ARKIVI:
12 Qershor 2026

Kurti po e radikalizon pushtetin, Kosova nuk është laborator ideologjik

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Postimi i fundit i Albin Kurtit për “ardhjen” në Vetëvendosje të Mustafa Bajramit nuk është një njoftim i zakonshëm politik. Është një sinjal i qartë për drejtimin që po merr pushteti për ta prishur shtetin.
Kur një kryeministër e ngre në piedestal një figurë kaq kontroverse dhe i shkruan një biografi që të çon “deri në qiellin e shtatë”, kjo nuk është rastësi. Në politikë rastësitë nuk ekzistojnë. Ato janë mesazhe.
Dhe mesazhi është i qartë: rreth pushtetit të Kurtit po konsolidohet një rreth ideologjik që bashkon islamin politik me një të majtë radikale anti-perëndimore.
Në njërën anë shohim figura si Durim Berisha, Mustafa Bajrami, Arbër Vokrri dhe Hysamedin Ferraj, njerëz që për vite kanë përfaqësuar narrativat më problematike në raport me identitetin kombëtar dhe orientimin perëndimor të Kosovës.
Në anën tjetër janë Dejona Mihajli, Elvis Hoxha dhe Bojken Abazi përfaqësues të një të majte radikale që shpesh ka shfaqur nostalgji për ideologji të dështuara dhe për modele autoritare.
Pra kemi një përzierje të çuditshme: islam politik në njërën anë dhe romantizëm ideologjik enverist në anën tjetër.
Dy rryma që në dukje janë të ndryshme, por që bashkohen në një pikë: skepticizmin dhe armiqësinë ndaj Perëndimit.
Kosova nuk është ndërtuar mbi këto ideologji.
Kosova është ndërtuar mbi një aleancë të fortë me botën demokratike dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa këtë mbështetje nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet.
Prandaj çdo politikë që ushqen narrativa antiamerikane apo që krijon distancë me aleatët strategjikë është një lojë e rrezikshme me fatin e Kosovës.
Kur pushteti fillon të mbështetet në rrethe ideologjike të mbyllura, në figura radikale dhe në retorikë përjashtuese, demokracia fillon të dobësohet.
Jo menjëherë. Por gradualisht.
Historia e shumë vendeve e ka dëshmuar: autokracia nuk vjen me një shpallje publike. Ajo ndërtohet hap pas hapi.
Kosova nuk ka luksin të bëhet laborator i eksperimenteve ideologjike të një lideri apo të një grupi rreth tij.
Është një shtet i ri, i brishtë dhe i rrethuar nga sfida gjeopolitike. Rruga e vetme e sigurt është demokracia dhe orientimi euroatlantik.
Çdo devijim nga kjo rrugë është një hap drejt izolimit.
Prandaj zgjedhjet që duket se po afrohen nuk janë vetëm një garë mes partive politike.
Ato janë një referendum për drejtimin e shtetit:
demokraci euroatlantike
apo autokraci ideologjike.
Vendimin e merr populli, urojmë që ky vendim të mos jetë i kobshëm për Kosovën e vet popullin e saj.
Si përfundim do të thoja:
1. “Kurti po ndërton një aleancë të rrezikshme: islam politik dhe e majta radikale në zemër të pushtetit”
2. “Kosova po largohet nga rruga euroatlantike? Rrethi ideologjik që po ndërton Kurti ngre alarmin për të mos qëndruar duarkryq”
3. “Kurti nga populizmi po na qon te radikalizmi: duke na rreziku seriozisht të ardhmen e Kosovës”!.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu