ARKIVI:
12 Qershor 2026

Sulmi ndaj ambasadores së autoritetit palestinez në Teheran, nuk ishte incident i rastësishëm dhe objektivi nuk konsiderohej i pafajshëm

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

Viktoria Fitore Male, Suedi
_____
Sulmi që ndodhi në kulmin e protestave anti-regjim në Iran, nuk mund të kuptohet si incident spontan apo si shpërthim i verbër anti-palestinez. Gjatë trazirave, rezidenca diplomatike u dëmtua dhe ambasadorja u plagos, duke u dërguar për trajtim mjekësor. Objektivi i zgjedhur dhe momenti i sulmit e bëjnë këtë akt veçanërisht domethënës në kushtet e krizës së thellë të legjitimitetit të regjimit iranian.
Ky akt nuk është domethënës sepse u godit një përfaqësi e huaj, por sepse objektivi nuk konsiderohej i pafajshëm. Për protestuesit iranianë, përfaqësia palestineze në Teheran nuk është neutrale. Ajo shihet si pjesë e mekanizmit të dhunës së regjimit iranian, sepse grupe të armatosura palestineze nga Gaza janë bashkë-aktorë në terrorin që Teherani ushtron ndaj popullit të vet. Kjo nuk është solidaritet, por bashkëfajësi.
Një akt politik i vetëdijshëm
Në këtë kuptim, sulmi nuk është akt i rastësishëm. Ai është veprim politik i vetëdijshëm, i lindur drejtpërdrejt nga kriza e legjitimitetit të regjimit iranian. Në sytë e protestuesve, përfaqësia palestineze nuk përfaqëson thjesht një popull të shtypur, por një nyje konkrete të arkitekturës së pushtetit iranian jashtë kufijve. Gaza, në këtë lexim, nuk është më kauzë morale, por instrument pushteti.
Pikërisht për këtë arsye objektivi u zgjodh aty – dhe në atë moment. Këtu nuk kemi të bëjmë me simbolikë, por me bashkë-përgjegjësi operative.
Regjimi iranian nuk është thjesht mbështetës moral i çështjes palestineze. Ai është aktor aktiv në ndërtimin, financimin dhe armatosjen e grupeve islamiste palestineze që veprojnë si proxy ushtarakë të Teheranit. Këtu përfshihen drejtpërdrejt Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez, si aktorë operacionalë.
Këto organizata sundojnë Gazën, herë me konsensus e herë me dhunë, dhe gëzojnë mbështetje të konsiderueshme popullore lokale. Në këtë kontekst, debati për “solidaritet me popullin palestinez” nuk është thelbësor për analizën. Fakt është se Gaza qeveriset nga një regjim islamist që është pjesë aktive e boshtit iranian të dhunës rajonale.
Nga Gaza te terrori mbi protestuesit iranianë
Kjo është ajo që po ndodh në terren. Njësi palestineze të armatosura, të lidhura me Gazën, janë pjesë aktive e aparatit represiv të regjimit iranian përmes bashkëpunimit operacional me Islamic Revolutionary Guard Corps, veçanërisht me Quds Force. Ky bashkëpunim nuk kufizohet te luftërat jashtë Iranit, por përfshin mbështetje operative, trajnim dhe koordinim që i shërbejnë drejtpërdrejt shtypjes së protestave brenda vendit.
Pa këto luftëra proxy, regjimi do ta kishte shumë më të vështirë të shtypte protestat dhe të mbante një gjendje frike të përhershme. Për këtë arsye, grupet nga Gaza nuk janë jashtë dhunës që ushtrohet mbi protestuesit iranianë. Ato janë pjesë e mekanizmit që e bën atë dhunë të mundshme dhe të qëndrueshme.
Dy popuj, dy realitete politike
Këtu shfaqet kontrasti brutal. Në Gaza, një pjesë e madhe e popullsisë mbështet regjimin islamist që e sundon. Në Iran, populli është në revoltë të hapur kundër regjimit të vet. Protestuesit iranianë nuk kërkojnë reformë kozmetike; ata kërkojnë fundin e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, ata godasin shtyllat reale që e mbajnë atë sistem në këmbë, jo fasadat morale me të cilat ai mbështillet.
Pra, sulmi ndaj rezidencës së ambasadores së Autoritetit Palestinez në Teheran nuk është incident anësor. Ai është shenjë e një thyerjeje të thellë: populli iranian refuzon të jetë peng i një regjimi që financon dhe armatos regjime islamiste jashtë vendit, ndërsa brenda ushtron terror të hapur mbi qytetarët e vet.
Kur “rezistenca” përdoret si mbulesë për shtypje, ajo pushon së qeni kauzë dhe kthehet në bashkëfajësi.
Këtu nuk ka asnjë paqartësi: ka emra, role dhe përgjegjësi.
Dhe si çdo herë, FREE IRAN – JAVID IRAN!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu