Në prag të stuhisë në Iran: përplasje me shumë të panjohura

Shkrime relevante

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

16 Shtatori, Dita e Drejtësisë apo dita që (s)mund ta tronditë Kosovën?

Prof.Dr. Fadil Maloku,sociolog nga Prishtina Analizë hipotetike sociologjike. Këtyre ditëve, duke pritur...

Shpërndaj

Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Çfarë mundësish kanë amerikanët për të eliminuar regjimin e mullahëve në Iranë?
Ushtria amerikane gradualisht po pregaditet për sulmin e radhës ndaj Iranit. Ato tashmë janë kryer; forcat janë dislokuar gjithandej në Lindjen e Mesme. Kjo po ndodhë pas dy javësh që kur apeli i Shtëpisë së Bardhë i ishte përcjell iranianëve që të vazhdojnë të rezistojnë dhe të marrin në dorë aministrimin e vendit.
Në ditët e fundit, shkruan e përditshmja zvicerane NZZ, Pentagoni ka zhvendosur kryesisht forcën detare të përqendruar rreth transportuesit të avionëve “Abraham Lincoln” nga Indo-Paqësori në Gadishullin Arabik. Kjo i jep Komandës Qendrore, e cila do të drejtojë operacionin kundër regjimit në Teheran, qasje në avionë luftarakë dhe raketa lundrimi: fuqinë e zjarrit për të çaktivizuar komunikimet dhe mbrojtjen ajrore të armikut. Dy shkatërrues shtesë të pajisur me armë me rreze të gjatë veprimi janë të stacionuar në Ngushticën e Hormuzit.
Skenari më i mundshëm: Konflikt i kufizuar i kontrolluar me presion diplomatik
Invazioni apo pushtimi i Iranit nga toka është praktikisht jashtë skenarëve realë për momentin: është një vend i madh, me ushtri dhe forcë sigurie të fortë, dhe një luftë e tillë do të shkaktonte humbje kolosale njerëzore dhe destabilizim rajonal — prandaj konsiderohet pothuajse i pamundur nga ekspertët ushtarakë.
Kjo është ajo që shumë analistë po përshkruajnë si rrjedhë realiste të situatës, ku ushtria amerikane nuk nis një invazion të plotë, por përdor forcë të kufizuar për të arritur objektiva specifikë — ndërkohë që rritja e tensioneve dhe presioni diplomatik vazhdojnë. Kjo ka probabilitet më të lartë sesa një luftë totale ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.
[Fragment]
[Kësaj radhe SHBA-të nuk do të kursejnë as Ali Khamenin, udhëheqësin shpirtëror të Iranit.]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu