ARKIVI:
7 Mars 2026

Korrupsioni në Drenas: Heshtja që mban gjallë të keqen!

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Në komunën e Drenasit, një ndër më të varfrat në Kosovë, korrupsioni nuk është më vetëm zë apo dyshim , është realitet i artikuluar me emra dhe mbiemra. Mediat lokale po guxojnë gjithnjë e më shumë të flasin, të tregojnë, të denoncojnë. Por ajo që mbetet më shqetësuese është mungesa totale e reagimit institucional. Asnjë hetim i hapur publikisht, asnjë dorëheqje, asnjë përjashtim nga struktura e pushtetit lokal.
Kjo situatë nuk është e re. Drenasi për vite me radhë është keqqeverisur nga një strukturë politike që ka krijuar një kulturë mosndëshkueshmërie, klientelizmi dhe ryshfeti. Dhe kjo kulturë po vazhdon, ndërsa qytetari, ai që duhet të jetë themeli i demokracisë, mbetet spektator pasiv.
Në vend të reagimit, shohim një normalizim të së keqes. Qytetari ka rënë në apati politike. Opozita duket e paralizuar, ose nga frika, ose nga paaftësia për të ndërtuar një alternativë të besueshme. Shoqëria civile mungon, ose është e zbehtë në këtë debat. Zërat kritikë janë të rrallë dhe pa ndikim.
Kjo heshtje kolektive është forma më e rrezikshme e bashkëpunimit me të keqen. Sepse kur qytetari nuk kërkon llogari, pushteti nuk ka pse të japë. Kur opozita nuk godet, pushteti fuqizohet. Kur askush nuk reagon, korrupsioni bëhet normë.
Në një demokraci funksionale, heshtja është bashkëfajësi. Dhe heshtja që po ndodh në Drenas, sot, është alarmuese. Ajo i jep jetë një sistemi të sëmurë që ushqehet me buxhetin publik dhe varfëron qytetarin.
Por ajo nuk vjen as nga brenda pushtetit që e ka instaluar këtë sistem, e as nga opozita që pret të rrëzohet qeverisja me peshën e vet. Zgjidhja vjen nga qytetari i vetëdijshëm, nga shoqëria civile aktive, nga media e lirë dhe e guximshme, dhe nga një brez i ri intelektualësh që refuzon të bëhet pjesë e heshtjes.
Sepse vetëm kur qytetari të kuptojë se zëri dhe vota e tij janë më të fuqishme se çdo tender i kurdisur apo çdo pazar politik, atëherë mund të ketë shpresë për Drenasin dhe Kosovën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu