ARKIVI:
12 Mars 2026

Republikanët nuk do t’i gjunjëzohen Vlladimir Putinit!

Shkrime relevante

Ukraina: Dokumente të rrjedhura tregojnë humbje të mëdha ruse

NTB / Document.no Rusia thuhet se ka humbur mbi 1,3 milion ushtarë...

E fundit: Shpërthimi në Ambasadën e SHBA-ve në Oslo: Tre vëllezër arrestohen për terror me bombë

VG Të tre janë shtetas norvegjezë me origjinë irakiane. Policia nuk mund...

Hizbollah dhe Irani sinkronizojnë sulmet

Hezbollah fighters carry the coffin of their comrade, Ali Ahmad Hussein,...

Organizata politike “Xhemijeti”, bashkimi i shqiptarëve në robëri

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë ORGANIZATA POLITIKE XHEMJETI (BASHKIMI) E TË...

Në politikë paska xhelozi e pabesi, plus tradhëti?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi Vjosa Osmani apo Albin Kurti? Kush e...

Shpërndaj

Bardhyl Mahmuti, politolog, Zvicër
___
Në kohën kur regjimi totalitar komunist i BRSS-së kishte përcaktuar si strategji globale të krijojë një “epërsi ushtarake më të fuqishme se të gjithë armiqtë e komunizmit së bashku”, presidenti republikan i SHBA-ve, Ronald Reagan e gjunjëzoi “mbretërinë e së keqes” dhe i hapi rrugë procesit të demokratizimit të shteteve të Europës, të cilat pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u ¨ballafaquan me sistemet totalitare njëpartiake”.
Mirëpo mungesa e vendosmërisë që tregoi Barack Obama gjatë dy mandateve presidenciale, pati si rezultat negativ rikthimin e fuqishëm të Rusisë putiniane në skenën politike ndërkombëtare dhe përforcimin e asaj që presidenti George W. Bush e cilësoi si “Bosht i së Keqes”.
I trimëruar nga indiferenca e Barack Obamës, Vlladimir Putini shpalosi hapur ambiciet për të rikthyer nën tutelën e Rusisë, shtetet që dikur ishin nën influencën sovjetike. Agresioni ndaj Ukrainës ishte hapi i parë drejt realizimit të abicieve ekspansioniste ruse.
Ndërkohë që “Bosht i së Keqes” u mobilizua tërësisht në ndihmë të Rusisë (me armatim, me njerëz dhe me përfshirjen në shmangien e sanksioneve që iu vendosën Rusisë), administrata e presidentit Biden dhe shtetet e demokracive perëndimore nuk përmbushën as 10 % të premtimeve që iu bënë Ukrainës.
Meqenëse gjatë garës së fundit presidenciale, ish-presidenti amerikan Donald Trump premtoi se do ta përfundonte luftën në Ukrainë shumnë shpejt, ndërsa, siç bëjnë me dije mediat, pas fitores më 5 nëntor 2024, presidenti Trump i ka kërkuar Putinit të mos e përkeqësojë gjendjen në Ukrainë.
Intensifikimi i bombardimeve ruse të caqeve civile në Ukrainë dhe mospërfillja e rekomandimeve të Donald Trumpit, kanë shtruar dilema të mëdha. Sidoqoftë, shumica e njohësve të politkës amerikane vijnë tek i njëjti konstatim: republikanët nuk do t’i gjunjëzohen Vlladimir Putinit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu