Sot, në Zagori të Vushtrrisë, në fshatin Zogaj, është bekuar dhe vendosur gurthemeli i Kishës “Shën Flori dhe Shën Lauri” nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Shkrime relevante

Kaos Akustik mbi Çati: Pse Thirrja e Sinkronizuar keq e Ezanit Streson Psikën

Ilustrim: fshati me xhaminë me shtatë minare në hyrje të Maqedonisë...

Stop!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Gurit nuk ia dolët — por...

Mjaft me shtetin selektiv!

Basri Beka, Prishtinë ____ Ajo që ndodhi sot në Vushtrri është serioze dhe...

Kur liria fetare viroset në shqetësim?

Alberto Leka, Prishtinë ____ Ajo që po ndodh rreth ceremonisë së bekimit të...

Shpërndaj

Një gurthemeli për një kishë nuk duhet të vendoset në heshtje!
Një gur u vendos, por një sqarim i mungon opinionit ?
Sapo mora lajmin se sot, në Zagori të Vushtrrisë, është bekuar dhe vendosur gurthemeli i Kishës “Shën Flori dhe Shën Lauri” nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Urime dhe bekime për të gjithë shqiptarët, e veçanërisht për shqiptarët e besimit katolik të Shalës, Vushtrrisë dhe më gjerë!
Por, bashkë me urimin, nuk mund të mos shpreh edhe befasinë dhe shqetësimin tim.
Ceremonia e gurthemelit ishte paralajmëruar për 18 gusht, bashkë me ceremoninë e pagëzimeve. Ndërsa sot mësojmë se gurthemeli është vendosur, në një ceremoni për të cilën, së paku unë, nuk kam parë një njoftim paraprak publik dhe gjithëpërfshirës.
Pse kjo ngutje? Pse ky ndryshim? Dhe pse një ngjarje e tillë u zhvillua në këtë mënyrë?
Nuk i di arsyet dhe nuk dua të bëj hamendësime. Por pikërisht për këtë arsye, pres që Ipeshkvia e Kosovës ta sqarojë opinionin publik.
Sepse, më lejoni ta them hapur: vënia e gurthemelit të një kishe nuk është dhe nuk duhet të jetë një akt që bëhet në heshtje, larg syve të opinionit dhe pa mundësinë që qytetarët, besimtarët dhe të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e saj.
Në një shtet demokratik dhe laik, ku Kushtetuta garanton lirinë e besimit dhe ushtrimit të fesë, një ceremoni e tillë duhet të zhvillohet lirshëm, publikisht, me dinjitet dhe pa asnjë ndjenjë frike apo pengese.
Nëse një gurthemeli për një kishë, në vend se të jetë një festë e hapur e besimit dhe e lirisë fetare, vendoset në një mënyrë që krijon përshtypjen e një ceremonie “klandestine”, atëherë kemi arsye të pyesim: çfarë po ndodh në shoqërinë tonë?
Unë nuk dua që askush të ketë nevojë të fshihet kur ndërton një kishë, kur pagëzohet, kur lutet apo kur shpreh identitetin dhe besimin e vet.
As katoliku, as myslimani, as ortodoksi, as askush tjetër.
Kjo është pikërisht ajo që duhet të garantojë një shtet demokratik dhe laik: lirinë për të besuar dhe për të festuar pa ndërhyrje, pa presion dhe pa pengesa.
Prandaj, sot nuk po bëj pyetje kundër Kishës. Përkundrazi, po bëj pyetje në mbrojtje të dinjitetit të Kishës, të besimtarëve dhe të lirisë fetare.
Ndërkaq, ceremonia e pagëzimit të kandidatëve vushtrrias do të mbahet nesër, më 18 gusht, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në orën 11:00.
Ejani të lutemi dhe të festojmë së bashku!
Le të jetë kjo një ditë gëzimi, besimi dhe lirie.
Dhe le ta kujtojmë të gjithë: në një demokraci, askush nuk duhet të kërkojë leje për të besuar, për t’u lutur dhe për ta shprehur lirshëm besimin e vet.
Urime e bekime për të gjithë !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu