81 vjet nga aneksimi i Dardanisë nga Republika e Serbisë, këta ishin delegatët shqiptarë që votuan në Kuvendin e Prizrenit

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Flori Bruqi, Prishtinë

81vjet nga aneksimi i dhunshëm i Dardanisë nga Republika e Serbisë: Kuvendi i Prizrenit dhe delegatët shqiptarë që votuan pro-aneksimit sllavë.
Inline image
“Patriotët shqipatrë ” nën tytat e armëve jugosllave ,votojnë aneksimin e Dardanisë nga Shqipëria (1945)

Nga data 08 .07.deri me 10 .07. 1945 u mbajt Kuvendi Krahinor i Prizrenit ku u legjitimua aneksimi i Dardanisë  nga Serbia.

Ky kuvend, ishte vazhdimësia e përpjekjeve paraprake e qarqeve serbe për ta bërë edhe zyrtarisht Kosovën pjesë integrale të Serbisë.

Me të përfunduar të Luftës së Dytë Botërore ,Republika e Serbisë duke e shfrytëzuar situatën e favorshme që sollën rrethanat e fundit të luftë së madhe, filloi punën për rianeksimin e Dardanisë .
Inline image
Nënshkruesit e aneksimit të Dardanisë nga SHqipëria.
Në këto rrethana, kjo çështje fillimisht u ngritë në mbledhjen e KQ të Partisë Komuniste Jugosllave, ku aty doli propozimi që, meqë rrethanat ndërkombëtare nuk lejojnë që Dardania  t’i bashkohet Shqipërisë dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Federatës Jugosllave, atëherë Dardania t’i bashkohet Serbisë , si Republika e 7-të        në kuadrin e Jugosllavisë.
Inline image81vjet nga aneksimi i dhunshëm i Dardanisë nga Republika e Serbsë: Kuvendi i Prizrenit dhe delegatët shqiptarë që votuan pro-aneksimit sllavë.

Nga dokumentacioni historik i procesverbaleve që dalin nga kuvendet antifashiste të çlirimit të Serbisë në Beograd, rezulton që bashkimi i Dardanisë me Serbinë u bë në mënyrë arbitrare, por formalisht u desh një argument i një deklarimi të popullsisë së Dardanisë.

Në funksion të këtij qëllimi, u organizua Kuvendi Krahinor i Prizrenit, ku morën pjesë 137 delegatë të cilët cilësoheshin si përfaqësues të Dardanisë, por vetëm 32 nga ta ishin shqiptarë.

Nën presionin e autoriteteve serbe, me votat e delegatëve, u miratua rezoluta e cila e nxjerr dokumentin e parë që e legjitimon aneksimin e Dardanisë nga Serbia.

Disa nga delegatët përkrahës ishin  Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukrija, Asllan Fazlia, Zekeria Rexha, Mehmet Hoxha e të tjerë.

Në tekstin e kësaj rezolute të imponuar thuhet: Kuvendi Popullor Krahinor i Dardanisëdhe i Rrafshit të Dukagjinit deklaron, unanimisht, se popullsia e kësaj krahine, si të gjithë popujt e Jugosllavisë, se nuk e kanë pranuar copëtimin e krahinës së vet që e kanë bërë okupatorët (Italia dhe Gjermania), as copëtimin e Jugosllavisë, dhe shfaqë dëshirën e tërë popullsisë së krahinës që t’i bashkohet Serbisë Federale si pjesë përbërëse e saj.
Inline imageThuhet se në këtë kuvend pati shumë pak diskutime. Ata të pakët që ngritën zërin ndaj këtij imponimi, më vonë u përndoqën dhe u persekutuar nga shërbimi i fshehtë serb.

Më 23 .07.1945 kjo rezolutë u aprovua nga Kuvendi Federativ i Jugosllavisë, ndërsa me 01 .09. 1945 u miratua edhe në Kuvendin e Serbisë.

Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Dardani , çështja e Dardanisë dhe e trevave tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.

Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 .9.1945 çështja e Dardanisë  do të konsiderohej çështje e mbyllur.

Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan.

Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës), u shpall se Kosova “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë federale në kuadër të Federatës jugosllave”.
Inline imagePrizren , viti 1945

Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.

E tërë kjo ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.

Pas këtyre akteve, problemi i aneksimit të  Dardanisë  u bë çështje e mbyllur.
Më 4 mars 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu