ARKIVI:
8 Mars 2026

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Nga: Edlira Ruzi

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në punimet e këtij Kongresi, që u zhvillua deri më 25 nëntor, morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi.

Në radhët e pjesëmarrësve, të cilët përfaqësonin shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, ishin dhe arbëreshë nga Italia. Mes delegatëve më të spikatur, veçohen: Aleks Buda, Androkli Kostallari, Bedri Dedja, Dhimitër Shuteriqi, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti dhe Josif Ferrari.

Synimi i Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për pasjen e një gjuhe letrare të njësuar.

Në këtë kuptim, ky Kongres ishte kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisisë Letrare Shqipe.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina. Kongresi erdhi pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore. /j.p/

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. 52- vjet ngecje në zhvillimin dhe luftën kundër prurjeve të huaja në Gjuhën shqipe. Sistemi komunist i udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha, si normë apo standard të gjuhës së unisuar shqipe e ka marrë vetëm dialektin e toskërishtës, edhe pse fare mirë dihet që tri të katërtat e popullsisë shqiptare janë gegë , ky dialekt i konsideruar si truri i gjuhës shqipe as që është marrë në konsideratë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu