuar në Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur”
    KOMENTI im do jetë shumë më i shkrutër sesa i znj. Nexhmije Mehmetaj.
    Tri gjëra jasnë të vështira për njeriun:
    1. të dëgjon,
    2. të sheh, dhe
    3. të hesht
    dhe:
    Forca e NDËRGJEGJËS është aq e madhe,sa që të PAFAJSHMIN e liron nga frika, ndersa TË FAJSHIMIN e gjykon dhe e dënon rëndë./IMH

  3. Qendra e Gjenocidit është formuar vonë tepër vonë . Kjo Qendër e themeluar më 2019 nuk e kemi idenë se çfarë synon? Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i themeluar më 14 dhjetor të vitit 1989 ka prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhunën,burgosjet,vrasjet ,dhunimet dhe format tjera të diskriminimit të kryera nga Serbia në Kosovë . Veç kësaj KMDLNJ, ka nxjerr në gjuhët: shqip,anglisht,frëngjisht etj , Buletinin mujor në dhjetëra ekzemplarë.
    Po ashtu çdo ditë ka prezantuar Informatorin mbi dhunën në Kosovë . KLMDNj , ka pritur pothuajse të gjitha Delegacionet që e kanë vizituar Kosovën .
    Anëtarë të Këshillit kanë qenë figurat më të njohura të shkencës , artit dhe kulturës së Kosovës . Këshilli në Nënkomisionet për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut është përfaqësuar në mënyrën më të denjë në OKB , nga Prof. dr. Zejnullah Gruda , ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, Prof .dr. Ymer Jaka, prof . Ismet Bërdynaj përkthyes i shkëlqyeshëm nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, ing. Ibrahim Makolli i cili deri në orët e vona të natës ka shtypur materiale dhe ka dërguar në qendrat vendimmarrëse të Evropës dhe SHBA .
    Pastaj kryetarët e Nënkëshillave të KMDLNJ-së, në Mitrovicë zoti Halit Barani dhe Sabit Kadriu kryetar i Nënkëshillit në Vushtërri , kanë dëshmuar në Hagë mbi dhunën dhe Gjenocidin serbë në Kosovë .
    Kryetari i dikurshëm i KMDLNJ , Zoti Adem Demaçi , ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Pasardhësi i tij ,Akademik Pajazit Nushi, ka takuar të gjitha personalitetet që kanë takuar Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
    Po ashtu prof.dr. Alush Gashi duke qenë anëtar i KMDLNJ , ka prezantuar disa herë në Nju- jork së bashku me z.Avni Spahiu, dhunën dhe diskriminim që Serbia u bënte shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës .
    Si bursiste të Federatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Paris, kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë edhe zonjat e nderuara Zinaida Kuçi dhe Mimoza Ahmeti .
    Në asnjë mënyrë s’ duhet harruar që zoti Bajram Kelmendi është vrarë nga forcat fashiste të Serbisë së bashku me dy djemtë e vet,pikërisht për shkak të veprimtarisë së tij në KMDLNJ .
    Lista e veprimtarëve të KLMDNJ- së , është aq e gjatë që është e pamundur të përmenden të gjithë .
    Gjithësesi duhet të cekët edhe sakrifica e zotit Behxhet Shala ,në periudhën e Luftës, Sekretar ekzekutiv i KMDLNJ- së .
    Në kohë kritike ai ka përcjellur nëpërmjet kanaleve ilegale në Gjenevë , materiale dhe fotografi të shumta me pamje nga gjenocidi që Serbia ka kryer në Kosovë .
    Maksimalisht delegacionet e KMDLNJ – së , janë përkrahur edhe nga Z. Xhafer Shatri , asokohe Ministër i Informatave të Republikës së Kosovës, Arif Ejupi, veprimtar shumëvjeçar i KMDLNJ- së , ka strehuar në banesën e tij në Gjenevë, ,gjatë mbajtjes së nënkomisioneve në prill dhe gusht përfaqësuesit e KMDLNJ -së , pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
    Pastaj mërgimtari Hekrem Mustafë Maliqi , ka dhënë si donacion për nevojat e KMDLNJ- së, kompjuterin Toshiba me të gjitha paisjet .
    Ky kompjuter gjatë Luftës është përcjellur në Kosovë, nga Lokja trime dhe zemërmadhe Raza Kelmendi, kurse djali i saj Lufti Kelmendi ka ndihmuar në shtypjen e informatorëve të KMDLNJ – së.
    Prandaj shtrohet pyetja pse ky rivalitet dhe mohim i një pune me kaq sakrificë ndaj KLMDNJ – së , dhe një armate të tërë të veprimtarëve të tij . Sidoqoftë e drejta dhe meritat janë të atyre që vepruan në kohë .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu