ARKIVI:
27 Prill 2026

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës i 30 nëntorit 2021, jo vetëm që është kundërkushtetues e kundërligjor, por edhe kontradiktor me vetveten

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Faik Miftari, avokat
NJOFTIM PËR INSTITUCIONET PUBLIKE TË KOSOVËS
Me datë 30 nëntor 2021 qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim nr. 02/46 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Ky vendim i qeverisë së Republikës së Kosovës jo vetëm që është kundërkushtetues, kundërligjor por edhe kontradiktor me vetveten.
Në dispozitivin e vendimit në nenin 2.1,2.2 dhe 2.3 qeveria e Republikës së Kosovës nga njëra anë i detyron qytetarët e Kosovës që të “vaksinohen për të pasur qasje për të hyrë në Kosovë, për të hyrë në ambientet e punës në institucionet përkatëse publike, në hapësirat e mbyllura, etj”. Ndërsa në arsyetimin e vendimit në anën e tjetër në faqen e fundit të vendimit thekson:”masat e ndërrmara përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”. Dispozitivi është në kundërshtim me arsyetimin, ashtu që vendimi është kontradiktor, i paqartë dhe i pakuptueshëm dhe se me këtë vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës mund të kuptohet se vaksinimi është edhe i detyrueshëm edhe jo i detyrueshëm, dhe mbetet institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të vendosin se si do të pranojnë dhe perceptojnë këtë vendim kontradiktor të qeverisë.
Vendimi Nr. 02/46 , datë 30.11.2021 i qeverisë së Republikës së Kosovës është akt nënligjor, i cili është mbi dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës me sa vijon:
KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
– Neni 3 Barazia para ligjit
– Neni 23 Dinjiteti i njeriut
– Neni 24 Mbrojtja e barabartë ligjore
– Neni 25 E drejta për jetën
– Neni 26 E drejta e integritetit personal
– Neni 47 E drejta për arsim
– Neni 49 E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit
– Neni 56 Shmangia nga drejtat dhe liritë themelore
Ligji Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës
– Neni 17 par. 4 Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyrueshëm
Ligji Nr. 04/L-125 Për Shëndetësi
– Neni 89 par. 4 Respektimi i dinjitetit të njeriut
Ligji Nr. 2004/38 Për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve për kujdesin shëndetësor
– Neni 6 E drejta e dinjitetit njerëzor
– Neni 20 par. 1 E drejta e konfidencialitetit të të dhënave shëndetësore
Ligji Nr. 05/L -021 Për mbrojtjen nga diskriminimi
– Neni 3 E drejta e mos diskriminimit nga cilado bazë
Ligji i Punës, Nr. 03/L-212
– Neni 5 E drejta për mos diskriminim në punë
Karta e drejtave të pacientit
– Neni 6 E drejta për privatësi dhe konfidencialitet
Marrëveshja e përgjithshme kolektive e punës
– Neni 11 Përmbajtja e kontratës së punës
Kontrata kolektive e arsimit
– Neni 8 Kriteret e punësimit
Kontrata kolektive sektoriale e shëndetësisë
– Neni 6 Përmbajtja e kontratës së punës
Duke marrë parasysh Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe aktet nënligjore shihet qartë se vaksinimi nuk mund të jetë i detyruar, dhe si i tillë të jetë i kushtëzuar me vendime për të mos lejuar qasjen e qytetarëve në vendet e punës, në hapësira të mbyllura, në qendra tregtare, sportive, kulturore, fetare, etj.
Aq më shumë nga normativi ligjor dhe nënligjor i lartcekur duket qartë se nga qytetari i Kosovës nuk mund të kërkohet kartela të vaksinimit, testet e ndryshme, të dhëna për statusin e tij shëndetësor, pasi që kjo hynë në domenin e privatësisë dhe konfidencialitetit, ashtu që qytetari i Kosovës nuk është i detyruar të tregojë të dhënat e t’ia shëndetësore dhe gjendjen e tij shëndetësore personave të caktuar zyrtar, apo që këto të dhëna eventualisht të kontrollohen apo të përpunohen, pasi që me këto veprime shkelet e drejta e privatësisë së qytetarit.
Vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare me të cilin bën diskriminimin e qytetarëve në baza të statusit të tyre shëndetësor, me të cilin shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç janë ndalimi lëvizjes së lirë të qytetarëve, ndalimin e hyrjes në vendet e punë, ndalim hyrje në objektet e mbyllura tregtare, kulturore, sportive, fetare, etj.
Më 05.12.2021
Përpiloi: Av. Faik MIFTARI

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu