Exit-pollet e porositura – laboratorë të mashtrimit elektoral

Shkrime relevante

Nga vrasja e amerikanëve te tubimi përballë Kombeve të Bashkuara: Historia e dokumentuar e dhunës së MEK-ut ndaj qytetarëve amerikanë

Nga: Pouia Tajali Sot, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI)...

Gjuha e fqinjit nuk e dobëson identitetin — e forcon Kosovën

Nga Agim Vuniqi _____ Kosova është shtet shumetnik, por multietniciteti nuk mund të...

Një padrejtësi nuk shërohet me një padrejtësi tjetër

Nga Agim Vuniqi ____ Një pjesë e protestuesve janë në lajthitje nëse besojnë...

Loti i Nënës

Enver Dugolli, Prishtinë Përkundër angazhimeve dhe rutinave ditore, sot e vizitova nënën. Në...

Të masakruarit nuk duhet të shndërrohen në mburojë të mangësive etike dhe morale të të gjallëve

Lirim Gashi, Prizren ____ Më duket thellësisht e ulët mënyra se si drejtuesit...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Tri exit-pollet e organizuara në Kosovë, ditën e votimit, nëse vërtetohet se promovimin e rezultateve të tyre e kanë ushtruar para afatit të përfundimit të së drejtës për votim (ora 19:00), atëherë është e kuptueshme se ato, përveç “huqjeve të qëllimshme statistikore”, kanë pasur edhe një varg qëllimesh të tjera politike.

Midis këtyre qëllimeve, po identifikoj disa nga to:

1. Shtimin e dyshimit në transparencën, llogaridhënien, përgjegjësinë dhe paanshmërinë e institucioneve shtetërore;

2. Devijimin e perceptimit real të votuesve gjatë procesit të votimit, që është rreptësisht i ndaluar si me ligjin zgjedhor, ashtu edhe me Kushtetutë;

3. Uljen e besimit në disa subjekte politike që kanë interesin dhe synimin e kompromitimit të rivalëve ideologjikë;

4. Shtimin e polarizimit ndërpartiak, i cili edhe ashtu ishte evident për shkak të frustrimit të shkaktuar nga ngërçi pesë- a gjashtëmujor politik;

5. Bartjen e këtij polarizimi edhe në shtresat e gjera qytetare, ku grupet militante do të bënin thirrje për thyerjen e rendit aktual kushtetues;

6. Tensionimin permanent dhe shkaktimin e dëmeve reputacionale midis klaneve dhe grupeve të ndryshme të interesit që zotërojnë monopole ekonomike në vend;

7. Manipulimin e qëllimshëm politik, për të ndërtuar narracione me imperative ekskluzive të kontrollimit të perceptimit të votuesve potencialë.

P.S.

Nuk e them rastësisht se Kosova, si vend me demokraci ende të brishtë, ka shumë më tepër nevojë për sondazhe të verifikuara shkencërisht, që realizohen nga ekipe të pavarura e kredibile, të gatshme të marrin përgjegjësi etike e morale, sesa për “laboratorë të mashtrimit elektoral” që prodhojnë krizë besimi, devijim perceptimi dhe destabilitet institucional të shtetit… dhe vendit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu