Nga Aurel Dasareti
Udhëkryqi mes “errësirës” dhe “dritës” për shqiptarët mund të shihet si një moment reflektimi për zgjedhjet historike, politike dhe shoqërore. Unë shpesh analizoj polarizimin e thellë mes “errësirës” (korrupsioni, përulja ndaj të huajve, shpopullimi dhe shkatërrimi) dhe “dritës” (uniteti, vetëdija kombëtare dhe ngritja e shtetit).
Shqetësimet për mbijetesë për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës të prishin gjumin e natës, dhe më pas bombardohesh me mesazhe që të bëjnë të shohësh një makth shumë më të madh.
***
Emigracioni dhe shpopullimi: Dilema e një pjese të madhe të shoqërisë që për shkak të varfërisë largohet për një jetë më të mirë (drita për individin), duke lënë pas një sfidë demografike për vendin (errësira për zhvillimin kombëtar).
Zhvillimet e fundit: Demonstratat 3 mujore dhe debatet e thella në shoqëri tregojnë një kërkesë të vazhdueshme për llogaridhënie të kryekriminelit antishqiptar Edvin Kristaq Rama (që duhet të dënohet për Tradhti të Lartë) dhe fëlliqësirave që e rrethojnë dhe një të ardhme më të sigurt për vendin.
Shqiptarët ndodhen përballë sfidave të mëdha historike, ekonomike dhe shoqërore, ku zgjedhjet e sotme përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ky udhëkryq kërkon reflektim të thellë, unitet kombëtar dhe angazhim për të kapërcyer vështirësitë dhe për të ecur drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.
Sfidat Kryesore
Emigracioni i të rinjve: Largimi i trurit dhe forcës punëtore rrezikon të ardhmen e shoqërisë; domethënë ndryshimet demografike, zbrazjen e vendit nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimin e tyre me emigracion nga Azia, Afrika, Lindja e Mesme…
PS: Shqiptarë autoktonë do të thotë banorë vendës dhe të hershëm që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan që nga koha e paraardhësve të tyre, ilirëve. Kjo tregon se ata nuk kanë ardhur nga vende të tjera, por janë popullsia më e vjetër rrënjësore në këto toka; kanë rrënjë të thella dhe shtëpi në atë tokë prej mijëra vitesh.
Zhvillimi ekonomik: Nevoja për vende pune më të mira, rroga më të larta dhe më pak varfëri.
Korrupsioni dhe drejtësia: Forcimi i ligjit mbetet çelësi për një shoqëri të drejtë.
Arsimi dhe shëndetësia: Përmirësimi i shërbimeve publike për qytetarët.
Drejtimi për te Ecur Përpara
Investimi te rinjtë: Krijimi i kushteve që ata të qëndrojnë në vend.
Bashkëpunimi rajonal: Lidhje më të forta ekonomike dhe politike ndërmjet shqiptarëve në rajon.
Demokracia e shëndetshme: Pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në vendimmarrje.
***
Për ta thënë butë: – Shqipëria është zyrtarisht një republikë demokratike, por në realitet, gjatë 13 viteve të fundit, nën sundimin e kryekriminelit të gjithanshëm Edvin Kristaq Ramës (duhet të dënohet për Tradhti të Lartë), që përveç pisllëqeve tjera shet vendin dhe e zbrazë atë nga rinia, sistemi i saj politik ka kombinuar elementë autoritarë dhe të kufizuar demokratikë.
Pra, ky hajduti i gjithanshëm është figura politike më e fuqishme e Shqipërisë. Ai është kreu i shtetit dhe përveç gjithçkaje tjetër, kontrollon tre degët e qeverisjes: legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin – ndërsa është gjithashtu komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura (që praktikisht nuk ekzistojnë fare, përndryshe do ta kapnin për zverku dhe hidhnin atë në WC) dhe kontrollon shërbimet e sigurisë, median shtetërore dhe këshillat e komisionet kryesore.
PS: Harrova të them se kontrollon edhe delet që e rrethojnë, të cilat në vend që të reagojnë, ia lëpijnë aletet e pista dhe e simpatizojnë.
Aftësia për të parë ndryshimet midis fjalëve dhe veprimeve është parakushti kryesor për një shoqëri të lirë. Kryekrimineli nuk jep asnjëherë dorëheqje sepse i ka kapur të gjitha pushtetet dhe nuk frikohet nga demonstruesit paqësor. Kriminelët kuptojnë vetëm forcën kundër tyre, jo fjalët. Frika e ruan vreshtin.
***
Varfëria, korrupsioni dhe mungesa e perspektivës ekonomike përbëjnë faktorë kyç që nxisin shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe trojet e tjera, duke çuar në boshatisjen e rajoneve rurale dhe urbane përmes një dëbimi ekonomik të heshtur. Faktorët kryesorë të boshatisjes janë:
- Keqqeverisja dhe korrupsioni: Mungesa e sundimit të ligjit dhe abuzimi me pasuritë publike krijojnë pabarazi dhe heqin besimin te shteti.
- Papunësia dhe pagat e ulëta: Mungesa e vendeve të punës me të ardhura të mjaftueshme detyron familjet dhe të rinjtë të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit.
- Dobësimi i shërbimeve publike: Kushtet e dobëta në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë në zonat periferike shtojnë dëshirën për largim.
Pasojat në trojet shqiptare:
- Boshatisja e rajoneve: Zonat rurale dhe qytetet e vogla po mbeten pa fuqi punëtore dhe pa popullsi të re.
- Plakja e popullsisë: Largimi i trurit dhe i çifteve të reja zvogëlon lindjet dhe rrit moshën mesatare të banorëve që mbeten.
- Humbja e identitetit demografik: Zbrazja e trojeve dobëson praninë shqiptare në zonat kufitare dhe historike, duke ndryshuar balancat rajonale.
***
Tokën që humbasin shqiptarët në çast, asnjë përjetësi nuk mund ta zëvendësojë.
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë një veprimtar, frymëzues. Asgjë – absolutisht asgjë – nuk mund ta zëvendësojë shkëlqimin e një atdhetari entuziast.
Paraja është vetëm një mjet. Mund të të çojë aty ku dëshiron të shkosh, por nuk mund të të zëvendësojë si shofer.
Nuk ka të bëjë vetëm me paratë – por edhe me kthimin mbrapsht të energjisë dhe zgjedhjeve që bën për ardhmërinë e pasardhësve tuaj, jo në kurbet por në vendin e vet.
“Intelektualët” e rremë që shkarravitin gjëra të pavlera e të kota në media të korruptuara antikombëtare janë me shumicë, por nuk do të jenë kurrë në gjendje t’i zëvendësojnë ata të vërtetët.
Ngrihuni tani dhe luftoni mafien e Shqipërisë që po shkatërron vendin tuaj. Në planin afatgjatë, vrasja e mizave me fjalë boshe do të jetë shumë e kushtueshme. Shqipëria po shpopullohet me shpejtësinë e rrufesë, kombi shqiptar është në prag të zhdukjes përfundimtare, vdekjes.
Ata kokëmish që akoma besojnë te krimineli më i madh i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama dhe narco-shtetit pa norma, pa ligje e kushtetutë që ai ka instaluar, mendojnë se po ndjekin yjet, dhe pastaj përfundojnë si peshq të artë në një tas.
Në këtë rast, kur i ftohti përpiqet të zëvendëson nxehtësinë, e mirëpres me gjithë zemër lopatën si i vetmi ilaç efektiv kundër borës!
Një paralajmërim për armikun e Shqipërisë dhe Kombit shqiptar: Kini kujdes nga ata që duan vetëm të jetojnë në paqe në atdheun e tyre. Ata janë të aftë të përdorin çdo mjet të nevojshëm nëse rrezikojnë vdekjen.
Përshëndetje shqiptarë! Zgjohuni tani, menjëherë, tani, tani. Synoni hënën. Nëse nuk e arrini, do të përfundoni midis yjeve.
***
Tradhtia e lartë – është një krim i rëndë kundër shtetit, kombit ose sovranitetit. Në rastin konkret ajo përfshin veprime madhore si ndihma ndaj armiqve që kanë pushtuar tokat tona (sidomos Serbisë…) dhe cenimi i sigurisë kombëtare. A dëgjosh o hajdut?
- Përkufizimi ligjor: Vepër penale ku një qytetar ose zyrtar cenon hapur vendin e tij.
- Llojet e akteve:
- Bashkëpunimi me fuqi të huaja armiqësore.
- Zbulimi i sekreteve ushtarake ose shtetërore.
- Përpjekja për të dëmtuar rendin kushtetues me dhunë.
- Dënimet për këtë vepër janë zakonisht nga më të rëndat në Kodin Penal të çdo shteti, duke përfshirë burgim afatgjatë apo burgim me vdekje.
***
PS: Në shkrimet e mia prej vitit 2001 i kam trajtuar këto tema thelbësore:
Interesi i vendit dhe i atdheut është gjithmonë mbi çdo parti politike apo interes personal. Shteti dhe qytetarët vijnë të parët në çdo shoqëri të lirë.
Udhëkryqi (Errësira – Drita): E konsideroj servilizmin ndaj të huajve dhe korrupsionin si “errësira”. Për të arritur te “drita”, bëj thirrje për bashkim dhe mbështetje te forcat vetjake të kombit.
Jeta ose Vdekja (Shpopullimi): Jam nga ata që me dekada paralajmëroj se Shqipëria natyrale rrezikon shpërbërjen përfundimtare për shkak të mjerimit (varfërisë) dhe largimit të rinisë. Për të shpëtuar kombin dhe për t’i dhënë “jetë” atdheut, përherë kam theksuar nevojën urgjente për burrështetas të denjë dhe patriotë.
22.08.2026
- Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike


