ARKIVI:
6 Maj 2024

STOP! Stop Shamiave Arabe në trojet Shqiptare!

Shkrime relevante

Kallxo me kë rri, të kallxoj kush je!

Gani I. Mehmeti Nëse nisemi nga proverbi popullor shqiptar: Kallxom me kë...

Ramabaja: Ka nisur shthurja e rendit të vjetër, është koha për një federatë Shqipëri-Kosovë

Ramabaja: Ka nisur shturja e rendit të vjetër, është koha për...

Kosova para çerek shekulli: Shqiptarët, mburojë e gjallë

ATSH-zyra në Kosove-Pallati-Rilindja-Behlul Jashari me telexin e raportimeve nga 24 maji1992-Greve...

Para çerek shekulli – 6 Maj 1999: Në Kosovë forcat serbe vrasin Akademik Fehmi Aganin

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë -Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me...

Idriz Lamaj: Revista “Rinia shqiptare në mërgim” (e viteve 1970-të)

Idriz Lamaj* ___ Publicistika e shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për...

Shpërndaj

Nga, Reshat Sahitaj, shkrimtar, Prishtinë
___
Të gjithë shqiptarët pa dallim religjioni, kemi qenë dhe jemi tolerantë ndaj çdo besimi fetar. Historikisht populli ynë ka jetuar në harmoni më vëllezërit tjerë të besimeve të ndryshme, madje në festat fetare kanë shkuar katolikët të musimanët dhe e kundërta. Kjo tolerancë dhe kjo harmoni religjioze ndërshqiptare do ta pëngonte armikun tonë shekullor Serbinë dhe Rusinë, andaj shërbimet e fshehta të tyre do të bënin çmos, që Kosovën ta destabilizonin. Gjermë tani, këtë temë më së miri e ka trajtuar Ibrahim Kadriu në romanin e tij « Misioni Rus ».
Paslufta dhe islamizmi në trojet tona
Mënjëherë pas luftës, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri, fondacionet turko-arabe lulëzuan në qytetët tona. Fillimisht këto OJQ islamike u futën si shoqata humanitare, duke hapur kurse të ndryshme të rrobaqepsisë, informatikës, ndihma për të zhdukur e të varfër … Në këto shoqata perveç kurseve të rrobaqepsisë , të informatikës pjesëmarrëset/sit ishin të detyruar të mësonin ligjerata islamike.
Fondacionët e shumta turko-arabe, e shfrytëzuan varfërin e skajshme të popullit të posa dalur nga tmerri i luftës , e në anën tjetër demokracinë e brishtë të vendeve tona. Qeveritë tona që rrëzoheshin çdo një ose vitin e dytë nuk e dinin, ose nuk duanin të dinin së në këto fondacione mbillej fara e islamizmit radikal. Këto fondacione, psikologjikisht dhe shpirtërisht përgatitëshin fëmijët shqiptarë si xhihadistët e ardhshëm dhe mbrojtësit e islamit radikal.
Gjatë viteve 2000-2005, të rinjt shqiptarë u brumosën më ideologjinë radikale islamiste, duke ua shpërlarë trurin e tyre nga çdo gjë shqiptare. Këta djelmosha e vajza shqiptare , në kurset e tyre mësuan dhe iu bindën shefave islamistë se nuk duhej të ekzistonte kombi shqiptar, sepse mbi të gjitha kombët ishte ai arab që Allahu e kishte krijuar përmes Profetit Muhamet. Për ata që ndjekinin ato kurse të informatikës, rrobaqepsisë … nuk ekzistonin prindërit e as familja , sepse familja e ladhe është ajo e Allahut dhe e profetit Muhamet.
Më forcimin dhe shtimin e kuadrove, këto fondacione turko-arabe, në emër të fëmijëve pa prindër e ndërtuan një Hotel në Prevallë , ku përveç mësimeve fetare, tani filluan të ushtronin edhe më gjuajtje dhe stërvitije ushtarake. Prevalla ishte baza ushtarake, kurse Tetova ishte « Truri » i shpërndarjës së mjeteve materiale, ndërsa Prizreni ishte qyteti ku fshihej armatimi prej nga xhihadistët shqiptarë një ditë do të shkonin në Siri për të luftuar në emër të Allahut dhe Muhamtit.
Destabilizimi i Pavarësisë së Kosovës
Pas çlirimit Kosova dhe mbarë populli shqiptar, gëzonte simpatinë e SHBA-ve dhe Europës, kurse Serbia ishte e klasifikuar si vend destabiluzues i paqes në Ballkanit. Po të vazhdonte kështu shteti ynë i kushte të gjitha dyertë e botës Perëndimore të hapura. Serbia e vendosi projektin sekret për ndalimin e përparimit të Kosovës. Ky plan përfshinte qindra miliona dollarë, që duhej të derdhëshin në vendin tonë. Sikur këto qindra miliona dollarë të vinin direkt nga Serbia asnjë shqiptar nuk do kishte guximin t’i pranonte. Serbia zgjodhi vetëm disa indidividë tanë të besueshëm, të cilët do t’i takonte më Sheikët arabë dhe ekstremistë të Turqisë. Në këtë mënyrë një pjesë emjeteve materiale vinin nga Serbia e tjetra nga Turqia dhe Arabia që shpërndaheshin në trojet tona.
Paraj e ardhur në Kosovë, kryeisisht duhej të përdorej për ndërtimin e xhamive, një pjesë për shefat e mafies poltike shqiptare, dhe pjesërisht për bartjën e shamive dhe masivitetin ne luetje në xhamia. Jemi në një kohë kur Serbia-Turqia dhe Arabia nuk kishin nevojë të paguanin të rinjt që shkonin për t’u lutur në xhamia sepse fara e mbjellur dikur tanimë ishin të bindur se janë në rrugën e drejt të Allahut. Detyra e të gjithë islamistëve të rinj, është përhapja e islmaizmit më forcë në trojet shqiptare. Tani nuk mjafton islamizmi vetëm në mendje e xhamia , por duhet të përhapet edhe në veshje, edhe në varrime edhe në biseda private. Detyra e tyre është që rrugët e Kosovës të mbulohen më shamia të zeza arabe, që finacuesit e këtij plani sekret të Serbisë , të jenë të kënaqur më bashkëpunëtoret e tyre.
Shamia islamike na dërgon drejt humnerës
Jemi në muajt e fundit ku ende më trysnin e popullit tonë ta detyrojmë qeverinë që të marrin hapa për ndalimin e shimve në vende publike e në shkolla as që duhet bërë fjalë.
Lejimi i shamaive në vende publike dhe në shkolla, Kosovën e dërgon drejt në humnerë . Lejmi i shamive në shkolla , është edhe fundi i Kosovës së Pavarur.
Kan være en illustrasjon av en eller flere personer, skaut og tekst som sier 'Stop "shamiave"!'

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu