Shkrimi i parë që filloi karrierën time modeste gazetareske

Shkrime relevante

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

16 Shtatori, Dita e Drejtësisë apo dita që (s)mund ta tronditë Kosovën?

Prof.Dr. Fadil Maloku,sociolog nga Prishtina Analizë hipotetike sociologjike. Këtyre ditëve, duke pritur...

Përpellac i lashtësisë

PËRPELLAC I LASHTËSISË Poezi Dikur, me burra të ndershëm e gra fisnike, me djem të...

Prishtina duhet ta nderojë Bogdanin, jo ta glorifikojë pushtuesin; xhamia tek “Muzeu i Kosovës” të bëhet “Muzeu Pjetër Bogdani”

Basri Beka, Prishtinë ___ PROPOZIM ___ XHAMIA TEK MUZEU I KOSOVËS TË BËHET “MUZEU PJETËR...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

Të dashur kolegë e të nderuar miqtë e dashamirët e mi…Një mik imi më pyeti ditët e fundit nëse më kujtohej se cili ishte shkrimi im i parë, i botuar. Nuk m’u kujtua menjëherë por pas pak kërkimi, ma mori mendja se duhej të kishte qenë revista “Jeta Katolike Shqiptare”, organ i Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane, me Drejtor Përgjegjës Dr Monsinjor Zef Oroshin. 54-vjet më parë, ishte viti 1971. Në Amerikë isha më pak se një vit. Në moshën 21-vjeçare, ende kisha në plan të vazhdoja studimet që kisha filluar në Kroaci si seminarist. E si rrjedhim, gazetarinë (karrierën time më vonë pranë Zërit të Amerikës) as nuk e kisha ndër mend fare, por i angazhuar pranë Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, nën drejtimin e Monsinjor Zef Oroshit, ndonëse  pa asnjë përvojë në fushën e gazetarisë, me inkurajimin e Dr Oroshit, megjithse pa përvojë, fillova të shkruaja për revistën e lartë përmendur, Jeta Katolike Shqiptare.

Ishte pra, viti 1971. Regjimi i Enver Hoxhës kishte shpallur Shqipërinë shtetin e parë atesit – kundër Zotit dhe ishte në kulmin e luftës kundër fesë dhe klerit shqiptarë në përgjithësi, por sidomos inatin e madh e kishte me klerin katolik shqiptar. Kjo luftë kundër fesë dhe klerit, ishte shtrirë edhe në Nju Jork, ku përfaqsuesit e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara i kishin shpallur luftë veprimtarisë së klerikëve shqiptarë që vepronin në biotën e lirë, sidomos në Nju Jork dhe Detroit, e të cilët ishin arratisur vite më parë nga Shqipëria komuniste për të shpëtuar jetën. Përfaqsuesit “diplomatikë” të Shqipërisë komuniste gjatë 1970-ave dhe 1980-ve në OKB nuk mund të na shiten tani si “patriotë”, sepse veprimtaria e tyre në atë kohë ishte shumë shkatërruese dhe tepër përçarse dhe aspak e “lavdishme”, në komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe. Por nejse, qoftë e shkuar ajo kohë!

Qëllimi i këtij shënimi është për miqtë e mi, më shumë personal – në përgjigje të pyetjes së mikut tim se cili ishte shkrimi i parë i botuar i imi dhe ku – por po e ndaj më gjërsisht edhe për kuriozitet të kolegëve dhe dashamirësve të të tjerë, sa për informacion.

Ishte pra ky shkrim me karakter fetar — për një revistë fetare — në mbrojtje të klerit katolik shqiptar, të sulmuar, të vrarë, të burgosur e të përsekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për dekada – e që me hir ose pa hir — hahahaahaha filloi, si të thuash, karrierën time modeste në fushën e gazetarisë.

The rest is history, my friend!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu