Ukgjini për vizitën e Kryemnistrit Kurti në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe eksponatet e mbledhura më shumë mundime prej meje dikur

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Dom Nikë Ukgjini

Shkodër, më 30 maj 2026

++ PËR TË QESHUR E PËR TË QARË! ++

Vizita e Kryeministrit në detyrë Kurti e datës 29 maj në Institutin Albanologjike, Prishtinë, më zgjoj ndjenja tallje më gjithë historinë e tij që kur ishte Institut i mirefillt nga viti 1977!

Për ta kuptuar më mirë së vizita e Kurtit, vërtet është për qeshur e për të qarë, do citoja më këtë rast vetëm disa fragmente marrë,  nga gazeta KOHA- dhe  pa patur nevojë që unë të flas si dëshmitar i ngjarjeve: (Gazeta KOHA (26 nëntor 2025 08:00)

Kulturë – KOHA (Prishtinë).

“Tash e sa vjet Instituti Albanologjik i Prishtinës punon nën një tavan ku kërkimi shkencor përditë përballet me betejën me lagështinë. Sa herë që reshjet marrin intensitet, kulmi i objektit nis t’i dorëzohet ujit, që depërton nëpër pllakat e tavanit e përfundon në dysheme” …”Kova e kavanoza poshtë pikave të ujit janë bërë pamje e zakonshme e Institutit, një ritëm absurd i ditës së punonjësve që ndërrojnë enët sa herë që pikat fillojnë të shpejtohen”.

“Salla e eksponateve, dikur hapësira kryesore e prezantimit të trashëgimisë materiale, është boshatisur thuajse plotësisht: vitrinat janë të hapura, dyshemeja e zhveshur, e në disa vende shihen kova të vendosura për të mbledhur pikat. Trashëgimia materiale që ka përbërë muzeun etnologjik të Institutit është bartur për një kohë të pacaktuar në bufenë e institucionit”…

Për ndryshe, muzeu etnografik më 86 % të materialeve,  janë  dhuruar nga unë , më një listë protokollare të vitit 2001.Dhe fotografit e realizuar nga unë, ( qershor 2024),  dëshmojnë shumë saktë, së tani në çfarë gjendje kanë vojtë eksponatet e mbledhura më shumë mundime e  djersë në trevat shqiptare në Mal të Zi, deri sa isha famullitar në Plavë e Guci (1982 -1995).

Dhe se fundmi, si për çudi, nga koha e drejtorit të fundit prof. Hysen Matoshit, Ministrja, Arsimit e Shkencë…nuk  arriti ta zgjedh (miratoj) drejtorin e rregullte të këtij Institucioni të rëndësishëm shkencor.

Nuk dua ta besojë, por një studiues nga Prishtina, më shkroi: “Dom Nikë, i ka marrë uji institutet tona në të gjitha aspektet”! ! Prandaj, tani, më duket së Albin Kurti, vjen e qanë më lot krokodili!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër