Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë Putinit deklaroi diçka që kushdo qe e lexonte do te shqetesohej me ngjashmerine e levizjeve kundër shtetit shqiptar dhe pikërisht në kohën kur Shqipëria po afrohet sa më shumë me integrimin në BE. Se përse ndodhi kjë është e qartë për çdo njeri më mënd në kokë sepse protestat  e nisura që në kohën e fillimit të   Kampionatit botëror nuk e kishin indicien sepse u rrah një individ nga rojet private (gjë që u dënua edhe nga drejtësia) por shqetësimi erdhi nga ambasadorja greke e cila deklaroi se ajo zona aty ishte `tokë greke`, dhe se kush  `dëmton minoritarët`, Greqia do të bllokojë hyrjen në BE të Shqipërisë. Të tilla deklarata të përafërta bëri dhe opozitari grek Cipras dhe disa Gazeta greke. Papritur shpërtheu lëvizja e Flamingos në formë të protestive antiqeveritare  me parrulla `Shqipëria nuk është në shitje`, `Rama në burg Berisha në burg`, ku në dukje vihej re se protestat ishin kundër korrupsionit, dhe qeverisë. Interesant ishte fakti se në protesta morën pjesë herë pas here edhe shqiptarë të Kosovës të partisë VV dhe majtistë të z. Qorri, dhe të zotërinjve të partive të vogla me prapashtesa `aj`, si dhe herë pas here erdhën e nga diaspora të cilët ishin komplet `out` nga realiteti në Shqipëri sepse mendonin që Shqipëria ishte e para 36 viteve.

Sidoqoftë kishte dhe ka një paradoks të qartë: midis stabilitetit financiaro-ekonomik dhe social të shtetit shqiptar  me parrullat që lëshuan për 147 ditë protestuesit parrulla që të linin të dyshojë në injorancën e tyre ose të realizuara nga njerëz që nuk e donin Shqipërinë. Kryesisht parrulla më e çuditëshme ishte parrulla ` Shqipëria e Re`, `të bëjme revolucion`, `të ndryshohet sistemi`, dhe pastaj me parrulla  si `Edi Rama TQR`, korrupsion masiv, `administrata të gjithë hajdutë`. Dukeshin parulla majtiste dhe radikaliste sepse të ndyshosh një sistem si në Shqipëri pra një demokraci perendimore sistem i cili funksionin me zgjedhje dhe me vota, me një sistem tjetër I cili nuk mund të jetë tjetër veçse ai që kaluam, tregon që dikush përpiqet të përçaaje shoqërinë shqiptare dhe përpiqet të pengoje integrimin, sepse është fakt i pastër qënë momentin kur plotësoheshin rekomandimet për integrimin ne BE, dhe përfaqësuesit e BE shprehnin konsideratë për përmirësimin ekonomik-financiar dhe të lirive demokratike- në këtë kohë ndodh një protestë e vazhdueshme kundër sistemit, pavarëisht se protestat deri në tetor ishin relativisht të qeta dhe me gjithë kërkesat e qeverisë që të uleshin për dialog, për të bërë transparence edhe më të mirë-  protestuesit nuk u ulën për dialog, veçse brënda dhe prapa protestës fshihej si gjithnjë dora e manipulatorit që I ka shkaktuar për 36 vite rresht dhimbje , plagë dhe shqetësime shoqërisë shqiptare, si dhe disa drejtuesve të partive të vogla.

Më  shqetësuese ishin edhe përpjekjet e një partie Kosovare e cila drejton Kosovën, për të thelluar dhe ashpërsuar protestën me flamuj të UÇK gjë që dha reaksion të kundërt duke u përpjekur të  çvlerësojë luftn clirimtare të UÇK duke e nxjerrë flamurin e saj në një protestë e cila nuk ka lidhje fare me UÇK. Përse? Atehere hidhej dyshimi se fqinjët po përdrnin protestuesit së bashku me disa krere partish opozitare shqiptare të pakënaqura nga qëndrimi i gjatë në opozitë, por kreu I ngatërresave mbetet non gratta edhe sot e kësaj dite megjithëse është I pandehur, non gratta, por çuditërisht pa ja hequr imunitetin dhe me një process penal të stërzgjatur, individ I cili parrashut ka derdhur një lume shpifjesh kundër Shqipërisë brënda dhe jashtë vëndit, si narkoshtet, korrupsion masiv, administrate e korruptuar-shprehje të stërthëna dhe të zmadhuar nga nxjerrje e sekreteve hetimore të cilat ashtu të mjegulluara dhe gjysmake të deklaruara nga disa gazetarë (sigurisht të paguar ose injorantë) duke bërë gjyqe popullore dhe lincime kundër njerzve të ndryshëm politikë njëlloj siç bënte diktatori në kohën dhe pastaj I dënonte. Kjo ka krijuar një klimë aspak normale në shoqërinë shqiptare të dalë nga një diktature, dhe e pasuar me një neoliberalizëm ku ligjet për shkelësit e ligjit nuk funksionin mirë sidomos përata që dhunonin gjatë protestive.

Ngjarjet ne fillim tetorit dhe të ditëve të sotme kur dhuna e individëve të cilët dolën papritur dhe shkatërruan institucione dhe prona private në Tiranë, shkatërruan semaphore, dhe trotuare, gjuajtën me gure dhe vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë , tregon një ashpërsim të protestave të cilat kërkojnë largimin e Edi Rams si të panegociushme- e njëjtë me paranojën e vazhdueshme të nongrattës  I cili kërkonte dikur edhe kokën e Nanos. Megjithe përpjekjet për dialog nga qeveria deri tani nuk ka nga këta ptrotestues që mesa duket nuk duan as zgjdhje profesionale madje as politike- por duan `ndryshim sistemi`. Ky element tregon rrezikshmërinë ndaj shtetit shqiptar, dhe tregon se prapa protestës janë elementë që e duan Shqipërinë të destabilizohet, të mos integrohet në BE, të bëjë qeveri tranzicioni ( kërkese e nongrattas), por dihet se qeveritë e Tranzicionit janë gjëja më e keqe që mund ti ndodhë një vëndi, sepse ajo qeveri nuk do të punojë për popullin por do të rëndojë gjëndjen. Po të shikosh shtet fqinjë të stabilizuara, asnjëra nga ato nuk ndrron qeverite me protesta, dhe asnjëherë nuk bën qeveri tranzicioni- por kalojnë në zgjedhje të parakohëshme.

Aleksandr Dugin

Atëhere kush qënkan ata që nuk e duan një Shqipëri të stabilizuar por e duan të përçarë” Këta mund të jenë:

  • Fqinjët Serbia e cila nuk e do Shqipërinë stabël sepse ka frikë  bashkimin e saj me Kosovën dhe bërjen e një shteti të madh shqiptar
  • Greqia- e cila fshehurazi dhe haptazi ka deklaruar se ka toka greke në Shqipëri, desh vendosi bustin e një vrasësi të shqiptarëve si Zerva,
  • Radikalistët islamikë të cilët së bashku me marksistët ekstremistë duan ndryshim sisstemi jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europe nëprmjet një grupi si `Antifa`,
  • Cuditërisht nuk do qeverinë shqiptare të kryesuar në Edi Rama- edh Albin Kurti I cili ka disa vite që kur ka hipur në fuqi që flet kundër qeverisjes së Shqipërisë, ka dërguar gjatë zgjedhjeve në Shqipëri degën të VV, dhe gjatë çdo proteste individë që janë dhunues,
  • Turqia e cila mund të ketë gisht, për shkak se Edi Rama I përkrahur fuqimisht nga BE dhe SHBA- ka patur lidhej të mira me Izraelin dhe ka kërkuar ndihmë hi-tch nga ky shtet
  • Dhe së fundmi por jo më pak I rëndësishmi , non-gratta me besnikët e vet që nuk kanë pushuar së dëmtuari jo vetëm qeverisjet socailiste por kanë derdhur vrer kundër vetë Shqipërisë edhe jashtë vëndit madje duke qënë edhe I pandehur në Shqipëri.
  • Po A Dugini, filosofi rusk u është këtu? Ai deklaroi këto fraza për Shqipërinë: “ Tani  shqiptarët po e tregojnë veten. Ky komb u ndërtua nga të krishterë orthodokse (prifti Fan Noli), ndërsa Islami I tyre është SUFI dhe mistik. Për më teper, ata janë indoeuropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani ata po zgjohen“. Pra edhe interesi rus ka ndikuar.
  • Po studentët përse u përfshinë në këto demonstrate? Sigurisht që kanë të drejtë sepse universitetet publike dhe private së pari nuk u kanë rregulluar dormitoret, nuk kanë marrë pedagogë cilësorë, nuk kanë ndihmuar me bursa apo me kredi `0`, studentët për ti ndihmuar të jetojnë , të marrin me qira shtetpi, etj. Por kjo mund të zgjidhet me dialog e jo me dhunë.
  • Po pedagoët? – keqardhje për disa pedagogë të cilët kanë tituj të dhuruar në kohën e opozitës, apo dhe në kohën e qeverisjes socialiste dhe që kanë dalë thjesht për tu `hakmarrë`, ndaj largimit apo heqjes nga poste të lakmuara.Për mendimin largimi I pedagogëve nga vëndi I punës akademike duhet të jetë I ndëshkueshëm.
  • Po Qeveria nuk ka faj? Ka posi: ajo duhet të kërkojë dialog me studentët, të luftojë korrupsionin gjë që të cilën po e bën nëpërmjet pushtetit të tretë apo siç quhet `Pushteti I drejtësisë`, I cili gjithashtu më gjithë reformën nuk fuksionon ashtu si duhet dhe është edhe më I korruptuar, sepse nëse qeveritaret qëndrorë dhe lokalë futen në burg për korrupsion, asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është futur megjithese janë të korruptuar shumica, dhe këtë e tregon numri I madh I para burgimeve.
  • Pra qeveria duhet të bëjë në rradhë të parë një dialog të sinqertë, duhet të rregullojë Kodin Zgjor, dhe të bëjë Zgjedhje të parakohëshme në një kohë më zgjedhjet Lokale.
  • Po Pushttei I katërt? Është një nga pushtetet më të politizuara dhe më të blera nga individë të opozitës që së bashku me portalet shan, nxin, mallkon, ushtron presion ndaj shoqërisë shqiptare duke u përpjekur të shkaktojë një krizë besimi në popull duke e ditur fare që Shqipëria praktikisht deri para protestive të dhunshme madje edhe gjatë tyre, është e stabilizuar.
  • Të jetë vallë ky presion mediatic I dirigjuar nga palët e mësipërme? Këtë le tua lëmë drejtësisë dhe ndihmës së fortë që na ka dhënë SHBA dhe ambasadori ameriakn, BE, të cilat I kanë thënë qeverisë shqiptare: `Ruaj Rendin Kushtetues me çdo kusht`.

 

priftipirro2017@gmail.com

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu