Shqiptar Shaljani tregon se si islamisti Mustafa Bajrami, propozon “pasaportë diplomatike” për një lexues të Kuranit

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
PASAPORTA DIPLOMATIKE SIPAS MULLAH MUSTAFËS !
Kur mendon se tashmë i ke dëgjuar të gjitha, gjithmonë del një ide e re nga arsenali ideologjik i Mustafë Bajramit. Kësaj radhe ai i propozon shtetit të Kosovës një reformë të madhe diplomatike: pasaportë diplomatike për një lexues të Kuranit.
Sipas këtij arsyetimi, një djalosh që reciton bukur dhe që është pritur nga Recep Tayyip Erdoğan paska bërë më shumë për diplomacinë e Kosovës sesa ambasadorët dhe diplomatët e saj.
Të jemi të qartë: talenti i një të riu si Egzon Ibrahimi nuk është problemi. Çdo talent meriton respekt. Por kur një sukses personal shndërrohet në platformë për propagandë ideologjike, atëherë kemi të bëjmë jo me diplomaci, por me marketing fetar.
Sepse nëse kjo logjikë pranohet, atëherë duhet të bëjmë disa reforma të shpejta institucionale:
Ministria e Punëve të Jashtme mund të shndërrohet në një medrese diplomatike, ndërsa ambasadorët mund të përzgjidhen me konkurs zëri për tilavet.
Egzon Ibrahimi…, është pritur nga Recep Tayyip Erdoğan në Ankara
______
Madje, për të kursyer kohë dhe procedura burokratike, ndoshta duhet të krijohet edhe një “Akademi Diplomatike të Mullahëve”, ku kriteri kryesor për karrierë ndërkombëtare të jetë sa bukur e lexon një tekst fetar para mikrofonit.
Sepse sipas kësaj logjike të re, diplomacia nuk paska lidhje me ekonomi, kulturë, histori apo politikë shtetërore. Diplomacia qenka thjesht një garë zëri.
Dhe kështu, ndërsa shtetet serioze ndërtojnë imazhin e tyre me universitete, shkencë, kulturë dhe diplomatë profesionistë, tek ne gjithmonë gjendet ndonjë mullah që mendon se reputacioni i Kosovës në botë ndërtohet me mikrofon dhe me jehonë në një sallë recitimi.
Në fund mbetet vetëm një pyetje:
A po kërkon mullah Mustafë Bajrami një pasaportë diplomatike për një lexues të Kuranit…
apo thjesht po përgatit terrenin që një ditë ta kërkojë edhe për veten?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu