
Ismet M. Hasani, Suedi
Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M. në 155 vjetorin e lindjës
Dersa t’muendem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permend kam.
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permend kam.
At’ Gjergj Fishta O. F . M. (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940)
Fjala e fillimit
Këtë shkrim ua kushtoj dy burrave të mirë: At’ Gjergj Fishtës O.F.M. në 155 përvjetorin e lindjes dhe Mustafë Hasani-Paci, në 123 përvjetorin e lindjes.
Pra, atyne që na banë të mos i harrojmë kurrë: njani me penë e tjetri me këngë – i cili e ka mësue përmendesh ”Lahutën e Malcis’”dhe e ka këndua nëpër Oda Burrash, edhe atëherë kur veprat e Fishtës kanë qenë të ndaluara, në Shqipni nga regjimi i Enver Hoxhës e në Jugosllavi nga regjimi i Josip Broz Titos.
Ata kurrë mos u harrofshin,
N’zemra tona gjithmonë rrnofshin!
SHËNIM-KOINÇIDENCË: At’ Gjergj Fishta O. F. M. u lind më 23 tetor 1871, ndersa Mustafë Hasani u lind më 23 tetor 1900.

Vendi ku u lind At’ Gjergj Fishta
Shumë shkrimtarë, poetë, historianë, studiuesë e publicistë Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit të njëzet.
Studiuesit si Eqrem Çabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthënë të veprës fishtiane, Fishta, më shumë se cilido krijues tjetër, i ka dhënë shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. I dëgjuar e i ngritur lartë deri në vitin 1941 si “poet kombëtar i Shqipërisë” dhe si “Homeri shqiptar”, pas vitit 1945 Fishta menjëherë ra në harresë. Edhe vetëm përmendja e emrit të tij, ishte një tabu për shqiptarët, që zgjati pothuajse gjysmë shekulli. Në periudhën para Luftës së Dytë Botërore, Fishta cilësohej si zëri i kombit.
Ka studiues që kanë pyetur: a mund ta mbajë epitetin poet kombëtar edhe gjysmëshekulli më vonë?
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthënë të veprës fishtiane, Fishta, më shumë se cilido krijues tjetër, i ka dhënë shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. I dëgjuar e i ngritur lartë deri në vitin 1941 si “poet kombëtar i Shqipërisë” dhe si “Homeri shqiptar”, pas vitit 1945 Fishta menjëherë ra në harresë. Edhe vetëm përmendja e emrit të tij, ishte një tabu për shqiptarët, që zgjati pothuajse gjysmë shekulli. Në periudhën para Luftës së Dytë Botërore, Fishta cilësohej si zëri i kombit.
Ka studiues që kanë pyetur: a mund ta mbajë epitetin poet kombëtar edhe gjysmëshekulli më vonë?
…
S’kan shka bajnë, athue të ’desin
T’desin pra, nuk kan shka presin!
Le të ‘desin, si u kanë ‘vdek’ t’part’
për ‘dhé t’ambël qi e kanë shqiptart’!
…
“Nepër armë kemi pështue ekzistencën tonë,
nëpër pendë do t’ia sjellim të mbarën e të mirën Atdheut”
(Gjergj Fishta)
Koha hapsinore vërtetë ka ecur përpara, por nga pikëpamja shoqërore koha shqiptare ka mbetur në vend. Problemet shqiptare po përsëriten, po koklaviten e po bëhen të pamundura për t’u zgjidhur si dikur.
Koha e atdhetarëve të moçëm, me kulutrën e tyre të lartë dhe punën e madhe që bëri për të krijuar një edukatë të re kombëtare publikut shqiptar, tolerancë dhe mirëkuptim truallit politik shqiptar, është zëvendësuar nga koha e shigjetarëve dhe inatçorëve të mëdhenj që luftojnë për interesa personale me njëri-tjetrin.
Lufta ndërmjet gjeneratave për nga ”mosha” ka për të vazhduar deri në mbarimin e botës. Por lufta më e rreptë, për brezin e ri shqiptar, është mbrapa portës dhe na pret të fillojmë. Kjo luftë dallohet nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka kundra një armiku të padukshëm dhe të rrezikshëm për shpirtin e Kombit. Lufta e ardhshme është luftra e djalërisë shqiptare kundra armikut të zemrës se vet, është lufta e një mendjeje krijuese kundra një mendjeje destruktive, është lufta e një botëkuptimi drite kundra një botëkuptimi errësire, është lufta për oksidentalizmin shqiptar kundra orijentalizmit shqiptar.
O perendi, a ndjeve?
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’e rrfé
lisat n’per male kot.
Tradhëtarët na lan pa Atdhe
e ti rrin e gjuen n’e rrfé
lisat n’per male kot.

Dy fronte armiqsore po e coptojnë sot zemrën e Kombit tone. Është mirë që t’i tregojmë brezit të ri se ku gjenden shkaktarët e kësaj lufte pa krisma, para se cilës nuk guxojmë t’i mbyllim sytë.
Lahuta mbet varë n’trâ,
Mixha kalbët n’dhé,
– E, nipat?
– Nipat s’dinë me i ra!


