ARKIVI:
15 Qershor 2026

Shkopi magjik i Vjoses

Shkrime relevante

Urim për Dom Nosh Gjolajn në 50 – vjetorin e meshtarisë së tij

Nga Frank Shkreli I dashur Dom Nosh: Me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë...

Midis Kujtesës dhe përgjegjësisë: Nafi Çegrani – një promete i kohës sonë dhe dëshmitar i ndërgjegjësshqiptare

Bajram Kabashi, Prishtinë Ka fate njerëzore që nuk i përkasin vetëm një...

Terrorizmi nga pseudoanalistët kriptoenveristë

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  Ka 15 ditë që po i ndjek protestat në...

Bojkoti i qytetarëve dhe vota e shqiptarëve për partitë serbe!

Florim Zeqa Zgjedhjet e 7 qershorit e nxorën në pah një paradoks...

Indoktrinim i çuditshëm, poezi nga Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI Poezi INDOKTRIM I ÇUDITSHËM 1.   Kaherë më përcjellë hija e zbehtë e thënies...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Ka ndodhur për herë të parë në histori që një Listë akoma pa u shndërruar në Parti të futet me qindra mijëra vota në Parlament dhe Qeveri.
Sepse Vjosa e ka një shkop magjik që prodhon mrekulli, apo sepse politika e Ldk-ës ishte aq budallaqe saqë djajtë e Partisë i shiste si melaqe.
Dhe kur një parti djajtë e saj i shet si melaqe, ata mbesin pa (brekë) gaçe.
Ndërkaq kur melaqet pa gaçe Vjosen e trajtojnë dhe paraqesin para publikut si djall, atëherë ajo me një listë të zakonshme, zemrën ua kallë.
Thjesht i len me gishta në gojë dhe ua bënë jetën karaboj.
Mirëpo as Vjosa nuk është melaqe aq sa shitet, por i ka duart magjike prandaj i dalin të mira simitet.
Në këtë rast vlenë ajo thënia: “Kush është i Zoti, mos i koft i zi moti”.
Neve që e kemi përkrahur Vjosen pa asnjë rezervë dhe interes, na ka parë hajrin Albena Reshiti dhe disa rriçna të Malishevës, që besojnë se Bosna është kryeqytet i Sarajevës.
Mirëpo gjithmonë ekziston pjesa e dytë e lojës.
Këtë ia kam pas thënë një herë edhe Hashim Brojes.
Asgjë kundër Albena Reshitit sepse falë saj u zgjodh Vjosa Kryetare.
Albena së paku i përdor partitë si pampersa dhe i hedh në shportë të bërllokut.
Në fakt Partitë tona as që e meritojnë më mirë, prandaj të lumt Albena vendasja ime e bukur, (keq) përdori shlirë.
Vetëm më trego cila parti është në radhë dhe unë do të ndihmoj për ta shndërruar në Pampers.
Rri pa vesese, se do ta mbajë fjalën për besë.
Kohë të gjatë kam heshtur për shumë gjëra, sepse kam besuar se njerëzit të cilëve u besoj, kanë shumë vlera.
Mirëpo nuk do të heshti edhe shumë gjatë…
Sepse nuk meritojnë aq shumë afat.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu