
Flori Bruqi, Prishtinë
“Patriotët shqipatrë ” nën tytat e armëve jugosllave ,votojnë aneksimin e Dardanisë nga Shqipëria (1945)
Nga data 08 .07.deri me 10 .07. 1945 u mbajt Kuvendi Krahinor i Prizrenit ku u legjitimua aneksimi i Dardanisë nga Serbia.
Ky kuvend, ishte vazhdimësia e përpjekjeve paraprake e qarqeve serbe për ta bërë edhe zyrtarisht Kosovën pjesë integrale të Serbisë.
Nënshkruesit e aneksimit të Dardanisë nga SHqipëria.
Nga dokumentacioni historik i procesverbaleve që dalin nga kuvendet antifashiste të çlirimit të Serbisë në Beograd, rezulton që bashkimi i Dardanisë me Serbinë u bë në mënyrë arbitrare, por formalisht u desh një argument i një deklarimi të popullsisë së Dardanisë.
Në funksion të këtij qëllimi, u organizua Kuvendi Krahinor i Prizrenit, ku morën pjesë 137 delegatë të cilët cilësoheshin si përfaqësues të Dardanisë, por vetëm 32 nga ta ishin shqiptarë.
Nën presionin e autoriteteve serbe, me votat e delegatëve, u miratua rezoluta e cila e nxjerr dokumentin e parë që e legjitimon aneksimin e Dardanisë nga Serbia.
Disa nga delegatët përkrahës ishin Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukrija, Asllan Fazlia, Zekeria Rexha, Mehmet Hoxha e të tjerë.
Më 23 .07.1945 kjo rezolutë u aprovua nga Kuvendi Federativ i Jugosllavisë, ndërsa me 01 .09. 1945 u miratua edhe në Kuvendin e Serbisë.
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Dardani , çështja e Dardanisë dhe e trevave tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.
Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 .9.1945 çështja e Dardanisë do të konsiderohej çështje e mbyllur.
Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan.
Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.
E tërë kjo ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.


