ARKIVI:
20 Maj 2024

Rreth librit ”Fan Noli dhe një revolucion i ikur” të Robert C. Austin

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ilir Canhasi, Suedi
”Fan Noli dhe një revolucion i ikur” quhet libri i Robert C. Austin.
( Demokracia Shqiptare në vitet 1920-1924)
Për ta kuptuar edhe më mirë shoqërinë shqiptare ju duhet ta lexoni patjetër këtë libër.
Vitet 1920-1924 e pasqyrojnë më së miri
luftën për pushtet, vrasjet, intrigat,tradhëtit, shantazhet, blerjet e politikanëve shqiptarë nga vendet fqinje dhe ndërhymjet e vendeve të tjera për interesa të tyre.
E dinit se gjatë viteve 1920-1924 Shqipria kishte 12 qeveri, e imagjinoni për pesë vite kishim 12 kryeministra që i bjen nga 2.4 kryeministra në vit.
Në libër gjenë edhe mbështetjen që Noli e bënte ndaj shqiptarëve të Kosovës edhe përkundër poltikanëve të Tiranës që ishin në një vijë me qeverinë në Beograd,(Beogradi kërkonte një qeveri në Tiranë që injoron çështjen e Kosovës).
Por edhe Noli kur u bë kryeministër nga frika e Beogradit nuk e mbajti fjalën dhe dëshirën e kryengritësve që B. Currin , H. Prishtinën ti fuste në qeveri.
Ikja e Zogut dy herë në Serbi.
Noli -jo, Zogu -po.
Kush i bënte më shumë lëshime Serbisë e merrte qeverinë në dorë me ndihmën e Beogradit.
Më në fund Zogu ra dakord për pesë pika:
1. Heqjen dorë për Shën Naumin dhe Vermoshin
2. Shpërndarjen e komitetit të Kosovës
3. Rol të madh për kishën ortodokse serbe në punët e kishës ortodokse shqiptare
4. Krijimin e shkollave për pakicat serbe dhe maqedonase. ( Fjalimi i Nolit në një sesion të Këshillit të Lidhjes 1921: ai shtoi se një milionë shqiptarët që jetonin në Kosovë nuk kishin asnjë shkollë, ndërkohë që i vetmi fshat serb në Shqipëri, Vraka, me gati 100 banorë kishte një shkollë, e njëjta gjë ishte edhe për çamërinë, shqiptarët nuk kishin shkolla, ndërsa minoriteti i vogël grek në Shqipërinë e Jugut kishte disa shkolla).
5. Lidhje më të mira tregtare dhe ekonomike në favor të tyre.
Anglezët dhe Amerikanët ndihmuan Shqipërinë të antarësohet në Këshillin e Lidhjes, por Anglezët nuk e përkrahnin Nolin, ata e përkrahën Zogun për interesa të veta dhe se ai ishte udhëheqësi më i përshtatshëm( çështja e naftës – APOC).
I dërguari i tyre që e përkrahte Zogun, Ejers, kur ishte problemi mes komuniteteve katolike, myslimane dhe ortodokse shtonte se: ”si rregull” myslimanët ishin ”më pak intelegjentë dhe më pak të arsimuar se sa të krishterët,” por përvoja e mëparshme në qeverinë osmane u jepte kontrollin mbi postet kryesore të qeverisë dhe ata kishin ruajtur metodat turke.
Noli- duke parë se po humbte pushtetin dal ngadalë dhe kur të tjerët filluan ti ja kthejnë shpinën bën gabimin më të madh në karrierën e tij, afrimin me Bashkimin Sovjetik.
Këtu Zogu doli më i mençur dhe dinak se Noli.
Noli e bëri këtë hap pa u konsulltuar me ”miqët” që kishte, hap ky që Zogu gjithnjë e bënte.
Nga dëshprimi që fuqitë e mëdha nuk i japën hua, ra dakord që të njofin njëri tjetrin ku Bashkimi Sovjetik dërgoi me shpejtësi korin diplomatik në Tiranë.
Noli pendohet thellë për këtë veprim dhe kërkon shtyerjen e këtij procesi të njohjes dhe kërkon largimin e diplomatëve nga vendi.
Sovjetikët largohen nga Shqipria duke akuzuar Britaninë e Madhe që qëndronte prapa këtij vendimi, duke e akuzuar këtë të fundit që i ka premtuar Nolit ndihmë në luftën kundër Zogut.
Në fund, në janar të vitit 1925, rikthehet Zogu dhe mban pushtetin deri me 7 prill të vitit 1939 kur Shqipria pushtohet nga Italia.
Sa bukur e përfundon autori me këtë mesazh të çmuar ;
Se shumë nga këto probleme të viteve 1920-1924 janë rishfaqë në të gjitha shoqëritë shqiptare pas rënies së komunizmit dhe shpartallimit të Jugosllavisë.
Autori kishte shpresuar se liderët e rajonit pas vitit 1989 do të kishin ndarë pak kohë për ta studiuar Nolin dhe për të zbuluar se ku gaboi. Por duke parë gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Ballkan duket qartë se ata nuk janë marrë me të.
Pra, këta liderë nga mosdija e bënë që historia të përsëritet, ngjashëm me gabimet e viteve 20-ta.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu