ARKIVI:
12 Mars 2026

Shkaku i luftës civile dhe uniteti kombëtar sipas Skënderbeut

Shkrime relevante

Ukraina: Dokumente të rrjedhura tregojnë humbje të mëdha ruse

NTB / Document.no Rusia thuhet se ka humbur mbi 1,3 milion ushtarë...

E fundit: Shpërthimi në Ambasadën e SHBA-ve në Oslo: Tre vëllezër arrestohen për terror me bombë

VG Të tre janë shtetas norvegjezë me origjinë irakiane. Policia nuk mund...

Hizbollah dhe Irani sinkronizojnë sulmet

Hezbollah fighters carry the coffin of their comrade, Ali Ahmad Hussein,...

Organizata politike “Xhemijeti”, bashkimi i shqiptarëve në robëri

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë ORGANIZATA POLITIKE XHEMJETI (BASHKIMI) E TË...

Në politikë paska xhelozi e pabesi, plus tradhëti?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi Vjosa Osmani apo Albin Kurti? Kush e...

Shpërndaj

Dilaver Goxhaj, Tiranë

___

Sulltan Mehmet Fatihu, i cili sundoi Perandorinë Osmane nga gushti 1444 deri në shtator të 1446, dhe më vonë nga shkurti 1451 deri në maj të 1481, në qershor të vitit 1461 plaçkiti vendin e Venedikut në Peloponez.

Prandaj venedikasit, të cilët ishin aleatë dhe të lidhur me miqësi shumë të madhe me Skënderbeun, dërguan tek ai si përfaqësues Gabriel Trivizanin dhe e nxitën t’i shpallte luftë Mehemt Fatihut, i cili prishi i pari besëlidhjen dhe shkeli i pari besën. – shkruan Marin Barleti, dhe vijon:Skënderbeu bëri marrëveshje me Papa Piu II (i cili më parë quhej Enea Silvius), për të sulmuar ushtrinë e Mehmetit Fatihut së bashku me forcat e krishtera e kryqtare të Republikës së Krishterë, për ta larguar ushtrinë osmane përfundimisht nga Ballkani.

Dhe, ditën që Skënderbeu e priste në Epir Papa Piu-n II me ushtrinë e tij, sipas marrëveshjes, më 14 gusht 1464, Piu II vdiq. Skëndërbeu nuk u tremb aspak nga kjo hata e mynxyrë e të krishterëve, por thirri ushtarët e vet, dhe pasi ngriti sytë në qiell, tha me zë të lartë e me një frikë perëndie shumë të madhe në zemër: “Dhe që ta them me fjalë atë që kam në mëndje, asnjë shtet apo popull nuk është aq i fortë saqë, kur s’ka armiq jashtë, të mos ketë as brenda për t’u ndeshur e matur me të dhe për t’u ndrydhur e shtypur njeri-tjetrin me forcat e veta, meqë e shohin veten të siguruar nga rreziqet e jashtme.

Makar (të paktën) të mos e kishin rrënuar romakët Kartagjenën, shemrën dhe kundërshtaren e vet, të mos e kishin zhdukur armikun e jashtëm, për të pasur ngaherë se kujt t’i trëmbeshin, atëherë me siguri që nuk do të ishin bërë shkrumb e hi nga luftrat civile, nuk do të kishin kthyer armët kundër vetëvetes, shteti dhe perandoria e tyre do të qëndronin ndoshta tani në këmbë.

Dhe me të vërtetë, frika e jshtme, e cila thuhet se është roja më e mirë dhe lidhja më e fortë e bashkimit të brendshëm, do t’i kishte ruajtur e shpëtuar ata.Edhe ne, po të mos e kishim armikun jashtë, po të mos e kishim kundërshtarin që të na mbante në shqetësim e në frikë, pa dyshim që do t’i kthenim armët kundër vetes sonë e do të shkatërroheshim të gjithë së bashku me luftrat e brendshme dhe civile.” (Marin Barleti “Histori e Skënderbeut”, Tiranë 1983,f.599-600).

* * *

Në rast se i kthehemi historisë 78 vjeçare (1945-2023) të Republikës sonë të Shqipërisë, në epokën 45 vjeçare enveriane (sikundër duan ta etiketojnë demokrato-socialistët tanë), e kishim armikun e jashtëm dhe e prisnim nga dita në ditë, (Greqinë e Jugosllavinë), pra, e kishim përherë kundërshtarin që na mbante në shqetësim e në frikë, prandaj qëndruam të bashkuar si popull edhe pse me katër fe të ndryshme si asnjë vend tjetër në Evropë; prandaj dhe u shumuam nga 1 milionë që ishim, në gati 4 milionë për 40 vjet, duke ngritur të gjitha llojet e industrive duke mos u njohur fare papunësia; prandaj arritëm që gjithçka ta prodhonim në vend me forcat tona; prandaj e siguruam bukën në vend dhe krijuam rezerva për 30 vjet edhe pse 76% e territorit të Republikës e kemi kodrinor e malor; prandaj krijuam një ushtri që nuk mund të na pushtonte as edhe një koalicion armiqsh, falë atij uniteti të brendshëm, ku dhe armatimin arritëm ta prodhonim vetë; prandaj elektrifikuam me forcat tona dhe falas edhe deri kasollen e fundt të fshatit më të thellë malor; prandaj bonifikuam të gjitha kënetat që zotëronin 40% të Shqipërisë Perëndimor dhe ngritëm një shëndetësi të shtrirë edhe deri në fshatin më të vogël e më të thellë të vendit me mjekë, mami e infermier/e dhe gjithcka falas; ishte kjo përkujdesje shtetërore që bëri të mundur shtimin e jetëgjatësinë mesatare të popullit nga 38 vjeç në 72 vjeç si rrjedhojë e zhdukjes të të gjitha llojeve të epidemive; prandaj nuk i njihej as emëri drogës si dhe prostitucionit; prandaj nuk e kishim as në fjalor fjalën korrupsion.

Dhe të gjitha këto, pse ishte ajo frika e jashtme prandaj nuk kishim armiq brenda dhe prandaj nuk i kthyem armët kundër vetes sonë, si rrjedhojë e pasjes të një uniteti popull-parti të jashtëzakonshëm.

Dhe këtë 33 vjet (1990-2023) që kemi krijuar bindjen se nuk kemi armik të jashtëm, realisht nuk kemi asnjë prodhim tonin bujqësor apo industrial, madje as domate e as patate, e jo më bukën; i vetmi prodhim bujqësor masiv është kultivimi i drogës kurse e gjithë toka bujqësore është djer; nuk kemi asnjë lloj industrie, as bujqësi, aspak mjekësi në fshat por vetëm në qytetet kryesore dhe jo falas; popullsia ka emigruar dhe kemi mbritur në gati 1 (një) milionë banorë, si në vitin 1945, ku i gjithë fshati si dhe qytezat industrial janë zbrazur gati 80%; industrinë dhe armatimin e çuam të gjithë për skrap prandaj dhe mburemi pse nuk kemi as ushtri, deri dhe policimin e hapësirës ajrore na e bëjnë armiqtë e nesërm të mundshëm; kemi shkatërruar gjithçka që përmenda më lart, në zbatim të parrullës politike qysh ditën e parë të pluralizmit politik: “Gjithçka ta fillojmë nga zerua”, e cila përmendej nga politikanët e djat

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Paftyrsia e ushtarakut te diktatures . Nuk ndalet te perserise gënjeshtrat e pseudohistorise te diktatures 45 vjecare ne Shqiperi .Se pari ne se Socialistet e sotem e quajne ate periudhe si ‘enverjane ‘ populli mbare e quan ‘diktature ‘ .M.q.se me paturpsi deklaron nuk kishte papunsi ,une deshmimtare e fund viteve 1970 ju them se pas gjimnazit duhej te kryenim nje stazh 1 vjecar ,plot 12 muaj .ne fshat .Dhe ky eksperiment ishte përhapur si deshire e rinise, aksion ne vitet 1974 – 1975 ne mos gaboj per te fshehur krizen e paunsise .Me detyrim perndryshe kurre nuk te jepnin pune këshillat e lagjes Nen pretekstin e luftes se klasave te rinjve e te rejave nuk u afroheshin pune per vite me rradhe .Gënjeni me te njejten paturpsi per sigurimin e bukës ne vend si dhe rezerva per 30 vjet kur 75 % e popullsise jetonte ne fshat dhe duhej te hante vetem buke misri .Duke përjashtuar fshatrat kufitare se mund te arratiseshin se bashku me bagetite ne boten e lire .4 miljon banore ,urra ,fitore e diktatures .Dhe ne dhomat e gjumit deportuat duke gjurmuar viktimat e projektuar por shumëzimin nuk e ndaluat dot se kjo ishte plus per ju, shtonte krahe pune te skllevërve tuaj .Sot qe ka mungese te perimeve ,frutave dhe bylmetit jeni JU dhe krejt armata e juaj fajtore nr. 1 .Jane partite dhe prin pasardhesja e PPSH , sot PS qe nuk ndihmuan fshataret, fermaret , blegtoret me ndihma materiale e monetare,qe ndihmat e BE per bujqësinë u vodhen nga te gjithe ministrat e te gjithe qeverive Tash po denohen 1/ 5 e hajduteve ,me vonese se demi eshte bere ,rinia ka zbrazur fshatrat . Ju ,ushtaraket e dikurshëm te diktatures qe u shperndate ne 5 kontinentet e botes ,* njejte si punonjësit e sigurimit te jashtëm te diktatures ) , me femijet tuaj te rritur tashme jeni udheheqes te kartelave te droges .Jeni pikerisht ju , Gjenerali i ushtrise se diktatorit Hoxha qe ja keni lene amanet ( si Nexhmija femijve te tyre ) birit tuaj po ushtarak te shkararroje sa ne shume vendin qe te rimëkëmbet emri i diktatorit .Ky eshte i vetmi shkak qe Shqiperia rrenohet . Enderroni dhe ca kohe se do te shkruhen pozitivisht per ty ,te birin tuaj e krejt faren tuaj te keqe . GABOHENI . Ne faqen e zeze te historise e keni vendin

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu