ARKIVI:
23 Prill 2026

Akuzë për gjenocidin dyshekullor serbian ndaj shqiptarëve 1877 – 1999

Shkrime relevante

Abdixhiku zotohet për reforma, parësi debati dhe vota e fshehtë

(Vazhdim nga: "Mëkatet e Lidershipit paraprak, barrë e sotme e LDK-së) Idriz...

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut

Vitrina e librit:  LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT Idriz...

Akuzë për gjenocidin dyshekullor serbian ndaj shqiptarëve 1877 – 1999

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Pajtim-PO; Hakmarrje JO; Falje të gjenocidit...

Parullat si pasqyrë e diskursit publik në vitin 1981

Naim J. Krasniqi, historian, Gjermani Narrativa e ndërtuar dhe e institucionalizuar që...

Shpërndaj

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Pajtim-PO; Hakmarrje JO; Falje të gjenocidit KURRË!

Shumë popuj kanë bërë luftëra në mes veti me qëllim të doiminmit, me qëllim të grabitjës së tokave që kishin,kanë dhe do të mbesin në fokus të interesimit për krijiin e kolonive moderne.Në shekullin XX-të janë bërë dy luftëra botërore. Gjatë këtyre luftërave është rritur numri i civilëve të vrarë në krahasim të viktimave të vrarë, nën uniformë në vijat e frontit. Pas Luftës Dytë Botërore, u ideua që të themelohët një organizatë e përgjithëshme që do të kujdesej për mbrojtjën dhe sigurinë e paqës në Glob. Së këndejmi më 1946 erdhi deri te themelimi i Kuvendit Gjeneral të Kombeve të Baskuara. Në mbledhje u përmend termi gjenocid për herë të parë. Ndërsa në Kuvendin e Tretë të Organizatës së Kombeve të Bashkuar u aprovua edhe definicioni i gjenocidit si krim më i rëndë penal në histori.

Me termin Gjenocid kuptojmë krimin që ka për qëllim për ta shfarosë një etni.Shfarosja bërët përmes vrasjeve masive, plagëve të rënda fizike ose psiqike, krim ky që ka për qëllim edhe ndalimin e lindjeve në një identitet që planifikohët për shfarosje.Jugosllavia federative e ka ratifikuat Konventën për gjenocidin, prandaj Serbia si mbeturinë ligjore e saj është përgjegjëse juridike për të gjitha mizoritë që janë ndërmarr kundër etnisë shqiptare në Kosovë.Lidhur me këtë në bazë të fakteve që i ka botuar Hjumen Rais Voç dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë dhunuar mbi 20 000 persona te të dy gjinive shqiptare. Janë deportuar 997 525 shqiptarë (Burimi UNHCR); janë krijuar katër kampe të përqëndrimit si pasoje e ndiekjeve totale të shqiptarëve në Kosovë: në Bllacë, Stankovec dhe Çegran (Maqedoni) si dhe në Kukës (Shqipëri). Janë krijuar edhe 11 kampe të vogla përqëndrimi nepër male të Kosovës, kurse pushteti okupator ka filluar edhe evakuimin e kufomave të shqiptarëve dhe i ka shpërndarë për të humbur gjurmë nepër Serbi. Një pjesë e këtyre kufomave ka qenë e planifikuar të bartet pastaj në Rusi, por bombardimet e NATO-s dhe lufta e UÇK e penguan përshkallëzimin e mëtejmë të gjenocidit planifikuar. Gjenocidi ishte i pkanifikuar me tri programe:1 Toka e Diegur, (nga 1335 lokalitete sa i ka Kosova, janë bombarduar 1008 lokalitete);2.Koridoret Përplasëse, janë deportuar 997 525 shqiptarë, deri më 9 qershor 1999;3. Patkoi, ka pasë për program likvidimin e plotë të UÇK, deri më 27 Maj 1999, kur duhej për të filluar Kongresi i Vaselenës në Beograd, nën organizimin e Kishës Ortodokse Serbe. Deri të deshtimi i Kongresit ka ardhur për faktin se disa kisha autoqefale dhe dioçeza katolike nuk janë lajmëruar në Kongres fare.

OKB me kohë e kishte organizuar Tribunalin Special të Hagës me qëllim që të denohën kriminelët për mizoriët në Bosnje dhe Hercegovinë. Tribunalit KS OKB ia bashkangjiti në proces edhe krimet në Kosovë. Por, kryekrimineli kinse “vdiç”, në qeli. Prandaj shumë mizori mbetën enigmë në historinë e fund shekullit XX-t.

1.Pajtim PO!

Pas luftërave të përgjakëshme misionarët e paqës në shumë raste përpos ndalimit të luftës, kanë kërkuar edhe pajtim në mes kombeve dhe shteteve. Çka është pajtimi. Është një lloj paqe e cila me kohë mund të avansohët edhe në afrim në mes etnive, për faktin se kriminelët i ka denuar gjykata përkatëse. Së këndejmi si populli i civilizuar, konsideroi se shqiptarët (në luftën mbrojtëse) dhe serbët (në luftën agresive) duhët të pajtohën (!), në interes të paçës dhe sigurisë njerëzore. Pajtimi mund të bëhët me një Konventë, në prezencë dhe me nënshkrime të tri palëve (Serbët si agresor; shqiptarët si viktimë; ndërkombëtarët si ndërmejtsuese dhe garantues). Dokumentet e pajtimit do të ishte me interes të ratifikohën në të dy parlamentët(Parlamentin e Republikës Serbisë dhe Parlamentin e Republikës Kosovës).

Në fenomenin e pajtimit në mes shqiptarëve si viktimë dhe serbëve si agresor pas mbarimit të luftës për një dekadë ndiheshin zëra se:”pajtimin do ta bëjmë atëherë kur serbianët si kriminelë të kërkojnë falje”.Ky zë me kohë erdhi duke u harruar sepse mësohej se pajtimi është një proces shumë i gjatë dhe në disa atapa shumë i ndërlikuar dhe i pashpresë.

Në publikimet dhe fjalimet shqiptare nuk vrehet asnjë lloj fjalori agresiv, se nuk do të ketë pajtim. E kundërta, serbët në vend të “kerkim pajtimit” për ta mbuluar tërë krimin janë pozicionuar sidomos institucionet e shtetit në politikë agresive, qe 26 vjetë. Kjo do të thot se në vend të pranimit të fajit, kanë instaluar fjalimin e agresionit dhe për çdo muaj e vit theksojnë përmes propogandës se: “Do të kthehemi në Kosovë me ushtri”. Ndërsa te shqiptarët nuk ndihet kurrë shprehja se: “Do të kthehemi në Sanxhakun e Nishit ku deri më 1 janar 1877 popullsia ishte 72% shqiptare”. Jo vetëm kaq, në asnjë publikim shqiptar nuk zënë vend politka se shqiptarët duhet të revanshohën. Ky fakt buron, jo pse nuk mundën ta zbatojnë, të paktën në miniaturë, por në luftërat e ndersiella nuk ka shënime se shqiptarët kanë vrarë fëmi, pleq e plaka, civili duarthatë. E kundërta, krimet pushteti serbian i ka ushtruar në intenzitet për dy shekuj, shumë të lartë pas mbarimit të luftërave. Madje, me Turqinë qeveritë serbe i kanë lidhur disa konvente (më 1933; më 1934; më 1938, më 1953) për deportim të popullsisë shqiptare në Turqi, me argumente se janë musliman dhe Evropa e krishterë do ta aprovon krimin në heshtje.Madje, Serbia me krime ka shkuar aq largë, sa që më 1939 dhe 1947 ka planifikuar okupimin e një pjese edhe të Shqipërisë dhe ndarjën me Greqinë në lumin Shkumbim.

2.Hakmarrje JO!

Në bazë të shkrimeve dhe prononcimeve publike Serbia është ajo që për çdo muaj e javë në vend se ta pranoi fajin dhe krimet zingjirore për dy shekuj, jo vetëm që flet për revash por edhe kërkon hakmarrje për viktimat dhe dëmet që vet i ka organizuar dhe programuar, krejtë me qëllim që ta vazhdojë politikën koloniale të viseve për rreth, që do të thot të maskohët me fjalë sepse e synon hakmarrjën.. Dhe këtë politikë Serbia e ka kultivuar deri më 1946, por pas kësaj kohe ajo është përqëndruar vetëm në okupimin i viseve tjera shqiptare, për faktin se: “Tirnana ishte në konflikt ideologjik me Paktin e Varshavës nga vitit 1960 kur doli de fakto prej tij. Ndërsa me Aleancën e NATO-s Tirana ishte në hasmëri sistemore dhe ideologjike, deri me shembjën e komunizmit.

Mu për këtë kufiri shqiptaro-shqiptar ishte më i pasigurti në Evropë pas vitit 1948. Pra krimet serbe në Kosovë gjithëmonë kanë mbetë të pandëshkuara sepse nga fjalët Beogradi nuk frigohej fare.

E vërteta fjala hakmarrje nuk është ndier kurrë nga ana shqiptare.(shiqo:A. DASIP B, Politika prema Albaniji 1948-1991, K. 12/92).Por e kundërta, pala serbe në çdo kohë ka shfaqur politikë agresive, sa që me një anë ka programuar dhe kontraktuar shpërnguljën e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi.(shiqo: A. KEF. 1953, strogo pov, çuvati trajno, “Djenteljmen dogovor”).Jo vetëm kaq, Beogradi një kohë të gjatë ka drejtuar politikë për serbizimin e Kosovës.(Shiqo: “Program za istrebljenje shiptara 1995”-Arkan-Plan za stvaranje srpskih kibuca na Kosovu i Metohiju).

3.Gjenocidi nuk falet KURRË!

Në bazë të konventës për Gjenocidin (OKB/1948), nuk parashihet ndonjë instutucion që “ka të drejtë ta falë, ose injorojë”. Faji i gjenocidit pra nuk mund të harrohët e as të “vjetërsohët” nga viti 1948 ku aprovohët definicioni i tij si krim monstruoz.

Në këto kushte qeveritë e Beogradit dhe Prishtinës duhet ta dijnë se Bota ka ndryshuar rrënjësisht.Të paktën ky trend do të zgjatë edhe një shysëm shekulli. Ky prononcim që e shfaqi nuk do të thot se shqiptarët si etnia më e vjetër në Ballkan, duhët ta harrojnë gjenocidin në Mesjetë-kurrë: “shiqo: Ono shto radi danas Hitler (1942) to je radio Sveti Sava prema Arbasima u XIII veku”-Nikollaj Velimiroviq, “Vesnik Srpske Crkve 1942-Kjo që po e bënë sot Hitleri ndaj Hebrenjëve(1942), këtë e ka bërë Shën Sava ndaj Arbanasëve në shekullin XIII-t).Edhe në etapat tjera, bje fjala nga 1 e deri më 28 dhjetor 1877, Principta serbe i shfarosi 714 lokalitete shqiptare të Sanxhakut Nishit, si pjesë e Vilajetit Kosovës. Edhe më 1912/13, Serbia ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, sepse ka organizuar bartjën e shqiptarëve në Anadolli me 395 anije Evropiane, të cilat i ka paguar me kredi. Po jo vetëm kaq, Serbia ka organizuar diegjën e 132 fshatrave të Kosovës, si dhe i ka pushkatuar në Gazimestan 500 kryepleq shqiptarë më 28 VI 1913.(L. F, Golgota shqiptare, Vjenë 1913; Lazër Mjeda,Mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, dorëshkrim në Arkivin e Kroacisë).

Në mes Dy luftërave Botërore Serbia ka provuar serbizimin e Kosovës, duke i siellur 24211 familje sllave, duke ua grabitë tërë pasurinë. Madje më 1938 ka lidhë Konventë zyrtare me Turqinë për deportimin e të gjithë shqiptrëva nga Jugosllavi (1939-1944) në Turqi. Këtë konventë, jugosllavia dhe Turqi më 1953 e kanë kthyer në marrëveshje Xhentelmene për t` i hik ratifikimit në të dy parlamentët. Rrezultati i Marrëveshjës Xhentelmene është 415 555 shqiptarë që i kanë marrë vizat për shpërngulje në Turqi deri më 1966. ( shiqo:DASIP B-Seksioni i pashaportave dhe Oda e advokatëve të Shkupit).

Së fundi, Serbia e katër luftërave të humbura (1991-1995 në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Kosovë më 1998/99, në rend të parë duhet paguar reparacionet, e pastaj përpos gjenocidit në Srebrnicë duhet përgjigjet edhe për gjenocidin në Kosovë më 1999, me që rast i deportoi afro një milionë shqiptarë jashtë Kosovës. Së këndjemi, nuk kanë bombarduar për 78 ditë 1058 aeroplana të shteteve të NATO-s, prej tyre 731 aeroplan amerikanë, 84 aeroplan francez, 58 aeroplan italian, 39 aeroplan anglez, 33 aeroplan gjerman, 22 aeroplan holandez, 21 aeroplan Turk, 18 aeroplan Kanadez, 14 aeroplan beligjikas për qëllime agresive por për ta shpëtuar një popull nga shfarsoja e planifikuar nga shtabi i Hitlerit të Ballkanit.

Politika ruse dhe serbe në sinkroni, rrezistencën shqptare 1989-1993 e kanë quqjtur “fundamenalizëm islam”. Ndërsa nga viti 1995 rrezistencën shqiptare e kanë nominuar si “terroriste” dhe për këtë ka pasë sukses deri në fillim të vitit 1999 (15 janar).Kur këto akuza u fshinë nga fjalori e misionarëve diplomatik. Por serbët në vijim e futën në “lojë” çështjën e “transplantimit” në një shtëpi që e kishte afër torishtën e bagëtive. Kur edhe ky nominim doli i montuar, atëherë në Gjykatën Specila për UÇK, serbët dhe diktuesit e politikës neokoloniale e lansuan politikën e “Grupit kriminal”, të cilën akuzë e propogandojnë edhe sot (2026).

Mendoi në këtë konkluzë se politika serbiane: “Të sulmojë dhe lansojë intriga, ka ardhur kah fundi dhe të shofin se cilën rrugë do të zgjedhë, për faktin se më nuk mundet me hangër me “dy lugë”. Po për këtë realitet nuk është fajtor vetëm Serbia por edhe Rusia si sponzor i saj.

Shkrimi i kushtohët Familjës Shaban e Zahide Jashari,Prekaz.   

Më 22 IV 2026

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Keto materiale duhen derguar Gjykates Speciale kunder UCK, qe ta mesojne te vertetat e krimeve te serbeve, se sta nuk kane lene kohe qe te nim krime ne shqiptarer, edhe sikur te donim

  2. https://mediafokus.info/akademia-shqiptaro-amerikane-e-shkencave-gjen-shkelje-ne-aktakuzen-e-speciales-ja-kujt-i-drejtohet-me-leter-publike/

    AAAS-i në vitin 2020 i ka shkruaaar Gjykatës speciale në Hagë.Tash do të ishte e udhës që SHteti i Dardanisë ti drejtohët Hagës më një shkresë zyrtare(Qeveria, Ministria e Drejtësisë, Kryeministri i Dardanisë, apo Presidenca e Dardanisë Zyra ligjore më një letër ex ofitio, duke kërkuar Lirimin e Prof.Hashim Thaçit, Kadri Veselit,prof.dr.Jakup Krasniqit,profesor Rexhep Selimit etj. nga Gjykata Speciale e Hagës.
    Letra e profesorit të nderuar Hakif Bajramit të jetë pikënisje e këtij qëllimi dinjitozë pa hezitim sa më parë të mos neglizhohët si deri më tash.
    Mbesim më shpresë që kjo çështje të MOS heshtët nga Zyrtarët qeveritar të Republikës së Dardanisë.
    Kë duhet ta bëjnë sa më parë…

    Me respekt
    Flori Bruqi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu