ARKIVI:
19 Maj 2024

Vatikanit i paraprinte Vaticiniumi etrusk

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra

Sado që duket e koklavitur historia e ka një vijimësi, të cilën vetëm ndërgjegjia e pastër e atij që e shkruan nuk ia shkëput rrënjët nga degët dhe si e tillë ajo na e tregon kohën nëpër të cilën kanë kaluar para ardhësit tanë, por edhe i gjithë njerëzimi.

Edhe para ardhjes së Krishtërimit është e vërtetuar që Vatikani ishte një pjesë si e veçuar e Romës dhe ruhej si vend i shenjtë dhe si i tillë për njerëzit tjerë i paarritshëm. Një vend i shenjtë i kushtuar Perëndeshës frigase, Sibilës qëndronte afër edhe pas ndërtimit të Bazilikës së Shën Pjetrit (“Altar dedicated to Cybele and Attis”. Vatican Museums).

Qyteti i Vatikanit në të vërtetë është Vaticinium, altari etrusk – altarët Vaticini – Aruspicina, pra ritualet fetare të etruskëve….

“Ager Vaticanus”, ishte rrafshina me baltë e rërë mbi bregun e djathtë të lumit Tiber (e quajtur gjithashtu “Veientana Ripa”) e vendosur në mes të Gianicolo-s, luginës së Vatikanit dhe Monte Mario-s. Etimologjia e fjalës “Vaticanus”, mund të jetë ndonjë referencë nga gjuha etruske arkaike Vaticum.

Kurse Varrone e shpalos emrin e një Zoti lokal, Vatikanus. Vaticini aruspina është futur në Romën e vjetër saktësisht nga etruskët. Etruskët deri vonë e konsideronin të shenjtë Haruspexin.

Ber Hajdini në blogun e tij e shpjegon Aruspexin: “Kjo fjalë ka lidhje me fjalën “Ahër”, në gjuhën shqipe ose me fjalën “Ahur” pa e përdorur shkronjen “ë”. Në gjuhën shqipe fjala “Ahër” shpjegohet ashtu siç e spjegon dhe vete mitologjia Etruske, kemi te bëjmë me “Aher” që do të thotë aty ku mbahen shtazët (në Ahër). Po çfarë thotë mitologjia për fjalën “Aru” ose “Haru”?

Shpjegohet me “Zorrët e kafshëve, fundi i barkut i një kafshe, vend i thellë; atëherë këto fjalë e kanë të gjitha një domethënie të përbashkët: vend ku rriten kafshët.

Besimi etrusk e “lexonte” të ardhmen në mëlçinë e shtazës së prerë (Haruspex).

(https://frankhajdini.com/2011/02/04/haruspice-haruspicibus-aruspex-aruspices/).

Me ardhjen dhe lejimin e Krishtërimit, kjo mënyrë e hyjnizimit u ndalua.

Të shpjegojmë edhe pak që etruskët e kanë prejardhjen nga Azia e Vogël (sot Turqia).

Si do që të jetë, me bindje të fortë e shkruaj që çdo lëvizje njerëzore në Europë mban vulën pellazge (herën tjetër “Aruspicina etruske”).

(In the religion of Ancient Rome, a haruspex (plural haruspices; also called aruspex) was a person trained to practice a form of divination called haruspicy (haruspicina) the inspection of the entrails (exta), hence also extispicy (extispicium) of sacrificed animals, especially the livers of sacrificed sheep and poultry. The reading of omens specifically from the liver is also known by the Greek term hepatoscopy (also hepatomancy).

The Roman concept is directly derived from Etruscan religion, as one of the three branches of the disciplina Etrusca).

Gjakovë, 08.04.17

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu