ARKIVI:
16 Mars 2026

Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë, sepse nuk patën fatin si Luana Bajrami?

Shkrime relevante

Shqiptarët krenarë me binomin Vjosa-Albinin

Parresidentja Vjosë Osmani me  -U.S.  -Army War College -     Idriz Zeqiraj, Gjermani  ______  ...

A ka nevojë Kosova për rikthimin e një lideri të provuar?

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan  Në momente të caktuara historike, shtetet përballen...

Luljeta Pula për librin e Vuksan Kolës, “Historia e psikiatrisë së Shqipërisë”

Prof. Dr. Luljeta Pula NË SHENJË RESPEKTI DHE NDERIMI PËR PUNËN E...

Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë, sepse nuk patën fatin si Luana Bajrami?

Blerim Latifi, filozof nga Prishtina Një vajzë nga një katund i panjohur...

Shpërndaj

Një vajzë nga një katund i panjohur i Kosovës emigron bashkë me familjen në Francë. Atje ajo zbulon talentin për aktrim. Rol pas roli, një ditë emri i saj lexohet mes fituesve të çmimit Oscar, çmimit më të rëndësishëm në botë për kinematografinë.
Tani merreni me mend skenarin tjetër: familja e saj nuk emigron. Ajo mund ta ndiejë prirjen për aktrim, por ambienti social rreth saj e dekurajon. Ligji i pashkruar i këtij ambienti është patriarkal dhe i diskriminon vajzat e gratë në çdo hap që hedhin jashtë shtëpisë.
Këtij ligji i shtohet edhe propaganda sistematike vehabiste, e cila u kërkon vajzave të mbulojnë fytyrën, të “zezohen”, të gjejnë sa më shpejt një burrë dhe të përfundojnë të mbyllura në pronën e tij shtëpiake.
Kështu krijohen të gjitha kushtet që talenti i një vajze të vritet para se të lindë plotësisht.
Ky nuk është rrëfimi mbi fatin e një individi.
Ky është dallimi mes një shoqërie që e çliron potencialin krijues të individit dhe një shoqërie që e mbyt atë.
Në njërën anë është bota që i jep mundësi vajzês të bëhet artiste me famë ndërkombëtare.
Në anën tjetër është bota që e redukton atë në trup, në “nder familjar” dhe në objekt kontrolli të një burri patriarkal.
Dhe pyetja nuk është vetëm se çfarë do të bëhej ajo vajzë.
Pyetja është: Sa talente të vajzave dhe grave janë vrarë në heshtje në Kosovë, sepse nuk patën fatin si Luana Bajrami, me suksesin e së cilës sot mburremi pa meritë?
Ky vend u çlirua nga Serbia dhe i shpëtoi gjenocidit, por vazhdon të vuajë shumë nga fantazmat e mesjetës, të cilat po e tërheqin fort drejt humnerave të së kaluarës, nën shikimin e heshtur të intelektualëve frikacakë dhe politikanëve zuzarë, që për një grusht votash bëjnë pakte me dreqin e me t’birin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu