ARKIVI:
8 Mars 2026

70-vjetori i Instituti Albanologjik në Prishtinë 

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Nga: Nail Draga, Ulqin 

Diskursi kulturor 

Nga themelimi i tij në vitin 1953 Instituti Albanologjik i Prishtinës  është dëshmi autentike e historisë së Kosovës, pavarësisht se është mbyllur dy herë nga regjimi serb, ai sfidoi rrethanat e kohës, duke i mbetur besnik qellimit për studimin e albanologjisë, me hulumtimin, organizimin dhe botimet e ndryshme shkencore në favor të kulturës dhe shkencës së shqiptarëve në nivel mbarëkombëtar 

Me rastin e 70-vjetorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë nga data 19-21 qershor  i zhvilloi punimet konferenca shkencore „Albanologjia dje, sot dhe nesër“. 

Në akademinë solemne pas pikës muzikore „O moj e bukura Arbëri“ interpretuar në violinë nga Pleurat Doli, me fjalë rasti përshëndetën të prnishmit drejtori i Institutit Albanologjik Hysen Matoshi, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Rexhep Qosja dhe Skënder Asani drejtor  i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore  dhe Kulturore të Shqipëtarëve në Shkup. 

Instituti Albanologjik u themelu në vitin 1953, në Prishtinë me një numër të vogël studiuesish për qellim të studimit të kultures, historisë, gjuhës e të letërsisë së shqiptarëve. Ndonëse ishin të punësuar katër studiues të rregullt  dhe  10 bashkëpunëtorë të jashtëm, të prirë nga drejtori Elhami Nimani, dhe profesor Selman Riza  punuan me përkushtim e prfoesionalizëm për të nxjerrë në dritë kontributet e para albanologjike. Ndonëse ne kushte minimale hapësinore e kadrovike një subjekt i tillë  ishte i papërshtatshëm për pushtetin e kohës, ku pas dy vitëve(1955)  e mbyllën.  

Dhe një goditje  e tillë vazhdoi deri në vitin 1967, kur e larguan nga pushteti kryeshefin e sigurimit jugosllav A.Rankoviqin. Dhe në rrethana të reja shoqërore, studiues e intelektual në Kosovë arritën të riaktivizojnë Institutin Albanologjik me  28 shkurt 1968, me drejtor Fehmi Aganin dhe bashkëpunëtorët Idriz Ajetin e Rexhep Qosjen. Dhe nga ajo kohë e më pas Instituti Albanologjik iu përvesh studimeve dhe hulumtimeve shkencore në shumë fusha  si në gjuhësi, histori, letërsi, folklor e etnologji. Ishte koha e përkushtimit profesional e stafit profesional, studiuesve dhe të bashkëpunëtorëve që u dëshmua me botime të veçanta, revistat shkencore dhe organizimin e sesioneve shkencore, duke dëshmuar rezultate si për nga sasia dhe cilësia. Por, pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, në shënjestër të politikës antishqiptare nga pushteti jugosllav i kohës ishte edhe Instituti Albanologjik, si të gjithë institucionet shkencore e kulturore në Kosovë. Dhe një politikë e tillë dëshmohet me  8  mars 1994, kur punojësit e Institutit maltretohen e dhunohen fizikisht duke i detyruar të lëshojnë objektin. Por, ata ishin të vetdijshëm se janë në shërbim të kulturës dhe shkencës shqiptare në Kosovë, nuk nderprenë veprimtarinë por u vendosen në një shtëpi private në Kodrën e Diellit deri në vitin 1999, ndërsa pas luftës u kthyen në objektin e tyre për të vazhduar veprimtarinë. Nuk ka dilemë se historia e Institutit Albanologkik është në të vërtetë historia e shqiptarëve të mbetur në pushtimin jugosllav, duke sfiduar rrethanat e kohës duke i mbetur besnik kursit e orientimit kombëtar me një vetëdije shkencore në funksion të çështjes kombëtare, ku bashkë me elitën intelektuale e shkencore  ishin në linjën e shtetndërtimit të Kosovës. 

Edicioni i 14-të i Javës së Albanologjisë përkatësisht të Konferencës  shkencore  „Albanologjia dje, sot dhe nesër“ për tre ditë(19-21 qershor) i zhvilloi punimet në pesë seksione:histori, gjuhësi, etnologji, letërsi dhe folklor. Gjithsejt janë paraqitur 88 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. 

Nga Mali i Zi  në këtë konference ka marrë pjesë Nail Draga me kumtesën”Kontributi I V.Zmajeviqit në albanologji-gjeografi historike(shek.XVIII). Si pas praktikës kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë. 

Në fund cekim se në shënim të 70-vjetorit të Institutit Albanologjik është shfaqur edhe dokumentari i shkurtër “Ruajtja e së kaluarës, frymëzimi i së ardhmes” për rrugëtimin ndër vite të institucionit.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu