ARKIVI:
26 Prill 2026

Une, për vete, i festoj të gjitha…!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Viktoria Fitore Malo
Paj këta posterat më kujtuan një gjë: kur e ke besimin aq të brishtë, sa frikohesh se të josh pema e Vitit të Ri… ndoshta problemi s’është festa, por bateria e ulët te vetëbesimi.
Unë për vete i festoj të gjitha: Krishtlindjet, Hanuken, Vitin e Ri, Bajramet, Pashkët, sukseset e tjerëve dhe dështimet e mia.
Festoja edhe kur zbulova që çaji im nuk ishte çaj por avull me ambicie të kota.
Festoja kur humba çelësat dhe i gjeta në frigorifer, bashkë me vetërespektin tim që po kërkonte azil politik.
Festoja edhe kur bankomati më dha zero lekë, se të paktën ishte i sinqertë.
Kush i ngjan një populli, qenka prej tyre… unë po pres me padurim të më ngjajë ndonjë populli që ka rrogat e larta dhe qetësinë shpirtërore, se për festa të huaja a vendase, bile s’po ma nin as xhyta.
Kush tutet nga dritat, ska problem me festat, ka një errësirë që s’e ndriçon as transforatori i Thellobrishtit.
Po baju bre në shtatë brinja të dynjasë; ahmakë!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. E respektuara znj Viktoria Fitore Malo!

    SHËNIM: Në shkrimin e mërparshëm (po këtu në Drini) jemi “përplasur” përmes KOMENTEVE. Pa marrur parasysh përmbajtjën e KOMENTEVE të mia, ju më jeni falënderuar. Ju jam shumë mirënjohës!
    *
    Më të parë foton dhe emrin e juaj (ssot), e lexova shkrimin e mësipërm dhe më bëri përshtypje, ndaj po jap KOMENT.
    Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora! Paçit shëndet dhe fat në jetë!
    *
    1. Kam lexuar mbi Jezu Krishtin (e kam lexur Ungjillin/Biblën dhe, poashtu kam mësuar se PARIMET ISLAME e pranojnë Biblën si Libër të Shënjët dhe Jezu Krishtin – profet të Zotit. Bibla dhe Kur’ani NUK kanë kundërthënie. Përkundrazi, Kur’ani (libër më i ri se Bibla) ka “marrë” shumë ngjarje të njejta si në Bibël, por MOSNJOHËSIT e Biblës dhe Kur’anit, kundërshtojnë njëri-tjetrin – nga MOSDIJA! Hoxhallarët NUK E LIGJËROJNË në xhami këto të vërteta!?
    2. Në Kosovë, festojnë 12-të festa; ato të krishtera ia uron Myftiu Naim Tërnava – Kryeipeshkvit – Dodë Gjergjit, ndërkaq ato muslimane – Dodë Gjergji ia uron Myftiut.
    3. Komentin po përfundoj me këtë thënie: RESPEKTO FÉNË TËNDE – MOS URREJ FÉNË E TJETRIT!

    Respekt,

    për juve, dhe
    për Gjergj Kabashin

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu