
Sak Muji, Rugovë-Zvicër
Kapitulli
-I-
Kronologjia e katër nënshkrimeve që e zbehën sovranitetin e Kosovës
⸻
Hyrje emocionale – Fjala që s’duhet harruar
Nuk është fjala për politikë të përditshme, por për fatin e një kombi që u lodh nga premtimet, që e humbi besimin në tri pushtete rresht, dhe që tani e kërkon shpëtimin tek vetëdija. Kosova e vogël, që lindi nga gjaku i brezave dhe u ngrit mbi rrënojat e robërisë, u përball pas pavarësisë me një tjetër formë pushtimi – pushtimin përmes marrëveshjeve. Jo me tanke e zjarr, por me nënshkrime të heshtura, që nën petkun e “dialogut” i dhanë Serbisë atë që ajo nuk e fitoi as me luftë.
Populli i Dukagjinit, i Podgurit e i Anadrinit e ndjeu i pari këtë tradhti: në tokën ku u derdh gjaku për liri, sot fryn era e marrëveshjeve të imponuara, të nënshkruara në emër të “normalizimit”, por që normalizuan vetëm padrejtësinë.
⸻
I. Viti 2011
– Fillimi i rrëshqitjes
Në vitin 2011, nën “dialogun teknik” të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova hyri në bisedime për tema që do të duhej të ishin të mbyllura me shpalljen e pavarësisë. Nënshkrimet e para për telekomunikacionin, doganat dhe energjinë u bënë pa transparencë. Serbia fitoi të drejtën të ketë ndikim në kodet telefonike, në sistemin energjetik dhe në rrjetet e tregtisë ndërkufitare.
Për popullin ishte “marrëveshje teknike”, por në thelb ishte lëshim politik.
Ishte akti i parë i dorëzimit të sovranitetit ekonomik.
⸻
II. Viti 2013
– Marrëveshja e Brukselit, plaga që s’u mbyll
Më 19 prill 2013, u nënshkrua ajo që historia e Kosovës do ta quajë përherë “Marrëveshja e Brukselit”.
Nënshkruesit: Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vučić.
Dokumenti që u prezantua si “marrëveshje normalizimi” përmbante nenin famëkeq për “Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe” – një strukturë paralele që rrezikon ndarjen e Kosovës në dy realitete.
Gjykata Kushtetuese e shpalli pjesërisht të papajtueshme me Kushtetutën, por ajo mbeti si kërcënim permanent ndaj shtetësisë.
Kjo ishte tradhtia e dytë – e nënshkruar në heshtje, pa pyetur popullin, pa pyetur ata që derdhën gjak për liri.
⸻
III.
Viti 2015
– Zajednica dhe rezistenca Në vitin 2015, qeveria e Isa Mustafës, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, nënshkroi dokumentet e zbatimit të “Asociacionit”.
Në atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje, nën drejtimin e Albin Kurtit, ishte e vetmja forcë që ngriti flamurin e kundërshtimit.
Në Kuvend shpërthyen gaz lotsjellës, në rrugë doli populli. Skena politike e Kosovës u nda në dy kampe: ata që pranonin kompromisin me Serbinë dhe ata që mbronin sovranitetin. Ishte momenti kur u dëgjua zëri i parë i popullit të vetëdijshëm – zëri i vetëvendosjes.
⸻
IV. Viti 2020
– Marrëveshja e Uashingtonit, fasadë ekonomike
Më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë, u nënshkrua një dokument i quajtur “Marrëveshje për normalizim ekonomik”.
Firmat: Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vučić. Pas parullave të bukura për “hekurudha, rrugë dhe energji”, fshiheshin nene që ndalonin Kosovën të aplikonte për organizata ndërkombëtare dhe e detyronin të pranonte projekte me ndikim serb e rus.
Në thelb, ishte marrëveshje që e lidhte duart e Kosovës, dhe i jepte Serbisë kohë për të forcuar ndikimin ekonomik dhe diplomatik në veri.



z. Sak Muji!
Revista “DRINI” Kryeredaktor i se cilës është Bajram Gjergj Kabashi, publikon shkrime që të zgjojnë kërshërinë për lexim dhe KOMENT-e-
Lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj po jap koment.
Fjalia e juaj, po citoj;
“…pushtimin përmes marrëveshjeve. Jo me tanke e zjarr, por me nënshkrime të heshtura, që nën petkun e “dialogut” i dhanë Serbisë atë që ajo nuk e fitoi as me luftë.”
Të lumtë mendja dhe dora.
Dhe, e përfundoni shkrimin me fjalinë:
“…Në thelb, ishte marrëveshje që e lidhte duart e Kosovës, dhe i jepte Serbisë kohë për të forcuar ndikimin ekonomik dhe diplomatik në veri.”
Prap po them të lumtë dora.
Në vend të komentit po ta dërgoj këtë “vaki”
I THOTË BABA DJALIT A PO SHKON TË NJI MIK SE KIJE ME MARRË…?
DJALI PA PRITË BABËN SE SHKA KA ME MARR, NISET SHPEJT. KUR SHKON T’E AI MIKU E I THOTË:
– m’KA QUE BABA ME MARRË DISHKA TE TI?
– PO SHKA T’KA THANË BABA?
– VALLAHI NUK E DI SE SHKA, VEQ JAM ARDH!?
AI MIKU E KUPTON SI DJALI KA ARDHË PA E DIJTË SE PËR SHKA, E I THOTË: PO, PO E DIJË UNË PËRSHKA TË KA QUE BABA, E MERR CUNGUN E DRUVE E JA NGARKON N’SHPINE, e i thotë q’eto e ka lypë baba!
Kur shkon djali me cung n’shpine e ja qon babës vet, baba ja bon:
– E mjer baba çfar djali ka, i mjeri unë për mendt tua!
*
Ju jeni i Rugovs’ dhe kuptoni këtë “rrotull”!?