Ndër librat që i ka munguar Kosovës është ajo e fillimeve të arsimit të lartë të shqiptarëve, para kohës së themelimit të plotë t’e Universitetit të Prishtinës.
Këtë zbrazësi që është ndjerë si informatë ndër vite e plotëson Prof.Dr. Xhavit Bicaj, profesori i njohur i onkologjisë nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, me bashkëautorin tjetër, Prof. sc. Nexhat Miftarin.
Xhavit Bicaj konsiderohet edhe si nismëtar i themelimit të kësaj dege, që për vite të tëra i mungonte vendit për zbulimin dhe diagnostifikimin e sëmundjeve që i përfshin dega e shkencës mjekësore të onkologjisë.
Andaj, botimi i këtij libri aq të munguar ndër ne për fillet e formimit të kësaj dege mjekësore dhe jo vetëm të saj, është një lajm i mirë kulturor për Kosovën dhe mbarë Shqiptarinë.


