Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Luan – Asllan Dibrani, Durrës

APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE PUBLICISTIT GJERGJ BAJRAM KABASHI

TË MOS LEJOJMË QË NJË PENË E PALODHUR KOMBËTARE TË PENGOHET NGA VËSHTIRËSITË FINANCIARE!

Një thirrje miqësore, vëllazërore dhe kombëtare drejtuar të gjithë miqve, intelektualëve, atdhetarëve, bashkatdhetarëve në mërgatë dhe dashamirësve të fjalës së lirë shqiptare!

Ka njerëz që historisë i shërbejnë me armë, ka të tjerë që i shërbejnë me sakrificë, por ka edhe nga ata që tërë jetën e tyre ia kushtojnë kombit me fuqinë e mendimit, me guximin intelektual dhe me penën që nuk hesht përballë padrejtësive.

Një ndër këta njerëz është miku ynë i nderuar, gazetari, publicisti dhe krijuesi Gjergj Bajram Kabashi, një emër i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, i cili për më shumë se 44 vjte, që nga 1 dhjetori 1982 , ka qëndruar në shërbim të fjalës së shkruar, të ndërgjegjes kombëtare dhe të mbrojtjes së vlerave historike e kulturore shqiptare.

Që nga veprimtaria e tij në gazetën historike “Rilindja”, ku në vitet 1998 e 1999 ishte edhe Zëvendës/Kryeredaktor i saj, bashkëpunimet me gazeta dhe revista të ndryshme, botimi i librave dhe angazhimi i gjatë në drejtimin e gazetës kombëtare “Drini” që nga viti 2006, Gjergj Bajram Kabashi ka dëshmuar se gazetaria nuk është thjesht profesion, por edhe përgjegjësi morale, qytetare e kombëtare.

Për dy dekada të tëra, përmes portalit “Drini”, ai ka krijuar një hapësirë të rëndësishme për mendimin e lirë, për debatet kombëtare, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për mbrojtjen e identitetit shqiptar.

Në shkrimet e tij, Kabashi është shquar edhe për qëndrimet e tij kritike ndaj islamizmit politik, ndikimeve ideologjike të huaja dhe përpjekjeve që, sipas vlerësimeve të tij, rrezikojnë trashëgiminë kulturore, karakterin laik të shtetit dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Ai ka trajtuar me këmbëngulje plagët historike të popullit tonë, pasojat e sundimeve të huaja, trashëgiminë e periudhave osmane, sllave dhe të tjera, si dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare edhe në ditët e sotme.

Mund të pajtohemi ose të mos pajtohemi me çdo qëndrim të tij, por përkushtimi i gjatë ndaj gazetarisë, publicistikës dhe debatit kombëtar meriton respekt.

SOT, KJO PENË KA NEVOJË PËR MBËSHTETJEN TONË!

Miku ynë Gjergj Bajram Kabashi është në prag të botimit të një vepre të re, me titull:

“SHQIPTARËT NË LUFTË ME ISLAMIN GLOBAL”

Ky është një libër për secilin prej nesh pasi e trajton temën e islamizimit të kombit në historinë e gjatë të sundimit shumëshekullor të Perandorisë Osmane dhe të pushtimit pothaj njëshekullor të Serbisë.

Ky është një libër që synon të trajtojë çështje historike, ideologjike, politike dhe identitare, përmes këndvështrimit kritik të autorit.

Mirëpo, siç ndodh shpesh me krijuesit dhe intelektualët tanë, vështirësitë materiale po bëhen pengesë për përgatitjen përfundimtare të këtij botimi.

Vetëm për redaktimin dhe lekturimin profesional të librit nevojiten 3.000 euro, pa pagesën e të cilave  libri nuk mund të dërgohet për botim.

Kjo shumë, që për një komunitet të gjerë dashamirësish të kulturës nuk është e paarritshme, për një krijues individual mund të jetë pengesë serioze.

Prandaj, sot nuk po kërkojmë thjesht ndihmë financiare. Po kërkojmë të dëshmojmë se dimë t’i vlerësojmë njerëzit tanë të kulturës edhe kur ata kanë nevojë për ne.

Le të mos presim që nesër t’u ngremë përmendore njerëzve të penës, ndërkohë që sot nuk arrijmë t’i ndihmojmë të botojnë një libër, që për nga informat e shumëta që i ka, është i secilit prej nesh !

Le të mos i mbulojmë me lavdërime pas vdekjes ata që gjatë jetës kanë nevojë për mbështetje, respekt dhe solidaritet!

Kombi nuk nderohet vetëm me fjalë të mëdha për historinë. Ai nderohet edhe duke mbështetur ata që e shkruajnë, e studiojnë dhe e dokumentojnë atë.

THIRRJE PËR MIQTË, BASHKATDHETARËT DHE MËRGATËN SHQIPTARE

I ftoj përzemërsisht të gjithë miqtë e mi, kolegët, krijuesit, gazetarët, intelektualët, veprimtarët kombëtarë, afaristët shqiptarë dhe bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Gjermani, Zvicër, Austri, Amerikë dhe në mbarë diasporën shqiptare:

Ta mbështesim, secili sipas mundësive të veta, përgatitjen dhe botimin e librit të ri të Gjergj Bajram Kabashit!

Pasi posa të sigurohen paratë për punën e redaktimit gjuhësor, libri shkon për botim në shtypshkronjën Lena Graphic të Prishtinës.

Ky është një libër voluminoz që e përfshinë angazhimin e autorit që nga paslufta, ku nga pothuaj 1200 faqe të tij, mbi 500 faqe janë me intervista me njerëz kompetent të mbarë hapësirës gjeografike kombëtare.

Askush nuk është i detyruar të kontribuojë, por secili që ka dëshirë mund të bëhet pjesë e kësaj nisme kulturore.

Dikush mund të ndihmojë me 10 euro, dikush me 20, dikush me 50, 100 apo më shumë. Nuk është shuma ajo që përcakton vlerën e këtij gjesti, por vullneti dhe respekti për krijimtarinë.

Nëse 100 dashamirës japin nga 30 euro, mbulohet e gjithë shuma e nevojshme për redaktimin dhe lekturimin.

Le të bashkohemi rreth një qëllimi të thjeshtë: të mos mbetet një dorëshkrim pa u përgatitur për botim vetëm për mungesë mjetesh financiare.

TË DHËNAT PËR KONTRIBUTET VULLNETARE

Përfituesja: Violeta Allmuca

IBAN: AT24 1200 0100 1805 5854

BIC / SWIFT: BKAUATWW

Banka: Bank Austria

Qëllimi i pagesës: Mbështetje për librin e Gjergj Bajram Kabashit

Kontributet janë vullnetare dhe synojnë mbulimin e shpenzimeve të redaktimit dhe lekturimit të librit.

NJË FJALË NGA ZEMRA

Të dashur miq!

Ne shqiptarët kemi kaluar periudha të rënda historike. Kemi humbur shumëçka gjatë shekujve, por kemi mbijetuar edhe falë njerëzve që nuk e kanë lënë të shuhet fjala shqipe, kujtesa dhe vetëdija jonë kombëtare.

Gjergj Bajram Kabashi i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij kësaj fjale. Sot është rasti që edhe ne t’i gjendemi pranë.

Mos ta lëmë vetëm krijuesin kur ai ka nevojë për ne!

Mos të jemi të pasur vetëm me lavdërime e të varfër në solidaritet!

Ta mbështesim librin, ta nderojmë krijimtarinë dhe ta ruajmë kulturën e fjalës së lirë shqiptare!

Me respekt dhe mirënjohje për secilin që e përkrah këtë nismë.

Tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu