ARKIVI:
11 Mars 2026

Si nuk pranuan shqiptarët ta rrënonin Kishën e Stakajve në Prishtinë para 66 vitesh?

Shkrime relevante

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday,...

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Agim Vuniqi, Vashington A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së...

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Dikush në...

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

A mund të penalizohen deputetët për mungesë në seanca?

Agim Vuniqi, Vashington Një çështje që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

Kisha e Shën Ndout në Prishtinë, e cila tash 66 vjet nuk ekziston më u ngrit në vitin 1927.

Ishte e njohur si Kisha e Stakajve. Familja Staka e besimit katolik është ndër familjet e vjetra në kryeqytetin e Kosovës. Kisha u ndërtua aty ku sot është monumenti i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.

U ngrit nga Stak Mirdita i njohur në Prishtinë si Stak Marku. Kur Stak Mirdita nisi të ndërtonte kishën, Shyqri Beg Ramadani dhe disa fisnikë tjerë të besimit islam e ndihmuan financiarisht ndërtimin e saj.

Në vitin 1957, regjimi komunist me pretekst të rregullimit të planit urbanistik vendosi të rrënonte Kishën e Shën Ndout.

Ditën kur u rrënua kisha, ndodhi diçka e pazakontë. Punonjësit shqiptarë të besimit islam refuzuan ta rrënonin kishën. Regjimi u detyrua të angazhonte punëtorë të besimeve dhe komuniteteve të tjera nacionale për rrënimin e saj.

Sipas të dhënave historike, atdhetari i njohur dhe prishtinasi i vjetër Stak Mirdita e pati një përfundim  tragjik të jetës së tij. Më 21 nëntor 1944 pjesëtarët e OZNA-s (shërbimi sekret ushtarak serb) e merr nga shtëpia e tij dhe e burgosin.

Ndërkaq, me datën 23 apo 24 nëntor 1944, gjatë natës, pas torturave mizore e djegin të gjallë në një furrë të qytetit, pasi që atë furrë buke e kishin mbushur me dru e skuqur deri në fund.

Furra ishte e Sava Vitkoviq-it, bukëpjekesit serb nga Hercegovina.

Fundi kaq tragjik i një atdhetari të madh si Stak Mirdita, tregon se serbët dhe Serbia gjithmonë kanë dashur që shqiptarin ta orientojnë dhe shohin vetëm në rrugën që ata e kanë dashur, si një jo shqiptar dhe të lidhur me fenë islame.

Në atë kohë në Kosovë dhe mbarë viset e tjera shqiptare nën pushtimin serbomadh, ka domunuar fryma e antishqiptarëve të tërbuar, si Aleksander Rankoviqi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Stak Mirdita e pat nje perfundim shume tragjik. Atë me 21 nentor 1944 pjesetaret e OZNA e marrin nga shtepia dhe e burgosin. Me vonë, naten, me 23-24 nentor, pasi qe e skuqin furren e bukepjekesit serb Sava Vitkoviq e fusin ne furre dhe e pjekin te gjalle.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu