ARKIVI:
12 Mars 2026

Vritet një polic i Kosovës në fshatin Banjska të Leposaviqit, sulmuesit janë profesionist me maska e të armatosur me armë të rënda

Shkrime relevante

Ne çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi, pas vitit 1913 Fuqitë e Mëdha, padrejtësisht na shndërruan në pakicë kombëtare

Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë DEKLARATË ME RËNDËSI TË VEÇANTË! 1).-Ne,...

Shqipëria nuk duhet të hyjë në Europë si e nënçmuar dhe aq më pak e lidhur me Serbinë

Ali Sh. Mehmeti, 12 mars 2026 Pak ditë më parë, kryeministri i...

Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses!

Florim Zeqa Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të...

Edi Rama i Baton Haxhiut dhe Shkëlzen Maliqit, sipas analistit Lirim Gashi

Në foto: Baton Haxhiu me Sergei Lavrov dhe Edi Ramën Lirim Gashi,...

Shpërndaj

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në orën 3 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit është sulmuar policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.

Ai ka thënë se polici i vrarë është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.

Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës.
Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin.
Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë do ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.
Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë.
Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë.
Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka dal me komunikatë mbi vrasjen e policit në Banjska të Leposaviqit

Sipas Policisë, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Polica pas ka arritu në vendngjarje, “ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Në Mitrovicë Veri sulmohen me armë zjarri njësitet policore, ku si pasojë e gjuajtjeve është vrarë një zyrtarë policorë

Prishtinë, më 24 shtator 2023

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Burimet e televizionit Klan Kosova bëjnë me dije se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Blerim Vela: Vuçiq po bën agresion ndaj Kosovës, kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pas sulmit me arsenal armësh që ndodhi ndaj tyre mëngjesin e së dielës në veri.

Lidhur me këtë rast ka reaguar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, i cili ka thënë se “burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka nisur një agresion të pashembullt kundër Kosovës, por “ai do të dështojë”.

“Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara kanë hyrë 15 km brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e një polic dhe plagosjen e një tjetër. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paprecedentë ndaj Kosovës. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela.

Haradinaj për zhvillimet në veri: Sulm terrorist, Beogradi të heqë dorë nga veprimet destabilizuese

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin edhe përtej Kosovës.

“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ftuar organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

“Rendi dhe ligji s’ka alternativë!Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!”, ka shkruar Haradinaj.

Glauk Konjufca kërkon reagim nga SHBA dhe BE pas vrasjes së policit në veri

Konjufca thotë sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave kriminale janë të drejtuara nga Serbia.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”, thotë Konjufca.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, mbyllet pika kufitare Bërnjak

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se është mbyllur pika kufitare me Serbinë, Bërnjak.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas zhvillimeve të fundit atje, ku Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri, ku një polic u vra, një tjetër u plagos dhe një ka mbetur i lënduar, transmeton Telegrafi.

Policia njoftoi sot se rasti ka ndodhur rreth orës 02:34.

Rasti në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime,

Mbledhja e Këshillit pritet që të nis për pak minuta.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu