ARKIVI:
12 Mars 2026

Xhelal Sveçla: Njëri nga të vrarët ishte edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Shkrime relevante

Propozim për Parlamentin Evropian për të ndaluar ndërtimin e xhamive të reja në të gjithë BE-në

Brussels Grand Mosque & Islamic Cultural Centre of Belgium Arnt Jensvoll  /...

Lule Gjeli: Si ra Vjosa Osmani në grackën e agjentëve Rusë ?

Lule Gjeli, avokate, New YorkHijet e Lubjankës në Prishtinë: Metodat e...

“Lideri i lartë, i munguar” i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei (t.h.) përshkruhet si «Ali Khamenei me steroide» – edhe...

Mojtaba: Hormuzi do të jetë i mbyllur deri sa të përfundojë lufta

Iraqi step on a representation of an U.S. flag flags and...

Ne çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi, pas vitit 1913 Fuqitë e Mëdha, padrejtësisht na shndërruan në pakicë kombëtare

Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë DEKLARATË ME RËNDËSI TË VEÇANTË! 1).-Ne,...

Shpërndaj

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovë
___
Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.
Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.
Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.
Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu