Refleksione letrare të Gjergj Jozef Kolës në 80 vjetorin e Nobelistes Elfriede Jelinek

Shkrime relevante

Refleksione letrare të Gjergj Jozef Kolës në 80 vjetorin e Nobelistes Elfriede Jelinek

Gjergj Jozef Kola, Vjenë REFLEKSIONE LETRARE NE 80 VJETORIN E NOBELISTES ELFRIEDE...

“Antifa” dhe protestat në Shqipëri dhe Europë!

Nga Kol M. Marku - Itali ____ Studiues, ish-ushtarak, Nënkolonel (R) . _____ I. Shqipëria përballë...

Shqipëria nuk është pronë e politikanëve

Nga: Xhemil Zeqiri ____ Një qeveri e përkohshme njëvjeçare, një Kushtetutë që mbron...

Veproni e mos rrini duarkryq para fanatizmit religjioz

Një imam, përballë flamurit më të urryer religjioz të ISIS-it, pjellës...

Talibanët në internet: Kur mirënjohja vdes, por WI-FI funksionin!

Varje nga ana e Talebanëve në Afganistan Lirim Gashi, Prishtinë _____ Talibanit të sotëm...

Shpërndaj

REFLEKSIONE LETRARE NE 80 VJETORIN E NOBELISTES ELFRIEDE JELINEK 

1. Jelinek dhe Çmimi Nobel.

Elfriede Jelinek ia kushtoi jetën letërsisë dhe poezisë. Romanet e saj i kishin sjellë tashma nji njohje letrare ne rrethet e ndryshme, por kur Michael Haneke e përshtati për film romanin e saj me sfond autobiografik, «Pianistja», vepra e saj mbërriti te nji publik ndërkombëtar edhe ma i gjanë tuj i dhane famen e perbotshme. Filmi mori disa çmime në Kanë më 2001; më 2004, Jelinek fitoi dale ketij filmi edhe Çmimin Nobel për Letërsi.
Edhe ne Shqipni romani i Ismail Kadaresë, «Gjenerali i ushtrisë së vdekur», ishte përshtat ma pare për film. Mirëpo, ndërsa filmi i Hanekes triumfoi ndërkombëtarisht, ekranizimi i romanit të Kadaresë nuk arriti asnji sukses as monetar e as publicistik…

2. Jelinek dhe teatri.

Jelinek ishte dhe mbetet, edhe në moshën 80-vjeçare, para së gjithash dramaturge. Teatri qëndron në qendër të krijimtarisë së saj, ndërsa Kadare u shqua kryesisht si romancier dhe nuk i dha teatrit nji peshë të krahasueshme në veprën e vet.
Në Shqipni, ndërkaq, Shkodra ishte qysh në shekullin XIX kryeqyteti i teatrit, ndërsa në qytetet e tjera nji jetë teatrore e krahasueshme nisi me u zhvillue vetëm në vitet tridhjetë të shekullit XX.

3. Teatri i Shkodrës sot.

Sot, tradita teatrore e Shkodrës ka ra në harresë në nji masë të madhe. Veprat e dramaturgëve shkodrane as qe vihen në skenë, në kundërshtim me nji traditë ku autorët e qytetit kishin pothuejse vetvetiu vendin e tyne në repertor.
Njikohësisht, dramaturgët dhe regjisorët që kanë studiue jashtë vendit dhe kanë korrë sukses atje, përjashtohen. Në vend të tyne, u kthehen pjesëve të realizmit socialist dhe vazhdojnë me angazhue regjisorë pa formimin përkatës profesional, të dalun prej shkollave të punëtorëve të realsocializmit.
Ky, simbas meje, asht drejtimi i gabuem për teatrin dhe letërsinë, por, mjerisht, drejtimi i duhun për me ushqye struktura të mbylluna pushteti dhe korrupsionin.
“Koha fshin e harron, porse arti asnjihere…” shkruen nobelistja austriake Jelinek.

Më 20.10.2026 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu