Të drejtat njerëzore në Iran diskutohen në hapjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Shkrime relevante

Une jam Mitrovicë, jam Shaljan, jam Deçan dhe mbi Deçan jam Dardan!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës. Mitrovicë Tri vjet të Lëvizjes së Deçanit:...

Aleksandr Dugin dhe “restoranti i kaosit” me fashistë, komunistë dhe fanatikë në të njejtën tryezë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend...

Fundi i një epoke dhe dilema e së ardhmes!

Florim Zeqa Ekziston një rregull i shkruar i demokracisë, ai që i...

Kur përdhoset e shenjta, tronditet shpirti i kombit

   Nga Frank Shkreli ____ Dy ngjarje të ditëve të fundit në...

Shpërndaj

Raporti nënvizon kushtet e rënda të grave iraniane dhe dhunimet e të drejtave të tyre

Kreu i OKB për të Drejtat prezantoi raportin vjetor të OKB mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, të hënën, më  22 qershor 2021.

Michelle Bachelet prezantoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm mbi të drejtat e njeriut në Iran në hapjen e seancës së 47-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut, seancë që do të zgjasë deri më 13 korrik. Kjo seancë po zhvillohet virtualisht për shkak të kufizimeve për Covid-19.

Michelle Bachelet vuri në dukje se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbulon periudhën nga 1 qershor 2020 deri më 17 mars 2021.

Enomikisht, Irani është përballur me përkeqësim të standardeve të jetës, inflacion të lartë, dhe papunësi të gjerë, faktorë që kanë nxitur pakënaqësi e protesta. Por në nivelin politik, autoritetet nuk kanë treguar gatishmëri për të ndërmarrë reforma domethënëse, tha Znj. Bachelet në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha se ekzistenca e sanksioneve nuk e anulon përgjegjësinë e Shtetit për t’iu përgjigjur pandemisë në përputhje me ligjet për të drejtat njerëzore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu