ARKIVI:
20 Mars 2026

Themelimi i Alblibris – Libri Shqip në SHBA

Shkrime relevante

Pse shqiptarët nuk duhet ta festojnë “Bajramin” ?

Aleksander Vuçiq me Muslimanët e vet, njeri nga ta Mevludin Dudiq,...

Themelimi i Alblibris – Libri Shqip në SHBA

Nga Frank Shkreli Një gur themeli për kulturën shqiptare në diasporë Ditët...

Gjykata Speciale, kur shteti gjykon vetveten dhe humb narrativën

Agim Vuniqi, Vashington Ka momente në historinë e një shteti kur vendimet...

Një thesar i vogël vargjesh nga poeti Shefqet Dibrani

Shkruan: Ajete ZOGAJ NJË THESAR I VOGËL VARGJESH Shefqet Dibrani “Qershia e pikëlluar”...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

  • Një gur themeli për kulturën shqiptare në diasporë

Ditët e fundit, këtu në Shtetet e Bashkuara, pronari i Shtëpisë Botuese në Tiranë Z. Bujar Hudhri dhe shqiptaro-amerikani, Dr Pashko Camaj hapën librarinë online ‘Alblibris’, me libra fizikë, për të gjithë shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm. AlbLibris – Libri shqip në SHBA –Themelimi i “Alblibris” në Shtetet e Bashkuara përfaqëson një nga nismat më domethënëse kulturore të shqiptarëve në diasporë dhe — në shumë kuptime — të parën e këtij lloji në Amerikë.

Në një realitet shpesh të vështirë të jetës në Shtetet e Bashkuara, ku komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë historikisht i fokusuar në mbijetesë ekonomike dhe integrim social, krijimi i një strukture kushtuar  librit shqip — qoftë si platformë botuese, shpërndarëse apo promovuese – plotëson një nevojë të kahershme dhe përbën një akt vizionar nga ana e nismëtarve të këtij projekti. “Alblibris” nuk është thjeshtë një ndërmarrje kulturore, se në të vërtetë, ai mund të shndërrohet në një institucion identiteti për komunitetin shqiptaro-amerikan, në rritje e sipër.

Për dekada, libri shqip në Amerikë ka qenë i fragmentuar. Është e vërtetë se ka pasur dhe ka botime sporadike, por me promovim dhe shpërndarje të kufizuar, pikërisht, për arsye të një mungese infrastrukture profesionale siç është struktura e posa themeluar për librin shqip, “Alblibris”, këtu në Shtetet e Bashkuara.

Edhe figura historike të shqiptarëve të Amerikës, si Faik Konica apo Fan Noli e kuptonin se pa një bazë të qëndrueshme kulturore në diasporë, si organizata, gazeta e libra, eventualisht, rrezikohej – ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë grupe etnike në këtë vend, të zbehej, gradualisht, identitetit kombëtar, Besoj që themelimi i “Alblibris” të mbush boshllëkun e deritanishëm kulturor të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe më gjërë. Në këtë kuptim, “Alblibris” vjen si përgjigje konkrete ndaj një boshllëku të gjatë – me themelimin e saj si një qendër ku libri shqip jo vetëm botohet, por edhe qarkullon, promovohet dhe diskutohet.

Prandaj themelimi i kësaj qendre kulturore është i rëndësishëm në disa nivele, që në shumë pikëpamje, kanë rëndësi strategjike me disa dimensione. Siç iç theksova më lartë, institucionalizimi i librit shqip në diasporë – për herë të parë — krijohet një platformë e strukturuar në SHBA. Kjo qëndër siguron edhe një ndërlidhje me autorët shqiptarë – një urë e drejtpërdrejtë mes krijuesve, shkrimtarëve dhe poetëve në Shqipëri, Kosovë dhe lexuesve në Amerikë. Mbi të gjitha, kjo qëndëër me misionin e saj të përhapjes së librit shqip, synon ruajtjen e gjuhës shqipe – veçanërisht për brezat e rinj shqiptaro-amerikanë që rriten larg atdheut. Mund ë shërbejë gjithashtu edhe si një shërbim pozitiv në fushën e “diplomacisë kulturore”, libri si ambasador i identitetit shqiptar në shoqërinë amerikane

Më kujtohet kur punoja për seksionin shqip të Zërit të Amerikës gjatë 1970-ave, kur me qëllim të ishim në kontakt me gjuhën e përdorur në mediat e kohtë propagandës së atëhershme të Shqipërisë komuniste – porosisnim, gazeta, revista e libra, nepërmjet një kontakti në Itali e që na vinin në thasë një herë në gjashtë muaj ose njëherë në vjet. Për fat të mirë, ajo kohë nuk është më dhe me të drejtë tani konsiderohet si periudha e territ kulturor. Prandaj themelimi i “Alblibrit” këto ditë në Shtetet e Bashkuara duhet të vlerësohet edhe si një nismë me peshë historike, në këtë kohë, për komunitetin tonë këtu në Shtetet e Bashkuara.

Bujar Hudhri

Ndonëse shekulli i kaluar për shqiptarët e Amerikës është shënuar, kryesisht, nga gazeta si Dielli dhe të tjera, më pak të njohura dhe organizata si Vatra — shekulli XXI kërkon institucione të reja që i përgjigjen kohës digjitale dhe nevojave të reja gjuhësore e kulturore. Në këtë prizëm, “Alblibris” mund të konsiderohet vazhdim i natyrshëm i kësaj tradite — por në një nivel të digjitalizmit, natyrisht, shumë më të specializuar dhe professional se në të kaluarën.

Natyrisht se çdo nismë në fillim, nuk është e lehtë, sidomos një projekt i kësaj natyre. Sfidat janë reale! Ndoshta treg i kufizuar, konkurrencë me botimet anglisht, kostoja logjistike dhe për ne shqiotarët, ashtu siç është zakoni, mungesë e politikave mbështetëse. Por pikërisht këto e bëjnë nismën edhe më të vlefshme. Megjithë këto sfida me të cilat mund të përballet “Alblibris”, perspektiva e suksesit është gjithashtu e mirë, nëse ky projekt mbështetet nga brezi i tanishëm i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe nëse gjënden mënyra për të bashkëpunuar edhe me institucione të ndryshme arsimore e kulturore. Në atë mënyrë, “Alblibris”, ka mundësi të kthehet në një pikë referimi për librin shqip në mbarë diasporën shqiptare

 Dr Pashko Camaj

Themelimi i “Alblibris” nuk është thjesht një lajm kulturor – por është një zhvillim me peshë historike, nëse i prihet për së mbari në këtë rrugëtim historik.  Ky projekt është dëshmi e gjallë se diaspora shqiptare në Amerikë po hyn në një fazë të re kulturore në fillim të shekullit XXI, ashtu si edhe në fusha të tjera të jetës në Amekë: drejt vetëdijes kulturore dhe një kontributi të qëndrueshëm, gjuhësor, kulturor dhe shpirtëror për komunitetin shqiptaro-amerikan.

I urojmë suksese “Alblibris” – në këtë mision që i shëren diasporës dhe Kombit.  Me rastin e themelimit të “Alblibris” në Shtetet e Bashkuara nga botuesi Bujar Hudhri dhe Dr Pashko Camaj, ju urojmë vetëm sukseset më të përzemërta në këtë rrugëtim fisnik dhe me peshë kombëtare. Kjo nismë nuk është vetëm një ndërmarrje kulturore, por një shërbim i vyer ndaj gjuhës shqipe, librit shqip dhe identitetit shqiptar në diasporë. Urojmë që në gjurmët e traditës së ndritur të themeluesve të Federatës Vatra dhe të mendimit të thellë të figurave të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan të të gjitha kohërave —  Faik Konica e Fan Noli, “Alblibris” ka potencialin të bëhet një vatër e re e dijes dhe e kulturës shqiptare në Amerikë. Me këmbë të mbarë!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Themelimi i “Alblibris” në SHBA është një nismë me rëndësi të veçantë për kulturën shqiptare në diasporë. Duhet vlerësuar jo thjesht si një projekt librarie, por si një akt me peshë kulturore, historike dhe identitare.

    Ketë shembull të promovimit dhe shpërndarjes së librit shqip duhet ndjekur edhe diasporat tjera shqiptare.

    Ky projekt është një vlerësim i merituar për një nismë që ka potencialin të shndërrohet në një shtyllë të rëndësishme të jetës kulturore shqiptare në diasporë dhe një urë e fortë lidhëse mes brezave dhe hapësirave shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu